Shëndeti i artistit

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Me ka pelqyer shume ky shkrim...


Arti-dhe-shendeti.jpg
Edison Ceraj

Hovet shpirtërore, gjendjet e eksituara, ekstaza, gjithçka që i dallon profetët, poetët, martirët e ideve, nga njerëzit e rëndomtë, bien ndesh me anën shtazore të qenies njerëzore, domethënë, me shëndetin e tij trupor. E përsëris: në dëshiron të jesh mirë e tu mirë me shëndet dhe njeri normal, atëherë ji një me kopenë njerëzore.” (اehov)

Një nga elementet biografike të jetës së poetëve dhe artistëve në përgjithësi, që haset shpesh, është edhe fakti se kanë pasur probleme me shëndetin, se kanë qenë shëndetligj.
Në pamje të parë duket sikur ata e lënë pas dore shëndetin, ose sikur abuzojnë me vetëdije me të, meqë përhumben aq dendur në të ashtuquajturën botën e tyre. Natyrisht që nuk është kaq e thjeshtë, nëse do e tejkalojmë atë që bie në sy, pra shëndetin.
Do i referohemi dy rasteve në këtë drejtim për të depërtuar në brendësi të këtij fenomeni, nëse mund ta quajmë kësisoj.
Thuhet se kur Lasgush Poradeci bëri një vizitë në Shkodër, takoi edhe Fishtën. Ndër të tjera, Fishta i tha: “Edhe un’ munem me shkrue poezi t’bukra si t’tuat, po ruej shnedin.”
Besoj se tani e kemi gërvishtur disi sipërfaqen e shëndetit dhe jemi më në brendësi të njeriut, në këtë rast të poetit.
Një tjetër yrrnek është edhe një pjesë nga një letër që Dostojevski i shkruante të vëllait nga burgu, ku lexojmë: “Nuk kam ndjerë kurrë brenda vetes një jetë shpirtërore kaq të pasur sa tani. Por a do të durojë trupi im?”
Fakti që ky reflektim i vjen në kushte burgu thotë shumë.
Siç e shohim, është fjala për gjendjet frymëzuese, sikurse njihen, ose ndriçuese, të cilat kanë një peshë të mundimshme, dhe shenjat e këtij mundimi natyrisht që do pasqyrohen edhe në trup. Ndaluni për pak dhe vështroni portretin e Kafka-s, ose të Joyce-t, ose të Van Gogh-ut, apo të Bethoven-it. Në sytë e tyre është shkëndija e veprës që lanë pas, si dhe vuajtja që i shoqëroi – sidomos vuajtja, pa të cilën nuk mund të bëhet asgjë e qenësishme, qoftë në kuptimin intelektual e shpirtëror, qoftë në atë material.“Në vuajtje fshihen idetë”, thoshte Dostojevski.
E meqë ra fjala, të sapopërmendurit kanë pasur probleme serioze me shëndetin, dhe jo ngaqë kanë dashur, por ai fat u ra për hise. Në fund të fundit, askush nuk do që të ketë anomali shëndetësore, sado i çartur që të jetë.
Në fakt, këto gjendje nuk është se janë të posaçme vetëm për ata që etiketohen si artistë, por në një mënyrë a në një tjetër përkapin çdo njeri. Ndryshimi në rastin e një artisti është se ai u kushton shumë rëndësi këtyre gjendjeve, duke lënë në plan të dytë çdo gjë, qoftë edhe shëndetin.
Artisti nuk ka çajre pa iu përgjigjur këtyre gjendjeve, pasi ato kanë pushtet të plotë mbi të, dhe kështu nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. ثshtë artisti ai që është i varur prej tyre, e jo ato prej tij.
Së këndejmi shpjegohet edhe antikonformizmi i natyrshëm i artistit në raport me shoqërinë dhe shoqëroren; prandaj dhe thuhet rëndom se ai “nuk merr vesh nga jeta”, apo se “ka një dërrasë mangët”. Kjo mungesë aftësie për të mos marrë vesh nga jeta (dhe shëndeti) është rrjedhojë e asaj se ata janë marrë peng nga këto gjendje, domethënë, nga jeta tjetër, ajo e brendshmja, e cila nuk të jep asnjë përfitim për “këtu dhe tani” – ja përse pjesa dërrmuese e gjindjes nuk duan t’ia dinë për artin.
Të mos ngatërrohemi me të dhënat hireplota që na tregojnë për jo pak artistë të ashtuquajtur bashkëkohorë, që përveç emrit kanë edhe përfitime të mëdha, ku shumë syresh ngrysen anonimë e gdhihen me famë ndërkombëtare, gjë që sinjalizon se kjo shpurë merr vesh nga jeta (duke e kapur këtë të fundit nga bishti në trajtë performance), pasi pjesa më e madhe e tyre nuk janë gjë tjetër vetëm se ingranazhe të shoqërisë së spektaklit, pavarësisht se një spektakël “elitar”, për një publik “të zgjedhur”. Ka spektakël masiv, që mban të lidhur turma të panumërta ngado, por ka edhe spektakël për “elitat”. Iluzioni është i njëjtë, ndryshon vetëm forma e të ushqyerit me të, ose amnezia që shkakton.
Në ditarin e tij Kafka rrëfen se një mbrëmje nisi të shkruante një tregim, dhe pa e kuptuar, për një çast shkëputet nga të shkruarit dhe sheh se kishte gdhirë, dhe aty për aty ndjeu se ishte mpirë i gjithi e nuk lëvizte dot nga tryeza.
Kështu, përsëri na shfaqen gjendjet për të cilat folëm, të cilat marrin peng atë që marrin, dhe e bëjnë të dorëzohet me gjithësej. Por, na shfaqet edhe çështja e shëndetit, më konkretisht gjurmët që mbeten në trup pas etheve krijuese, gjurmë të cilat mbeten dëshmi sui generis të një udhëtimi drejt njeriut, drejt vetes.
Sidoqoftë, deri më tani u orvatëm që të theksojmë se mundimet metafizike lënë gjurmë në trupin e njeriut, por, nga ana tjetër, edhe mundimet fizike (sidomos një sëmundje që zgjat) lënë gjurmë në anën metafizike, sepse kemi të bëjmë me dy botë që marrin e japin me njëra-tjetrën, pavarësisht dy orgjinave të ndryshme të njërës dhe të tjetrës.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top