Shefat nga shtëpia fusin në panik restorantet në Paris

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Tendencë – Pronarët e restoranteve në Paris janë të zemëruar me shefat që kanë filluar të mbajnë darka në shtëpi, duke ftuar të huaj që janë të gatshëm t’i paguajnë përbërësit dhe hakun e gatimit

shefat-e-kuzhines-4.jpg


shefat-e-kuzhines-2.jpg


Në një pallat të vogël jo larg nga qendra “Pompidou”, një çift i ri italian po gatuan një vakt elegant për katër persona që nuk i kanë takuar kurrë më parë. Ata po gatuajnë një omletë me patëllxhan, një byrek napolitan me patate dhe qofte mishi, plus tre lloje makaronash. Vera është e përzgjedhur me kujdes.

Një darkë e kësaj cilësie, çdo gjë e përgatitur me dorë sipas recetave tradicionale, do të kushtonte mbi 80 euro në një restorant në Paris. Katër të ftuarit po paguajnë nga 25 euro secili.

Mirë se erdhët në botën e darkimit “të ekonomisë së ndarë”, ose siç e quajnë kritikuesit e saj, bota e “restoranteve të nëndheshme”.

Pas sukseseve të reklamimit online, sipërmarrësit po i vënë shefat në kontakt të drejtpërdrejtë me darkuesit, duke kursyer sasi të mëdha për këdo. Kjo lloj konkurrence, po mërzit jashtëzakonisht personat e përfshirë në biznesin e restoranteve.

Sindikata e bizneseve të restoranteve në Paris, “Synhorcat”, ka bërë apel që qeveria të marrë hapa për të kufizuar këtë fenomen duke argumentuar se këta lloj personash rrezikojnë t’i nxjerrin jashtë biznesi.

Në hapësirën e tre viteve, Airbnb ka trefishuar praninë e tij në Paris, saqë ka 50,000 reklama në uebsajtin e vet për apartamente në kryeqytetin francez.

Sipas presidentit të sindikatës së biznesmenëve të restoranteve, hotelet e vogla dhe të masës mesatare, janë goditur fort nga ky aktivitet dhe gjatë verës ata kanë ulur çmimet e tyre. “Nëse qeveria nuk bën diçka për të ndaluar restorantet nëntokësore, do të jetë një shkatërrim total” thotë ai.

Sipas sindikatës, ka rreth 3000 shefa nga shtëpia në Francë. Biznesmenët e restoranteve kanë dy argumente kundër tyre: së pari, restorantet nga shtëpia janë pjesë e ekonomisë së zezë dhe së dyti, rregullat e higjienës, po shkelen.

“Ka njerëz që po ofrojnë të njëjtin shërbim si me restorantet; zgjedhje për antipasta, pjatë kryesore, verë, ëmbëlsira. Por ata nuk paguajnë qira, staf apo taksa – është plotësisht e paligjshme”, thotë Chenet.

“Nëse do të hapësh një restorant të vërtetë, të duhen kualifikime: si të përballesh me substancat alergjike, si të menaxhosh alkoolin. A e kuptojnë se nëse një klient nget makinën i dehur pas një vakti, shefat janë pjesërisht përgjegjës?

“Sot, shumë restorante në Francë janë në pikë të hallit prej krizës ekonomike. Humbja e pesë ose gjashtë klientëve, mund të përkthehet në shkatërrim”.

Por fjala e ligjit është e paqartë dhe shumë nga këta shefa të rinj, po gatuajnë për njerëz në shtëpi, më tepër si hobi, sesa si biznes i një shkalle të plotë.

Në uebsajtin Vizeat – që është lideri i tregut në ndarjen e vaktit (siç preferojnë ta quajnë), ata e refuzojnë pretendimin se restorantet janë nën rrezik.

“Shefat tanë janë amatorë, ata nënshkruajnë që ta bëjnë këtë me raste”, tha Camille Rumani, bashkëthemeluese e Vizeat.

“Ideja është që njerëzit të vizitojnë një qytet, ose ata që jetojnë këtu, të kërkojnë një eksperiencë më autentike, një eksperiencë ku të kenë një shkëmbim më të afërt me vendasit dhe të bëjnë shokë të rinj”.

“Nuk është konkurrenca ndaj restoranteve. ثshtë një treg i ri që ne po hapim”, thotë ajo.

ثshtë në fakt e vështirë të imagjinohet se ndarja e vakteve është një kërcënim serioz për biznesin e qëndrueshëm të restoranteve, jo vetëm sepse apartamentet në Paris janë shumë të vogla.

Por gjithashtu, nuk ka dyshim se po prek një brez të ri që nuk do të kishte mundësi ekonomike të bënte tjetër gjë, për shembull të dilte në restorantet e shtrenjta franceze.

Maura Foglia, mikpritësja italiane pranë qendrës “Pompidou”, thotë se ajo gatuan dy herë në muaj për mysafirë. Ajo merr koston e përbërësve, plus një ekstra të vogël për punën.

“Kryesisht është nga dashuria për ushqimin. E adhuroj gatimin, por nuk mund të mbështetem gjithmonë te miqtë e ftuar, ndaj vendosa të ftoj të huaj”, thotë ajo.

Të ftuarit e saj sot janë një italian, një australian, një meksikan dhe një gjerman. Ata nuk janë turistë, por njerëz që jetojnë në Paris për kohë të ndryshme.

Të gjithë bien dakord se ndarja e vaktit është një shans i madh për të shijuar ushqim të cilësisë së lartë, por edhe për të njohur njerëz të rinj, më shumë sesa në një restorant normal.

Ata gjithashtu bien dakord se janë zhgënjyer nga eksperienca e të ngrënit në restorante në Paris.

Sipas Jaime, meksikanit, ka numra gjithnjë e më në rritje të restoranteve “sekrete” në Paris, me të cilat ai nënkupton se të pasionuarit pas ushqimit, gatuajnë në shtëpi dhe paguhen prej të tjerëve. Faqet e internetit si Vizeat janë një shtrirje logjike.

Edhe një herë, rrugët e krijuara nga të bërit biznes, sfidohen nga zakonet e reja të konsumit, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

Burimi: BBC
g.shqip
 
Titulli: Shefat nga shtëpia fusin në panik restorantet në Paris

Ne Shqiperi do t'i kishin honger nga 5 vjet burg per mungese te kuponit fiskal.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top