Sharapova triumfon në Strasburg, ndërsa Gasquet ne Nice.

Sc0rP10n

Antar Aktiv
f.0523113025266_m.jpg

Tenistja ruse Maria Sharapova ka kompletuar fazën përgatitore para French Open, duke fituar me lehtësi 2-0 në sete (7-5 dhe 6-1) ndaj Kristina Barrois, në finalen e turneut ndërkombëtar të Strasburgut.
23-vjeçarja ishte duke pësuar 4-2 në setin e parë, por pas një bisede të shkurtër me trajneren, gjërat u rregulluan, ndërsa në setin e dytë ‘theu’ kundërshtaren e saj. Në rrethin e parë të French Open, Sharapova pritet të takohet me Ksenia Pervak.
f.0523112256451_m.jpg

Richard Gasquet ka dhënë sinjalin e parë kërcënues në drejtim të Andy Murrayt, para takimit të tyre në raundin e parë të French Open, pasi që e fitoi turneun Nice Open.
Francezi Gasquet, ka regjistruar fitoren e dhjetë me radhë pas një lufte të ashpër në finalen e Nice Open, ndaj Fernando Verdasco, të cilin e mposhti 2-1 në sete (6-3, 5-7 dhe 7-6). Francezi Gasquet u rikthye nga dizavantazhi prej 3-0 në setin vendimtar, për ta fituar takimin në ‘tie break’.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top