Shaqiri për CNN: Futbolli ëndrra ime, e dua Kosovën

Violetta

>> KS- AL. etnike <<

Shaqiri për CNN: Futbolli ëndrra ime, e dua Kosovën


Shaqiri-620x330.jpg


Futbollisti i Interit rrëfehet mbi origjinën, ndjenjat për Shqipërinë dhe Kosovën duke e lënë të hapur që të luajë në një të ardhme me Kombëtaren e futbollit të Kosovës


Rrjeti prestigjioz televiziv CNN, i ka dedikuar një shërbim televiziv me një intervistë të gjatë dhe goxha interesante futbollistit me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, ku futbollisti i Interit rrëfehet mbi origjinën, ndjenjat për Shqipërinë dhe Kosovën por mbi të gjitha duke e lënë të hapur që të luajë në një të ardhme me Kombëtaren e futbollit të Kosovës kur ajo të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtare. Shaqiri që shkëlqeu në Kupën e Botës Brazil 2014 ku ishte një ndër dy futbollistët që shënuan tregolësha, tregon se rruga e tij drejt suksesit nuk ka qenë aspak e lehtë .


” Kur luaja me të rinjtë e Bazelit, punoja njëkohësisht në një ëmbëltore, – tha 23 vjecari për CNN, duke shtuar, – Gjithmonë ëndërroja të luaja futboll, por prindërit më thoshin se duhet të mësoja dicka. Jam vërtet krenar që munda të punoj dy vjet pasi e di se cdo të thjotë puna normale, kështu që unë e di se cfarë është jeta e vërtetë dhe jeta që kam tani”.


Kontrasti është i jashtëzakonshëm, me Shaqirin që tani në një javë fiton më shumë se sa shumica e pasticierëve fitojnë në një vit. Shaqiri ka lindur në vitin 1991 nga prindër shqiptarë në Gjilan, 8 vite para se rregjimi i Milloshevicit të niste genocidin me spastrimin etnik ndaj shqiptarëve por prindërit e Shqirit emigruan në Zvicër një vit pas lindjes së tij. Edhe pse i është mirënjohës Zvicrës ku u rrit, Shaqiri është gjithmonë i ndarë në pjesë mes Zvicrës Kosovës dhe Shqipërisë, dicka që përfaqësohet ndoshta më mirë se kudo te këpucët e tij me flamujt e të tre vendeve.


” Unë kam lindur në Kosovë, prindërit e mi janë nga Kosova por unë u rrita në Zvicër, – deklaroi Shaqiri duke shtuar, – Më pëlqen mentaliteti Zviceran por më pëlqen edhe mentaliteti Shqiptar pasi kur shkoj në shtëpi unë flas shqip. Unë i përjetoj të dy mentalitetit pasoi nuk ka ndonjë diferencë të madhe. ” në fakt një diferencë e madhe ekziston dhe Xherdan Shaqiri e thotë me batutë se diferenca ka të bëjë me kohën pasi zviceranët janë gjithmonë të përpiktë, ndërsa shqiptarët jo.”


Në 2012 Shaqiri bashkë me Granit Xhakën dhe Valon Behramin nënshkruan një peticion që ju dërgua presidentit të Fifa-s Sepp Blatter. ku kërkonin mbështetjen për njohjen zyrtare të Përfaqësueses së Kosovës në Futboll. Sic dihet Kosova ende nuk mund të luajë në Kompeticionet Ndërkombëtare pasi i duhet që më parë të bëhet pjesë e Uefa-s. Por për cilën skuadër do të kishte luajtur Shaqiri nëse Kosova do të mund të merrte pjesë në kompeticionet ndërkombetare. Vetë futbollisti deklaron:

” Unë e dua Kosovën por për momentin ata nuk mund të luajnë, kështu që për mua mbetet vetëm Zvicra. Ndihem i lumtur që mund ti kthej Zvicrës atë që më ka dhënë mua dhe familjes time, por në të ardhmen nuk e di se cfarë mund të ndodhë”.


CNN nuk harron të përmendë edhe ndeshjen e kualifikuese të Botërorit 2014 kundër Shqipërisë ku Shaqiri shënoi në fitoren 2-0 të Zvicrës por e la fushën duke mbajtur fanellën e Shqipërisë në vend të asaj të Zvicrës një simbolikë domethënëse . 15 nga 23 futbollistët që përfaqesuan Zvicrën në Kupën e Botës kanë origjinë të huaj dhe 6 prej tyre kanë lindur jashtë Zvicrës por Shaqiri deklaron se kjo nuk është një problem për ekipin pasi e rëndësishme është që të jenë një skuadër në fushë. /Tetova sot

 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top