Serena Williams fiton US Open

cent

...Lontano
Serena Williams është mbretëresha e US Open për vitin 2013. Tenistja amerikane nuk e harron vesin, ajo arrin të triumfojë në grand slamin e katërt të sezonit edhe 14 vjet pas suksesit të saj të parë në shtëpi. Në finalen e madhe të këtij sezoni, u përsërit i njëjti skenar i vitit 2012 ku Williams dominoi në tre sete bjellorusen Viktoria Azarenka, 7-5, 6-7, 6-1, duke vendosur në raftin e saj personal trofeun e pestë të US Open dhe të 17-in grand slam në total, saktësisht sa Roger Federer. Era e legjendës është ajo që e shtyn amerikanen drejt triumfit të radhës. Përballja nisi me një set të ekujlibruar ku Serena rrezikoi ta humbiste për shkak të dy faullave, por numri 1 i botës nuk e humbi qetësinë duke fituar një game me break, duke i rrëmbyer kundërshtares raundin e parë.
2ijm3vt.jpg
Gjithsesi, takimi pati një histori interesante pasi Azarenka gjeti forca dhe reagoi në setin e dytë duke zhvilluar një fraksion perfekt dhe ndryshimi i sjelljes së saj dha frytet e duhura. Kur gjithçka u vendos në barazpeshë 5-5, bjellorusja nuk dhuroi asnjë top të lehtë për amerikanen, duke e çuar setin në tie break ku fitoi ngushtë 8-6. Një finale meriton t’i ketë brenda të gjitha ngjyrat dhe kështu ndodhi. Në setin e tretë, momenti vendimtar ishte ai i lojës së katërt ku Serena tregoi muskujt duke e çuar takimin në rrjedhën që i interesonte. Williams mori kryesimin 3-1 dhe në lojën me shërbimet e saj nuk e fali kundërshtaren duke shtruar rrugën drejt suksesit që e vendos tenisten me ngjyrë mes ikonave të këtij sporti.
/S.Sport
 
Titulli: Serena Williams fiton US Open

i ka hije kesaj o cent, hmmmmm
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top