Serbia furnizon me armë Irakun, nënshkruhet kontrata 100 mln $

fshatari

Anetar
Serbia ka nënshkruar një kontratë 100 millionë dollarëshe me Irakun për furnizim me armë, marrëveshje eksporti kjo, që, sipas gazetës Blic të Beogradit, është më e madhja në këtë vit.
"Kontrata do të përfshijë të gjashtë fabrikat e industrisë ushtarake të Serbisë dhe do të punësojë rreth 6 mijë njerëz", është cituar të ketë thënë ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac.
Mediat serbe, thotë se kontrata është nënshkruar të enjten. Shutanovac ka vizituar Bagdadin në fillim të gushtit për të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes. Bisedimet e kompanisë kontraktuese serbe përsa i përket përtëritjes së disa bazave ushtarake dhe spitaleve do të jetë e vazhdueshme.
"Në këtë marrëveshje me Irakun, Serbia ka ndihmë nga një aleat në hije. Forcat e koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i dhanë dritën jeshile Ministrisë së Mbrojtjes të Irakut që të përfundojë marrëveshjen me Serbinë." shkruan media e Beogradit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top