Serbia duhet ta njohë Kosovën

Ado

FISEBILIL-LAH
Analisti i shquar nga Instituti Amerikan i Paqes, Daniel Serwer, ka vlerësuar se Serbia duhet të heqë qafe çështjen e Kosovës para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Serwer në një mënyrë e ka mbështetur mendimin e diplomatit amerikan, Richard Holbrooke se, Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Mendoj se do të ndodhë ashtu. Në mesin e mbi 20 shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovë, së paku një prej tyre - e sigurisht edhe më shumë - do të dalë kundër hyrjes së Serbisë në Bashkimin Evropian, nëse nuk zgjidhet çështja e Kosovës”, ka thënë Serwer në një intervistë për edicionin serb të Zërit të Amerikës.

Përkundër faktit se funksionarët e BE-së flasin se këto dy gjëra nuk janë të lidhura mes vete – Serwer mendon se kjo është “vetëm një retorikë burokratike”. “ثshtë fakt se Serbia duhet të zgjidhë çështjen e Kosovës para se të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë Serwer.

Ndërkaq i pyetur nëse një qëndrim i tillë i BE-së do ta dëmtonte pushtetin pro-evropian në Beograd, analisti amerikan ka shfaqur shpresën e tij se kjo gjë nuk do të ndodhë. “Shpresoj se jo. Natyrisht, kjo çështje nuk pritet në një të ardhme të afërt, mirëpo do të paraqitet me kalimin e kohës. Serbia duhet të bëjë zgjidhje në mes të prosperitetit dhe mbështetjes për të kaluarën”, ka thënë Serwer, duke e marrë si shembull Austrinë, e cila pas Luftës II Botërore e kishte hedhur prapa të kaluarën e saj dhe ishte bërë pjesë e Evropës.

Sa i përket nismës serbe që nga Kombet e Bashkuara të kërkojë mbështetje që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë të deklarohet për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës, analisti amerikan ka vlerësuar se, “kjo nuk do të ishte ide e mirë”. “Mendoj se kjo është një ide e tmerrshme, pasi që do të krijonte paqartësi rreth statusit të Kosovë për shumë vjet – që do të ishte keq për Kosovë, Serbinë dhe gjithë rajonin”.

Në fakt, sipas tij - sipas definicionit, shumica e deklaratave për pavarësi janë të paligjshme – ku bën pjesë edhe pavarësimi amerikan nga Britania. اështja kryesore, sipas Serwerit është nëse Kosova është tash shtet sovran. “SHBA-të dhe më shumë se 40 shtete të tjera tashmë e kanë pohuar një gjë të tillë. Kjo nuk do të ndryshojë as me mendimin e Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë. Mendoj se synimi i Beogradit është të shtyhet ajo që është e pashmangshme”, ka thënë Serwer. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top