Sekretet stilistike të mjeshtërve Tom Ford dhe Xhorxho Armani

*deliza*

VIP
V.I.P
Sekretet stilistike të mjeshtërve Tom Ford dhe Xhorxho Armani

Mashkulli nuk duhet të lërë përshtypje se është munduar tepër rreth pamjes së tij, thonë disenjatorët e modës Tom Ford dhe Xhorxho Armani
Nuk besoj në lojën me gjatësinë e setrës. Modeli dhe gjatësia klasike i theksojnë shpatullat e mashkullit, kurse këmbët i bënë që të duken më të gjata. Klasikja dhe thjeshtësia gjithmonë duken më bukur, thotë Tom Ford, disenjatori amerikan i modës. Në mesin e të preferuarave të tij nuk janë as setrat e shkurtra të meshkujve, ngase mendon se, me to, meshkujt duken sikur femra, e kjo me siguri se nuk është ajo që kanë dashur ta arrijnë. Në mënyrë që të duken bukur me kostume, rregulli i artë është që ato të mos i bartni vetëm në raste solemne, por sa më shpesh, sidomos setrën, meqë vetëm në këtë mënyrë do të mësoheni me to dhe do të ndiheni mirë kur t’i vishni. Sa u përket stolive, në duart e meshkujve ka vend vetëm për një byzylyk të hollë – edhe atë në dorën ku keni vënë edhe orën. Megjithatë, edhe Fordi e edhe disenjatori i famshëm italian Xhorxho Armani pajtohen se, për një stajling të mirë të meshkujve, rëndësi të madhe ka ndjenja e rehatisë.
- Nëse ndiheni rehat në atë që keni veshur, atëherë do të ndiheni dhe do të dukeni me vetëbesim. Në këtë mënyrë nuk do të jeni tepër të preokupuar me pamjen tuaj dhe nuk do të lini përshtypje sikur jeni munduar tepër rreth pamjes. Mendoni se çka doni dhe insistoni në stilin tuaj, thotë Armani.

Rrobat solemne
Armani mendon se, me rastin e zgjedhjes së ngjyrës së rrobave, më së miri është që të përcaktoheni për ato rroba që nuk dalin nga moda, siç janë rrobat e zeza ose të hirta. Në raste shumë solemne duhet të vishni rroba më të “shtrënguara”, në mënyrë që të theksohen vijat e trupit tuaj, por që njëkohësisht janë edhe mjaft të hijshme.

Setrat me dy pulla
dhe pa jelek
Me rastin e zgjedhjes së rrobave, meshkujt duhet të përcaktohen për rroba elegante, të sofistikuara, të atij modeli që nuk del kurrë nga moda. Në këtë mënyrë, më mirë është që të përcaktoheni për setër me dy pulla, e jo për setra me një a tri pulla. Po ashtu, duhet evituar edhe setrat me jelek të qepur, meqë kombinohen më vështirë.

kosova-sot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top