Sekretet për flokë me shkelqim

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
beautyfloket2.jpg
Flokët duken të dëmtuar e pa shkëlqim? Ndiq këto këshilla dhe ato do fillojnë të reflektojnë dritën dhe ty do të të ndriçojnë sytë nga gëzimi
Orët që kalojmë duke u marrë me flokët nuk janë pak, po shumë janë edhe ankesat që kemi. Mungesa e shkëlqimit me siguri është ndër të parat e listës. Të panumërta janë produktet që reklamojnë pikërisht vënien në vend të kësaj vetie kaq të rëndësishme për pamjen. Jo gjithmonë ama ajo çfarë reklamohet, rezulton e vërtetë. Po si t’i zgjedhim të duhurat? Dhe cilat janë gjestet që nuk japin efektin e kundërt të asaj që duam të arrijmë? Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.


1. Produkte natyrale. Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyrale dhe duke i çuar drejt këputjes. Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët. Kërko furçë Mason Pearson Sensitive (140 $).

2. Shmang produktet që përmbajnë alkool. Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral. Shumë shkuma përmbajnë alkool, kështu që, nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum. Të gjitha produktet e linjës Brilliant nga Aveda, që ndihmojnë shkëlqimin, janë pa alkool (12-23 $).

3. Laji në mënyrën e duhur. Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë. Specialistët i këshillojnë ato që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin e saj. Provo balsamin L'Oréal Paris Vive Pro Nutri Gloss (4.99 $).

4. Shpëlaji me ujë të ftohtë. Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.
 
5. Lufto flokët kaçurrelë. Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh, që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.

6. Përdor produkte me silikon. Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Provo serumin John Frieda (9.99 $). Por si çdo gjë tjetër, dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar. “Të përdorësh shumë prej tij do bëj që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm”, këshillojnë parukierët. Ata këshillojnë gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes spray. Provo Kérastase Paris Vernis Nutri-Sculpt (29 $).
beautyfloket1.jpg

7. Provo një trajtim në të nxehtë. “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar. “Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. “Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë”, këshillon parukieri i Victoria's. Provo vajin ushqyes Rene Furterer Karité Intense (36 $).

8. Investo për pajisje jonike. Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Kërko tharësen T3 Bespoke Labs Evolution (300 $).

9. Kujdes flokët me onde. Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë. “Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë – shpjegon një stilist i njohur flokësh, – kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët”. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum si TIGI S-Factor Dream Drops Shine On (30 $) në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin.

10. Jepu shkëlqim ondeve. “Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara”, thekson Leslie Bride, kimistja e Procter & Gamble. “Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, shpjegon ajo, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim”. Flokët me onde duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj ondet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. “T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta”, thekson specialistja. Kërko mashë Conair Babyliss Pro (99.99 $). Rjeta
 
Titulli: Sekretet për flokë me shkelqim

Disa këshilla si kujdeseni për flokun tuaj
1. Me krehër ndajeni shkumën

Pas larjes, thajini flokët duke i fërkuar lehtë me peshqir, ndërlikojini me krehër që ka dhëmbë të rrallë dhe flokët shpërndajini në mënyrë të barabartë, gjithashtu me ndihmën e krehrit, shkumës dhe gelit për forcimin e flokëve.

2. Kokën mbajeni të përkulur anash

Flokët thajini me kokë të ulur derisa të bëhen vetëm pak të njomura.
E rëndësishme është që fenin me rastin e tharjes ta rregulloni në temperaturë të "vakët". Në qoftë se nuk veproni kështu, flokët do të bëhen të dobët dhe shpejtë do të çahen.

3. Krihini tufat e gjata

Ndajini flokët në pesë-gjashtë pjesë dhe ngrini lart. Tash rregullojeni fenin në temperaturë të "nxehtë" dhe thajini tufat njërën pas tjetrës në tërë gjatësinë me ndihmën e brushës së rrafshët, duke e lëvizur brushën nga rrënja në drejtim të majave të flokëve.

4. Të gjitha tufat ngrini lart

Tash ju nevojiten dy brusha të mëdha të rrumbullakëta. Secilën tufë thajeni deri në fund me rrymat e ajrit nga rrënja deri te maja të flokëve, mbështillini dhe lërini të ftohen në brushë derisa të mos jetë e gatshme edhe tufa tjetër.

5. Ftohini me kujdes

Të gjitha tufat duhet të forcohen menjëherë me karfica në mënyrë që të jenë të forta kur të ftohen tërësisht. Në këtë mënyrë flokët e bujshme do të qëndrojmë më shumë. Në fund krihini dhe forcojini me llak për flokë.
 
Titulli: Sekretet për flokë me shkelqim

11. Në qoftë se nuk mundesh apo nuk arrin që t'i lash flokët, ndërkaq nuk dëshiron që të duken të yndyrshme, qitu flokëve beby pudër dhe pastaj krihi mirë. Gjithsesi kjo këshillë vlen vetëm për ato që kanë flokë të shkëlqyeshme.

12. Në qoftë se dëshiron që flokët tuaja ngjyrë gështenje të duken më të shkëlqyeshme dhe më të bujshme, laji në ujë në të cilin më parë ke zier lëvore arre (jo lëvozhga). Lëvoret ziej gjysmë ore dhe pastaj kulloji. Nga sasia e lëvoreve të cilat i ke përdorur varet nuanca e ngjyrës së flokëve.

13. Në qoftë se dëshiron ta ndërrosh ngjyrën e flokëve vetë në shtëpi, përherë me përpikëri përmbaju udhëzimeve. Sasinë e pashfrytëzuar të ngjyrës hidhe, sepse atë nuk do të mund ta shfrytëzosh herën tjetër.

14. Në qoftë se tashmë ke përdorur kënë, flokëve mundesh vetëm t'u japësh një ngjyrë më të errët, por jo edhe t'i shkëlqesh. Derisa të mos rriten flokët, mos mendo për zbardhjen e zylyfeve.

15. Kurrë mos e tepro me prodhimet të cilat i qet në flokë - qoftë fjala për shamponët, regjeneratorët, shkumën apo xhelin. Një herë qit një sasi më të vogël, dhe në qoftë se të duket se ke qitur pak, mund ta shtosh pjesën tjetër.

16. Ngjyrën e flokëve mos e qit në dhomë tepër të ngrohtë. Preparati mund të shkrihet dhe të rrjedhë në lëkurë.

17. Në qoftë se ke flokë bionde që anojnë nga ngjyra e zezë, shmangiu shamponëve të cilët mund t'i shkëlqejnë flokët. Ata, flokëve ngjyrë të errët, u japin ngjyrë të kuqërremtë.

18. Ushtrimi i rregullt, fitnesi, vozitja e biçikletës apo shëtia ndikojnë mirë në rritjen dhe shëndetin e flokëve.

19. Në qoftë se frizurën e formëson me brushë, shfrytëzoje atë që i përshtatet më mirë flokëve tuaja: për karfica të buta janë të përshtatshme brushat e holla, të rrumbullakëta, ndërkaq për flokë të gjatë brushat më të mira janë ato të gjera.


20.
 
Titulli: Sekretet për flokë me shkelqim

Maskë për flokët me mollë dhe banane

Përbërësit:

- 2 mollë

- 1 banane

- 2 lugë kafeje me mjaltë

Përziejmë mollën (e grirë) dhe bananen dhe më pas shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë masën. Pasi t’i kemi larë flokët me shampon tonë të zakonshme, përhapeni të gjithë masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Kujdes! Mos e lini më shumë se kaq. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Molla forcon flokët e brishtë dhe hidraton, banania i ushqen dhe i bën ato të shndritshme dhe të shëndetshme, mjalti i bën ato të shkëlqejnë në mënyrë perfekte.

Ndërsa për të ushqyer flokët është shumë e mirë e bardha e vezëve: 2 të bardha të vezës mund të përzihen me lëng limoni dhe të lihen të veprojnë për 30 minuta. Shpëlajini mirë dhe pas kësaj flokët do të jenë të forta dhe me shkëlqim. Ndërsa për të pasur flokë që shkëlqejnë gjithnjë bëni një larje të parë me një përzierje me ¼ birrë dhe ¾ ujë. Shpëlajini mirë dhe më pas vazhdoni larjen normale me shampon tuaj.
 
Bukuria në shkëlqim të flokëve



Flokët janë një pjesë shumë e rëndësishme e pamjes së jashtme. Prandaj dhe kujdesi për to duhet të jetë shumë i madh.

Si çdo gjë tjetër, edhe floku ka nevojë për ujë. Sa më e thatë të jetë një fije floku, aq më kollaj këputet ajo. Floku ka vetinë ta thithë vetë lagështirën që i nevojitet nga atmosfera. Numri i flokëve në kokë lëkundet nga 120.000-500.000. Ato ndodhen me shumicë në pjesën e prapme të kokës dhe me pakicë në pjesët e tjera. Gjatësia e flokut rritet normalisht 12-15 cm në vit, pra 1-1.5 cm në muaj. Rënia normale e flokut duhet të jetë 100-200 fije në ditë.

Llojet e flokut

Flokët gri janë zakonisht të fortë dhe të shndritshëm. Bërja e permanentit në to është e vështirë. Për këtë arsye përdorim formulën për flokë të shëndetshëm.


Flokët gri

Floku i dendur. Kujdes! Nuk duhet të ngatërrojmë flokun e dendur me flokun e trashë. Mund të kemi flokë të dendur dhe të hollë, të trashë dhe të rrallë. Flokët e dendur janë zakonisht flokë të shëndetshëm.

Flokët e shkurtër dhe të gjatë. Gjatësia e flokut në permanent ka rëndësi për përmasat dhe mënyrën si do të kapen. Gjatësia e përshtatshme e flokut për permanent është nga 6-15 cm.

Flokët porozë dhe flokët jo porozë. Flokët porozë janë zakonisht të thatë, të shkatërruar nga dekolorimet, nga lyerjet ose nga dielli. Thithin shpejt lagështirën e permanentit dhe bëhen shpejt me bukle. Kanë nevojë për permanent.


floke-poroze

Krejt ndryshe, flokët jo porozë janë zakonisht me yndyrë. Shumë thjesht mund të përcaktoni nëse floku është poroz ose jo. Kaloni gishtin tuaj në gjatësinë e një fije floku të tendosur dhe nëse gishti pengohet dhe floku mblidhet atëherë floku është poroz dhe delikat.

Flokët e hollë. Zakonisht, flokët e hollë janë të lehta në kapje për permanent dhe kanë nevojë për solucion për flokë natyralë delikatë. Por kujdes, disa flokë të hollë janë të vështirë për t’u bërë permanent. Janë ata që nuk kanë nerv fare dhe që nuk e mbajnë krehjen. Në këta flokë përdoret formula për flokë të shëndetshëm.


Flokët e hollë


Kujdes!

Rritja e shëndetshme e flokëve tanë lidhet mjaft me dietën. Një faktor që ndikon në rënien e flokëve është edhe mungesa e hekurit e sidomos vitamina. Ajo bën që sasia e hekurit në gjak të jetë e ulët, kjo shkaktohet nga dieta e varfër me mish, vezë dhe drithëra. Frutat e freskëta dhe perimet gjithashtu janë të nevojshme, sidomos ato që mbajnë vitamina C, e cila ndihmon trupin që të tretë ushqimin e marrë nga vitaminat.

Pritini flokët!

Mos kini frikë nga gërshëra, pasi prerja e flokëve e sidomos majave të dëmtuara, ndihmon që flokët tuaj të duken më të bukur dhe të shëndetshëm.

اfarë i dëmton flokët tuaj?

Edhe pse lëkura e kokës sonë është e mbrojtur nga flokët, ajo mund të dëmtohet nga maskat apo bojërat e aplikuara në mungesë njohjeje apo në sasi të tepruar. Shpesh ndodh që lëkura të jetë alergjike ndaj bojës, shampos apo kremrave, prandaj ajo nuk duhet aplikuar direkt e në kokë, por më parë, në një sipërfaqe të vogël lëkure me dorë. Sigurisht edhe me sasinë duhet të kemi kujdes. Edhe shampoja e tepërt dëmton flokun. Nuk duhet aplikuar më shumë se një lugë gjelle shampon. Larja e parë bën që yndyrat, papastërtitë dhe kimikatet të pastrohen nga flokët, ndërsa larja e dytë bën që efekti kuron shampon të veprojë.

Maska natyrale për flokë

“Vezë dhe qumësht”
Përzieni dy vezë me gjysmë gote qumësht. Aplikojeni në flokë dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shpëlajeni kokën dhe do të vëreni që shkëlqimi i flokëve tuaj do të shtohet.

“Koktej për flokët”
Në një shishe bozë hidhni pak nga shampoja që përdorni rregullisht, bashkojini kësaj një lugë vodka. Lajini një herë në javë flokët me këtë dhe do të shihni si flokët tuaj do të jenë më pak të dëmtuar, do të bëhen më të shëndetshëm dhe më të shkëlqyeshëm.



“Për flokë të yndyrshëm”
Pudra. Një pjesë e mirë e tyre janë të parfumosur dhe me aromë të mirë. Vendoseni pak tek rrënjët e flokëve para se të flini. Nëse floku juaj është shumë i yndyrshëm, aplikoni shumë pudër për rreth 15 minuta. Më pas lajini flokët, por kujdes me balsamin dhe kremrat, pasi i bën flokët të yndyrshëm.



“Flokë të shndritshëm në maksimum”
Për biondet: Shtoni një filxhan kafeje lëng limoni në ujin që bëni shpëlarjen. Për brunet: Shtoni një filxhan kafeje uthull në ujin që bëni shpëlarjen.

spekter*
 
Titulli: Sekretet për flokë me shkelqim

Këshilla për flokë me shkëlqim dhe butësi

Edhe flokët e bukur janë një tendencë. Po të kenë shkëlqim dhe butësi janë pluse. Në fakt këtë veti shumë pak lloj flokësh e kanë, të tjerë duhet që mes shumë mënyrave të tjera të arrijnë të fitojnë. Për këtë specialistë të kozmetikës japin edhe këshillat e tyre. Profesionistët rrëfejnë strategjitë për të pasur flokë me shkëlqim në një listë produktesh për të cilat ia vlen të investosh dhe këshillash të mundshme.
Këshillat janë të gjitha mjaft praktike dhe në shumicën e rasteve lehtësisht të ndjekura.
Nuk kërkojnë impenjim dhe as ndonjë sforco për të gjetur produktet, pasi janë lehtësisht të gjindshme në çdo vend që të kërkoni. Produkte natyrale Krehja dhe stilimi i përditshëm mund të dëmtojnë flokët tuaj, duke u vjedhur atyre vajrat natyralë dhe duke i çuar drejt këputjes.
Ndërro furçën tënde plastike të flokëve me një me fije natyrale, e cila shpërndan yndyrën natyrale në fijet e flokëve ndërkohë që i kreh, duke rritur shkëlqimin. Fijet natyrale rrezikojnë më pak të këpusin flokët. Shmang produktet që përmbajnë alkool Alkooli, ndotja dhe lagështia u marrin flokëve shkëlqimin natyral.
Një pjesë e madhe e shkumave përmbajnë alkool, kështu që nëse i ke flokët e thatë, zëvendësoje me një krem ose serum. Laji në mënyrën e duhur Dhe pse shumë nga ne i lajnë flokët çdo ditë, specialistët këshillojnë që disa herë në javë është e mjaftueshme. Larja mund t’i ndihmojë flokët të fitojnë shkëlqim, por ajo i lë të butë.
Specialistët i këshillojnë ata persona që i lajnë flokët përditë të aplikojnë balsam fillimisht, por duke e mbajtur larg rrënjëve. Pastaj, pa e shpëlarë ndërmjet, duhet të përdoret shampoja vetëm në rrënjë, duhet shkumëzuar dhe pastaj duhet t’i shpëlash. Rrënjët e flokëve kështu do kenë fituar volum, por pjesa tjetër e flokëve do ruajë shkëlqimin.
Shpërlaji me ujë të ftohtë Shpëlarja e flokëve me ujë të ftohtë i mbyll “luspat” e fijeve të flokëve, duke i lënë ato të lëmuara dhe me shkëlqim në sipërfaqe. Të përdorësh ajër të ftohtë pasi i ke tharë me tharëse ka një efekt të pazëvendësueshëm shkëlqyes dhe shumica e tharëseve e kanë opsionin e ajrit të ftohtë.
Lufto flokët kaçurrelë Fijet e flokëve janë porozë, prandaj thithin lagështi nga mjedisi, që i bën kaçurrelë në klimë të lagësht. Për të shmangur përdredhjen e flokëve nga mesi i ditës, sigurohu para se të dalësh që flokët e tu janë të thatë; sado pak ujë i mbetur në flokë mund të shkaktojë dredhjen e tyre më vonë. Specialistët këshillojnë përdorimin e një piastre pas tharjes së flokëve, e cila do hiqte ndonjë tepricë të lagështisë.
Përdor produkte me silikon Produktet me silikon sheshojnë ato fijet e vogla që rrinë të ngritura sipër flokëve dhe krijojnë një barrierë ndërmjet pajisjeve të përdorura dhe flokëve, duke zvogëluar rrezikun e këputjes dhe duke kufizuar efektet e dëmshme të nxehtësisë. Por si çdo gjë tjetër dhe silikoni funksionon më mirë po të përdoret në masë të moderuar.
Të përdorësh shumë prej tij do bëjë që flokët të humbasin volum ose të duken të yndyrshëm. Gratë me flokë të rrallë të përdorin në vend të tij një silikon shkëlqyes “spray”. Provo një trajtim në të nxehtë “Shumë femra mendojnë se nxehtësia i djeg flokët”, – thonë parukierët, por e përdorur në mënyrën e duhur, mund t’u japë flokëve një shkëlqim të mrekullueshëm, veçanërisht po të jenë të dëmtuar.
Arsyeja pse parukierët i trajtojnë flokët e klientëve me nxehtësi gjatë trajtimeve me solucione është që ajo hap luspat e flokëve, duke e lejuar maskën ose vajin të penetrojë thellë në fijet e flokëve”, – tregojnë specialistët. Në qoftë se nuk shkon në sallon bukurie apliko një maskë ose trajtim me vaj të nxehtë një herë në muaj në shtëpi. Pasi të kesh aplikuar produktin, mbështille kokën me një peshqir të ngrohtë.
Investo për pajisje jonike Tharëset dhe piastrat për të cilat ia vlen të investosh, jo vetëm nuk lejojnë që flokët të humbasin rregullsinë e krehjes, por përmirësojnë edhe shëndetin e flokëve. Ndërkohë që pajisjet e thjeshta nxehen më shumë sa më shumë i përdor, pajisjet jonike prej qeramike ruajnë nxehtësinë dhe rrisin forcën dhe shkëlqimin me kalimin e kohës. Kujdes flokët me onde Flokët me onde priren të jenë më me pak shkëlqim dhe më të thatë se flokët e drejtë.
Flokët me onde rriten më ngadalë se flokët e drejtë, kështu që majat janë më të vjetra dhe kanë nevojë për më shumë hidratim se rrënjët. Në rast se flokët e tu kanë valëzime natyrale, duhet t’i presësh majat çdo gjashtë ose tetë muaj dhe gjithmonë të përdorësh shampo që i pasuron me lëngje dhe balsam. Pas stilimit, apliko një serum në maja për të ruajtur yndyrën natyrale dhe shkëlqimin. Jepu shkëlqim ondeve Shkëlqimi vjen nga fijet e flokëve që nuk janë të ngatërruara.
Drita bie në çdo fije floku dhe pastaj reflektohet në një drejtim të caktuar, kështu që kur edhe fijet e tjera pranë janë të drejta, reflektimet kthehen në sy nga i njëjti drejtim, duke rezultuar në një fashë me shkëlqim. Flokët me kaçurrele duken me shkëlqim kur të gjitha rrinë në një drejtim, prandaj kaçurrelet e mëdha, të lëmuara, të formuara, reflektojnë më shumë dritë se shumica e flokëve me kaçurrela. T’i mbështjellësh kaçurrelat e thata rreth shufrës së hekurit të mashës së flokëve, do t’i shtronte ato dhe do i bënte të dukeshin më të rregullta.Sekrete Bukurie
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top