Sekretet e burrave të martuar

Elushe

Vogëlushe
Zakonisht kur meshkujt bëjnë "zarare" zgjedhin një person të gjinisë së tyre për t‘ia treguar ndodhinë. Ndoshta është qesharake, por vazhdojnë të mendojnë se bashkëshortja, edhe pse ai ia ka punuar pas shpine, do ta presë me shumë ngrohtësi, duke i thënë: "Zemër, ti je burri im i vetëm". Ky është një motiv i mirë për të mos humbur shpresat, nëse mendja e mashkullit duket e padepërtueshme, por edhe për të parë në sy realitetin, pasi burrat e martuar fshehin shumë sekrete, bëjnë prapësira dhe bashkëshortet e tyre janë të fundit që marrin vesh se çfarë ka ndodhur. Për t‘u dhënë një ndihmë bashkëshorteve, por edhe shoqeve, një seksolog dhe gazetar amerikan ka shkruar një libër gjenial, vlerësuar shumë edhe nga "New York Times", i cili titullohet "E vërteta e pastër". Në këtë libër tregohen të gjitha gjërat që nuk do të zbulohen asnjëherë prej tyre, por që femrat duhet t‘i dinë medoemos. Libri i dedikon thuajse një kapitull martesës dhe gjërave që mendojnë meshkujt, por që hezitojnë tua tregojnë bashkëshorteve të tyre, sepse mund të ndodhë "gjëma". Shpesh ata zgjedhin një shok apo të afërm për t‘u shfryrë.

"Puna është se burrat nuk janë gra. Nëse të gjitha shenjat të çojnë në një drejtim, që duke filluar pas martesës, një burrë dëshiron vetëm të kujdeseni për të, t‘i mbani në rregull shtëpinë, t‘i bëni për të ngrënë, të bëni dashuri me të rregullisht, atëherë besojuni atyre. Kjo është ajo që kërkon dhe dëshiron një burrë. Mos i kërkoni të hapet dhe të tregojë të vërtetat apo nevojat e tij emotive, sepse këtë e ka bërë me kohë", kujton seksologu.

Por, nëse gjërat funksionojnë kështu, atëherë pse një sondazh amerikan nxjerr në pah që paqëndrueshmëria bashkëshortore ka arritur shifra rekord, me rritjen e numrit të ndarjeve (të kërkuara sidomos nga bashkëshortet) deri në 85.5 për qind dhe divorceve (të kërkuar nga bashkëshortët) deri në 76.6 për qind këto 10 vitet e fundit? Mesa duket burrave të martuar nuk u mjaftojnë këshillat e thjeshta të seksologut. Ndoshta në këtë moment meshkujve u duket sikur kanë rënë në grackë, sepse secili prej tyre, në mënyrën e tij, mundohet të kultivojnë një jetë të dytë. Por kur femrat zbulojnë një tradhti të tillë, ndryshe nga e kaluara, janë të gatshme të hedhin poshtëë, pak muaj, ose vite e vite të tëra bashkëjetese.

"Në përgjithësi femrat janë të gjitha të ‘çmendura‘. Në 25 vite punë kam parë tipa femrash nga më të çuditshmet: xheloze që nuk e kontrollojnë veten, që shkatërrojnë një martesë 20-vjeçare vetëm se kanë gjetur një letër dashurie që nuk ka lidhje me to (kur bashkëshorti ishte adoleshent). Për mashkullin, seksi është totalisht i ndarë nga ndjenja, po ashtu dhe argëtimi. ‘Burri im kthehet në shtëpi dhe qepet pas kompjuterit‘; ‘burri im sheh gjatë gjithë kohës ndeshje, ndaj më vjen ta vras‘: këto janë reagime fëmijësh dhe të pajustifikueshme. Poligamia është normale për një mashkull të pjekur, besnikëria është cilësi e një burri të parritur. Herët a vonë edhe bashkëshortët besnikë do të joshen nga tradhtia dhe dëshira për të provuar një femër tjetër, apo për t‘ia mbathur nga gruaja që kanë përkrah", pohon me plot gojën një psikolog amerikan, psikoterapeut dhe autor i një libri që flet për një martesë të fortë. Të jesh e tradhtuar është një eksperiencë poshtëëruese dhe e dhimbshme. Por akoma më keq është të kesh një partner jo besnik dhe ti nuk e di. Me këtë opinion janë pjesa më e madhe e burrave dhe grave: 74% e atyre që tradhtohen nga shoku, apo shoqja duan ta dinë. Nga sondazhi mësohet se janë femrat ato që kërkojnë më shumë të dinë për tradhtinë (76% kundër 69% të meshkujve). Shumica deklaron që nuk mund të pranojnë një partner që e tradhton: të mëkatosh në besnikëri do të thotë që raporti ka përfunduar dhe këtu duhet të mbyllet gjithçka. Këtë e mendojnë rreth 61% dhe gjithashtu dominim kanë femrat (66%), kundrejt meshkujve me 55%.

Nëse tradhtia "klasike", ajo heteroseksuale, apo me rivalin e të njëjtit seks, të vret më shumë dhe godet 61% të meshkujve dhe 48% të femrave, ekziston edhe një tjetër mundësi për të zbuluar që partneri ka shije të ndryshme dhe preferon edhe raportet homoseksuale. Në kategorinë shqetësuese hyjnë 38% e femrave dhe 24% e meshkujve. ثshtë një paradoks i çuditshëm, sepse sekreti i tradhtisë, sado që të shtohen e të përparojnë spiunët teknologjikë, mbetet më i thjeshti për t‘u ruajtur. Sipas një sondazhi (të treguar në grafikë) dy në tre bashkëshortë e pranojnë se kanë tradhtuar dhe nuk janë zbuluar kurrë.

"Burri ka të drejtë të pyesë, ndërsa gruaja ka si detyrë të refuzojë", kështu shkruhet në skenarin e divorcit italian. Situata duket se ka nuk ndryshuar: burri është vazhdimisht në kërkim të çmendurive të reja, ndërsa gruaja që rrëmon tërë kohës në të kaluarën erotike të bashkëshortit. Ndërkohë ai zvarritet, si zakonisht, të gjejë emocione të reja dhe kërkon rrugëdalje taktike, të cilat gruaja i merr si strategjike, pa e marrë mundimin që ta kuptojë bashkëshortin.

"Të kesh një të dashur, të shohësh një film porno, të vizitosh një dyqan seksi për herë të parë, ose të 100, është shndërruar në një tendencë te burrat e martuar", thekson pronari i një dyqani seksi dhe menaxher pornostarësh. "Kryesisht, gjatë stinës së verës, meshkujt bëhen të papërmbajtshëm. Gjatë vitit burri e viziton dyqanin me bashkëshorten, ose shoqen. Ndërsa kur vjen vera, kur gruaja shkon me pushime me fëmijët, burri e viziton dyqanin me të dashurën, ose vajzën që do të kalojë një natë".

31 për qind e burrave të martuar, (më shumë se 6 milionë) pohojnë se kanë fantazi seksuale në lidhje me partneret: më të shpeshtat janë shikimi i një filmi porno, ose të kenë një marrëdhënie treshe. Pra, nëse bashkëshortet do t‘u rrinin pranë burrave të tyre edhe gjatë verës, ndoshta martesat do të zgjasnin më shumë.

"Në rritje të vazhdueshme është edhe numri i frekuentuesve të klubeve private dhe lokaleve për ndërrimin e çifteve. Edhe në këto vende mashkulli është i detyruar të shkojë pa gruan, ose të dashurën. Jam 57 vjeç, kam 33 vjet i martuar dhe që prej 30 vitesh bëj këtë punë. Dëshira për të bërë çmenduri është jashtëzakonisht e madhe. Mashkulli dëshiron të dëfrehet me gruan që ka në krah, por ndonjëherë ndodh që dëshira të mos plotësohet. Ndaj ai ndjek rrugën dhe dëshirën e tij, në kërkim edhe të ndonjë transeksuali. Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për meshkuj në moshë të re, rreth të 35-ave ose 45-ave, ato që pas një viti ose dy vjetësh ndahen. Kohët e fundit më ka rastisur të shoh edhe vajza të sapomartuara, me moshë nga 25 deri në 35. Kur njihem më tepër me to, më tregojnë se blejnë një ‘vibrator‘, sepse jeta bashkëshortore nuk i kënaq më", tregon një tjetër pronar lokali.

Shpesh femrat janë të bindura se meshkujt me rrethin e martesës në gisht nuk tërhiqen nga çmenduritë e momentit, i respektojnë bashkëshortet e martesat e tyre. Mesa duke kjo është një bindje e gabuar që kanë gratë. Pronari i një dyqani videoteke thotë se pjesa më e madhe e klientëve të tij janë meshkuj të vetmuar dhe të pakënaqur nga jeta bashkëshortore, grindjet dhe kontradiktat e vazhdueshme. Ndërsa një autore amerikane, e cila është në përfundim të librit të saj, shprehet: "Kam krijuar një protagonist të martuar dhe me fëmijë, zotin Tosi, dhe imagjinoj bashkëshorten e tij të pasur e të mërzitshme. E di që vetëm lloji i privimit që ka një burrë i martuar prej 20 vitesh mund ta shtyjë atë drejt një adoleshenteje. Unë punoj në një revistë dhe rubrika të cilën mbuloj titullohet: ‘Kush është i vetëm dhe larg‘. Në këtë rubrikë na shkruajnë vajza nga Kuba, të cilat kërkojnë strehim dhe sistemim në vendin tonë. Dhe e merrni me mend se çfarë ndodh? Shpesh ato që u përgjigjen menjëherë vajzave janë burrat e martuar, madje ruajnë dhe adresat e tyre për të shkuar në vendin fqinj e për të takuar ndonjërën prej tyre. Si mendoni, cili është qëllimi? T‘i sjellin në Amerikë e të martohen me to".

Nëse sondazhi tregon se 38 për qind e burrave ndien mungesën e hapësirave të tij, vetmisë dhe qetësisë, seksologu amerikan pohon: "Nuk kam pasur kurrë klientë që janë të martuar e të lumtur. Kërkojnë një të dashur, por edhe kohë të lirë, e cila mungon më shumë se seksi. Meshkujt do të dëshironin herë pas here të kalonin një fundjavë vetëm, ndoshta thjesht për të pushuar, duke qëndruar vetëm ose në shoqërinë e dikujt, të luajnë letra, të tregojnë barsoleta e të pinë".

Sipas llogarive, meshkujt nuk e durojnë dot faktin të jenë të tradhtuar. ثshtë një veprim mjaft i rëndë për ta, stresues, i lodhshëm, që mund të bëhet madje edhe vrasës. Dhe, sipas një sondazhi të kryer nga një studio amerikane, meshkujt tradhtarë kanë më shumë mundësi të vdesin duke bërë dashuri, kundrejt atyre që janë besnikë.

Studimi është kryer nga kërkues të Institutit të Mjekësisë Legale në Nju Jork, që kanë ekzaminuar 30 mijë autopsi në harkun e 30 viteve, duke zbuluar 60 raste meshkujsh që kishin vdekur gjatë aktit seksual. 56 prej tyre janë goditur nga infarkti në momentin e orgazmës, por vetëm 1 nga 4 kishte vdekur në krahët e gruas: pjesa më e madhe gjendej me të dashurën, apo me një prostitutë (për të plotësuar informacionin, 4 të tjerët kishin humbur jetën gjatë praktikimit të autoerotizmit).

Studiuesit amerikanë hedhin hipotezën që për të rritur rreziqet e infarktit të meshkujve "tradhtarë", mund të ketë qenë ankthi i paraqitjes (i performancës gjatë kryerjes së aktit seksual), ose emocioni i rritur i një raporti klandestin, kundrejt një raporti të drejtë dhe "të detyruar" bashkëshortor.
vazhdon......
 

Sondazhi: Të mohosh gjithçka, madje edhe atë që duket sheshit


Duke u mbështetur te përgjigjet e dhëna, meshkujt i qëndrojnë besnikë kësaj motoje: "Të mohosh gjithçka, madje edhe atë që duket sheshit". 28 për qind e tyre thonë se dëshirojnë t‘ia mbathin nga jeta bashkëshortore (preferojnë të bëjnë pushime vetëm ose me miqtë). 38 për qind ndien sikur po mbyten dhe do të donin të qëndronin në vetmi për të kthjelluar mendimet. Vetëm 14 për qind e pranon se ka tradhtuar, ndërsa një e katërta e të intervistuarve pohojnë se do të tradhtonin vetëm nëse më pas nuk do të zbuloheshin. Në fund, një e treta e bashkëshortëve deklaron se kanë fantazi seksuale kundrejt partneres: më të shpeshta janë, shikimi i një filmi porno, ose dëshira për një marrëdhënie treshe.

Që kur jeni martuar/ose bashkëjetoni ju ka ndodhur të mendoni që të braktisni lidhjen?


Po-72%

Jo-28%

Arsyet për t‘ia mbathur

Pushime të gjata vetëm - 37.5%

Pushime të gjata me miqtë - 25.9%

I dërgojnë fëmijët me pushime te gjyshërit për të ndenjur vetëm me gruan ose shoqen - 21.4%

Një shtëpi të dytë vetëm për vete - 12.5%

Ndërrojnë punë vetëm për të udhëtuar më shumë - 12.5%

Fillojnë një kurs (gjuhe të huaj, makine...) - 3.6%


اfarë ju mungon që kur jeni martuar/bashkëjetoni?

Një hapësirë për veten - 26.8%

Sporti, kultivimi i dëshirave - 23.2%

Liri veprimi (dalja mbrëmjeve, dreka/darka mes miqsh) - 16.3%

Vetmi dhe/ose qetësi - 11.3%

T‘i shpenzoj të gjitha paratë për vete - 7%

Të bëj pushime pa të dashurën ose bashkëshorten - 7%

Shoqëria me femra - 6.2%

Seksi - 2.2%

Burrat dhe tradhtia

Pranojnë se mund ta tradhtojnë partnerin vetëm për seks

Po - 79%

Jo - 21%

Rrezikojnë se kanë tradhtuar

Po - 35%

Jo - 65%

Mendojnë se është e pranueshme të bësh seks jashtë martese

Po - 14%

Jo - 86%

ثshtë zbuluar tradhtia e tij?

Jo - 63%

Po - 37%


Burrat dhe fantazia seksuale kundrejt partneres

Deklarojnë se nuk kanë fantazi seksuale - 69,3%

Deklarojnë se kanë fantazi seksuale - 30,7%


Të shohin një film porno së bashku - 13,5%

Frekuentojnë lokale striptize - 9%

U telefonojnë linjave erotike - 5,5%

Përdorin ‘seks toy‘ gjatë raportit - 2,3%

Paguajnë një shoqërues/se - 13%

Krijojnë së bashku një profil online për të bërë ‘cybersex‘ - 0,8%

Gazeta Shqip
 
Titulli: Sekretet e burrave të martuar

une jam pamartuar, nuk me hyne ne pune sekretet e burrave :)
 
Titulli: Sekretet e burrave të martuar

Jam beqar, do ndahem se shpejti nga gruaja qe te martohemi bashk.
Kshu thojn burrat e martuar
 
Titulli: Sekretet e burrave të martuar

pertova me lexu artikullin edhe pse mund te gjeja gjera interesante ne te, por sdi pse me lee indiferente..

une them se meshkujt jane te lumtur me partneret respektive nese i le te paprekura hapsira qe kish para se te te njihte.
posesiviteti dhe obsesioni mbyt marredhenien...zakonisht meshkujt lodhen nga ky binom dhe kercasin ikin :p

te rrojme vete ne te tilla situata
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top