Scott Dixon shpallet kampion në Indycar

cent

...Lontano
Sezoni i vitit 2013 në IndyCar u mbyll me garën MAVTV 500 pas 250 xhirove në “Auto Club Speedway” ku Will Poëer u shpall fitues, ndërsa Scott Dixon ruajti vendin e parë pavarësisht se në garën e fundit preu shiritin i pesti. Dixon përfitoi nga tre ndalesat e paparashikuara në 21 xhirot finale, duke ruajtur diferencën prej 27 pikësh me rivalin e tij më të afërt, Helio Castroneves, i cili u rendit i gjashti, duke mos mundur të bëjë mrekullinë. Ky është suksesi i tretë për Dixon në karrierën e tij, ndërsa për Castroneves dështimi i radhës edhe pse ai triumfoi në Indianapolis 500.
ivuvs6.jpg
Për t’u rikthyer te gara, pas 100 xhirove të para, Carlos Munoz humbi kontrollin duke u përplasur me murin rrethues por ai arriti të rikuperonte terren, ndërsa një tjetër aksident ku u përfshinë disa makina, ndodhi 10 xhiro më pas dhe sipas organizatorëve, Justin Wilson u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihëm e parë mjekësore si pasojë e plagëve të marra. Ky ishte momenti kur edhe Power konsolidoi pozitat në krye duke e mbyllur këtë sezon me një fitore në Fontana. Vendi i dytë shkoi për Ed Carpenter i cili e nisi garën nga vendi i shtatë, ndërsa Tony Kanaan rikuperoi plot 6 pozicione nga starti duke u renditur në shkallën më të ulët të podiumit.
/S.Sport
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top