Schilling: Vizat për Serbinë, turpi më i madh i BE-së

Kresha

A pretty face can never trick me
Ish-përfaqësuesi i lartë për Bosnjën, Christian Schwarz Schilling ka kritikuar BE-në lidhur me përjashtimin e Bosnjës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave.


Në një intervistë për gazetën gjermane Bild, Schiling shprehet se "heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE-së deri tani. Me këtë veprim BE-ja po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të rëndë pas Luftës II Botërore në Evropë".

Schwarz Schilling ka mbajtur vazhdimisht një qëndrim parimor edhe ndaj Kosovës. Në vitin 1992, ai kishte dhënë dorëheqje nga posti i ministrit të atëhershëm të Telekomunikacionit, sepse nuk ishte pajtuar me politikën që qeveria gjermane ndiqte atë kohë ndaj Ballkanit.

"Bashkimi Evropian po bën një gabim të rëndë politik që me një arsyetim gjoja 'teknik' po lë jashtë procesit të liberalizimit të vizave Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën, mbijetesa e të cilave është siguruar përmes sulmeve ushtarake të NATO-s", ka theksuar Schilling.

"Ky hap i Brukselit është i vërtet i pabesueshëm", tha Christian Schvarc Schilling në intervistën për gazetën gjermane Bild.

"Në Bosnjë, Serbia kreu gjenocidin më të madh në Evropë që nga Lufta II Botërore duke vrarë e masakruar qindra mijëra civilë të pafajshëm. Dhe pikërisht tani kur po shënohet përvjetori i 14-të i masakrës së Srebrenicës, Bashkimi Evropian lajmëron se serbët do të kenë të drejtë lëvizjeje të lirë nëpër të gjithë Evropën, dhe kjo nuk ndodh për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës dhe Kosovës", shtoi Schilling. /rtk/
 
Kot nuk thone qe Europa eshte nje plake por k...... e madhe plake
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top