Sakura, legjenda japoneze e dashurisë së vërtetë

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
V.I.P
flowers-on-tree-e1540349803828.jpg

Legjenda japoneze e Sakuras ka lindur qindra vjet më parë. Në atë kohë, zotërinjtë e feudeve sfidoheshin në beteja, në të cilat vdiqën shumë luftëtarë, duke përhapur trishtim dhe shkretim në vend. Për shkak të luftërave të njëpasnjëshme, momentet e paqes ishin shumë të rralla. Pavarësisht nga kjo, kishte një pyll të bukur që lufta nuk e kishte prekur ende, plot me pemë të harlisura që përhapnin aroma delikate dhe ngushëllonin banorët e stërmunduar të Japonisë së lashtë. Pavarësisht nga të gjitha betejat që ndodhnin çdo ditë, asnjë prej ushtrive nuk guxonte të ndoste këtë bukuri natyrore. Në atë pyll të mrekullueshëm ndodhej një pemë që nuk lulëzoi kurrë. Megjithëse ishte plot me jetë, lule kurrë nuk u shfaqën në degët e saj. Kjo është arsyeja pse ajo dukej si pemë e vdekur, e shtrembëruar dhe e thatë. Pavarësisht se ishte gjallë, dukej e dënuar që të mos shijonte ngjyrat, lulëzimin dhe aromat.

Një prekje magjike
Pema qëndronte e vetme. Kafshët nuk i afroheshin nga frika se mos infektoheshin nga e njëjta e keqe, madje as bari nuk rritej pranë. Vetmia ishte shoqja e saj e vetme. Sipas legjendës së Sakuras, një zanë pylli u prek kur e pa pemën që dukej e vjetër, edhe pse ishte e re.

Një natë zana u shfaq pranë pemës dhe me fjalë të ëmbla, i pëshpëriti se donte ta shihte të lulëzuar dhe të ndriçuar dhe se ishte e gatshme ta ndihmonte. Pastaj i bëri propozimin e saj: do t’i bënte një magji, e cila do të zgjaste 20 vjet. Gjatë kësaj kohe, pema do të ndjente, atë që ndjen zemra e njeriut. Ndoshta kështu do të ngazëllehej dhe do të gjente lulëzimin.

Zana shtoi se mund të shndërrohej në një qenie njerëzore në çdo moment dhe përsëri në pemë, ashtu siç dëshironte. Megjithatë, në fund të 20 vjetëve, nuk mund ta rikthente vitalitetin dhe bukurinë e saj, do të vdiste menjëherë.

Takimi me Sakuran
Pikërisht ashtu si i tha zana, pema zbuloi se mund të merrte formën e një burri dhe të kthehej në të pemë kur donte. Ajo u përpoq të kalonte periudha të gjata midis njerëzve, për të parë nëse emocionet e tyre mund ta ndihmonin në qëllimin e saj për të lulëzuar. Fillimisht mori vetëm zhgënjim: rreth saj, nuk pa asgjë tjetër përveç urrejtjes dhe luftës.

Kjo e bëri të kthehej në formën e vet origjinale për periudha të gjata, dhe kështu kalonin muajt dhe pastaj edhe vitet. Pema ishte e njëjta si gjithmonë, dhe nuk gjeti tek qeniet njerëzore, pikën e kthesës, që mund ta lirojnë nga gjendja e vet. Një ditë, megjithatë, pasi u kthye në njeri, u ngjit përgjatë një përroi të kristaltë dhe pa atje një grua të bukur. Ishte Sakura. E impresionuar nga bukuria e saj, pema e kthyer në burrë iu afrua.
Sakura u tregua e sjellshme me të. Për t’ia kthyer mirësinë, e ndihmoi të mbante ujin deri në shtëpinë e saj. Gjatë rrugës folën gjithë pasion mes tyre, por edhe me një ndjenjë trishtimi për gjendjen që po kalonte vendi, duke ndarë dhe ëndrrat e shpresës.

Mrekullia e dashurisë
Kur vajza e pyeti se si quhej, pemës i erdhi në mendje vetëm një fjalë: “Yohiro”, që do të thotë shpresë. Mes tyre lindi një miqësi e thellë. Takoheshin çdo ditë për të folur, për të kënduar dhe lexuar poema dhe libra plot histori të mrekullueshme. Sa më shumë e njihte Sakura, aq më shumë ndjente nevojën të ishte pranë tij. Kur nuk ishte me të, numëronte minutat deri sa ta shihte sërish.

Një ditë, Yohiro nuk duroi dot më dhe i rrëfeu Sakuras gjithë dashurinë e vet. I rrëfeu edhe natyrën e vërtetë: ishte një pemë e trishtuar që shumë shpejt do të vdiste, sepse nuk kish mundur të lulëzonte. Sakura mbeti e befasuar dhe qëndroi në heshtje. Koha kish kaluar dhe po afronte fundi i 20 viteve. Yohiro që u rikthye në pemë, ndjehej gjithnjë e më i trishtuar. Një ditë, kur më pak e priste, Sakura erdhi pranë. E përqafoi dhe i tha që edhe ajo e dashuronte. Nuk donte që të vdiste, nuk donte që t’i ndodhte asgjë e keqe. Pikërisht atëherë u shfaq sërish zana dhe i kërkoi Sakurës që të zgjidhte: të mbetej njeri apo të bashkohej me Yohiron në formën e një peme.

Ajo pa rreth e rrotull dhe në mendje i erdhën fushat e shkretuara prej luftës. Atëherë vendosi të bashkohej përgjithmonë me Yohiron. Të dy u bënë një, dhe si për mrekulli, pema lulëzoi. Fjala Sakura do të thotë “gonxhe qershie”, por pema nuk e dinte. Që atëherë, dashuria e tyre mbush me aromë fushat e Japonisë.

/Revista Psikologji/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top