Sadiku e Lenjani, kuqezinjtë e papërmbajtshëm në Zvicër

Hera

Έτερος εγώ
[h=1]Sadiku e Lenjani, kuqezinjtë e papërmbajtshëm në Zvicër[/h] ndo-sadiku-vestira-nuovamente-bianconero-2-773x380.jpgSadiku befason Xhakën në shtëpi, Lenjani i çon “mesazh” pasardhësit të Panucci-t
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, tregoi edhe këtë javë se është në formë të mirë.

Ai shënoi ndaj Basel, në favor të Luganos golin që i dha avantazhin skuadrës së tij, pas një goditje të saktë nga jashtë zone.

Sadiku u aktivizua në fillim të pjesës së dytë, ndërkohë që skuadra e tij synon një vend në Europë.

Vendasit barazuan në 75’ me anë të Suchy.

Për Basel luajti titullar mesfushori kuqezi, Taulant Xhaka, ashtu sikurse edhe futbollisti me origjinë shqiptare Albian Ajeti, i cili zgjodhi Zvicrën pak kohë më parë.

Mesfushori Emir Lenjani shënoi dy gola për Sion, në fitoren 2-1 ndaj Thun, gjatë mesjavës.

Lenjani nuk u thirr nga Panucci në ndeshjet e fundit të Kombëtares dhe refuzoi ftesën më pas prej tij.

Por mesfushori, pas largimit të Panucci, dhe me formën e fundit që po tregon, ka shprehur hapur dëshirën e rikthimit.

Ai realizoi sërish në ndeshjen e djeshme kundër Lucern, në barazimin 2-2.

Tre gola në dy ndeshjet e fundit tregojnë formën e tij të shkëlqyer dhe gabimin e Panucci, për ta lënë jashtë grumbullimit.

Gjithsesi, fakt pozitiv për lojtarët kuqezi që luajnë në Zvicër është forma e mirë e tyre dhe roli i protagonistit, pothuajse në çdo javë të kampionatit.
 

Attachments

  • ndo-sadiku-vestira-nuovamente-bianconero-2-773x380.jpg
    ndo-sadiku-vestira-nuovamente-bianconero-2-773x380.jpg
    165.9 KB · Shikime: 0
  • ndo-sadiku-vestira-nuovamente-bianconero-2-773x380.jpg
    ndo-sadiku-vestira-nuovamente-bianconero-2-773x380.jpg
    165.9 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top