Sa e madhe kjo Prishtinë! (Foto)

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 19:08 / 26.03.2014
sa-e-madhe-kjo-prishtin-euml-foto_hd.jpg


Sigal Prishtina ka shënuar fitore jashtëzakonisht të vështirë kundër Levskit, me rezultat, 77-68, për ta siguruar kështu kualifikimin direkt në ‘Final Four’ të Ligës Ballkanike.

Kjo padyshim ishte ndeshja më e madhe që është zhvilluar ndonjëherë në kryeqytet, e këtë më së miri e tregon numri jashtëzakonisht i madh i të pranishmëve, pasi që salla ishte e stërmbushur, dhe shumë njerëz kishin mbetur jashtë. Plisat edhe kësaj radhe u përkujdesën që të krijojnë një atmosferë të pashoq gjatë tërë takimit dhe treguan se e meritojnë epitetin e njërës ndër tifozeritë më të organizuar në vend.

plisatlevski1.jpg

اereku i parë kaloi nën hijen e mysafirëve të cilët luajtën me mençuri dhe i bllokuan depërtimet e Bardhekaltërve, teksa këta të fundit gabuan në pesë tentime për tre pikë. Mysafirët e mbyllën çerekun me shtatë pikë epërsi, 12-19.

plisatlevski2.jpg


Bardhekaltërit vuajtën edhe në çerekun e dytë nga shtatlartësia e kundërshtarëve, të cilët ua pamundësonin depërtimet në zonë, teksa në sulmet e tyre ishin të pakapshëm. Deri në përfundim të pjesës së parë, mysafirët vetëm se e shtuan epërsinë e tyre deri në 17 pikë, 23-40.

levski1.jpg

Pushimi si duket u bëri mirë basketbollistëve të Sigal Prishtinës, të cilët e nisën furishëm pjesën e dyte me një seri 11-0, dhe me një lojë të shpejtë arritën ta dominojnë kundërshtarin dhe kështu e mbyllën çerekun e tretë me vetëm dy pikë disavantazh, 48-50.

levski2.jpg

Në çerekun e katërt, Bardhekaltërit e bënë të pamundërën. Për herë të parë gjatë tërë takimit Sigal Prishtina kaloi në epërsi përmes Tay Waller (60-59), dhe pas kësaj më nuk u ndalën. Me mbrojtje tejet të fortë dhe trepikëshat e Waller dhe Kiezas arritën ta kthejnë këtë lojë në anën e tyre dhe ta fitojnë me 9 pikë epërsi, 77-69.

levski4.jpg

Me këtë fitore, Sigal Prishtina e përmbyll stinorin e rregullt të Ligës Ballkanike me 27 pikë, një më pak se Galil Gilboa në vendin e parë, dhe kështu do të kualifikohet direkt në Final Four. Edhe një herë, kjo skuadër dëshmoi se është krenaria e Kosovës në basketboll dhe i tejkaloi pritjet e veta. /Telegrafi/

levski5(1).jpg

Koshashënuesit më të mirë të Sigal Prishtinës:

1.A. Waller -20 pikë
2.A. Kieza - 20 pikë
3.B. Mazreku - 14 pikë
4.D. Berisha - 8 pikë

Koshashënuesit më të mirë të Levskit:

1.M. Wilkinson - 17 pikë
2.B. Heath - 13 pikë
3. H. Zahariev - 8 pikë
4. L. Chalmers - 8 pikë
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top