Sa e dëmton ri-startimi i dhunshëm kompjuterin tuaj?

legjenda

Tetova
ثshtë vështirë të gjendet një përdorues të kompjuterëve, i cili nuk ka qenë i detyruar për një moment që “ta ngrijë” kompjuterin duke shtypur gjatë butonin për shkyçje. Por, sa e dëmton kjo pajisjen tuaj?

Përgjigjja nuk është e thjeshtë, pasi dëmi nga një ri-startim i tillë, i njohur si cold reboot, hard reboot nuk mund të sjellë dëmtime. Para se gjithash, është e qartë se përdoruesi i kompjuterit në këto rrethana nuk ka shumë zgjedhje, por opsioni i heqjes së kabllos nga pajisja assesi nuk rekomandohet.

Kompjuterët e sotëm duhet të jenë të sigurt edhe për hard reboot nga edicionet e kaluara dhe në përgjithësi është shumë pak e besueshme se mund të vjen deri te dëmtimi. اfarë ndodh në përgjithësi me kompjuterin kur ai duhet te resetohet në këtë mënyrë dhe pse mund të bëhet një gjë e tillë?

Zakonisht resetimi, i cili mund të kërkohet nga sistemi quhet soft reboot, dhe jep kohë që sistemi operativ të shuajë aplikacionet dhe proceset e lansuara në fillim, të dërgojë sinjal në pllakën amë që të fillojë ri-startimin. Pas kësaj, pllaka amë dërgon sinjal që sistemi sërish të ngritet. Me rastin e hard reboot gjërat janë më ndryshe.

Përdoruesi duke shtypur dhe mbajtur gjatë butonin për lëshimin/fikjen e kompjuterit nis procesin e zbrazjes të të gjitha komponentëve, të cilët shërbehen me energji elektrike, dhe kur ky proces të ketë përfunduar, të gjitha pjesët e kompjuterit mbeten pa të.

Pra, ri-startimi duke mbajtur gjatë shtypur butonin nuk sjell kurrfarë pasojash të tmerrshme
auto_iStock-6200063521496323820-696x393.jpg
 
Fikja e pc ne ate menyre sjell probleme pasi jo me kote ka opsionin per ta fikur me komande...sepse ajo menyre e fikure eshte e barabarte me heqjen nga priza dhe per jto arsye pc i vihet nje ups qe nos te humbesh te dhenat dhe te kesh nje kohe per te fikur pc...pervec demtimeve fizike kjo menyre fikje demton dhe failet e windows
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top