Rusia rinisi sulmet ndaj اeçenisë

Kresha

A pretty face can never trick me
Rusia ka filluar me sulme të reja në së paku tri rajone të اeçenisë vetëm një javë pasi i dha fund rolit të saj ushtarak në rajon, raportojnë agjencionët e lajmeve.

Udhëheqësi pro-rus, Ramzan Kadirov, javën e kaluar deklaroi fitore në luftën ndaj ushtarëve të pro-pavarësisë pasi Kremlini tërhoqi kufizimet e sigurisë në vend.

Rusia kishte futur ushtarët në اeçeni në vitin 1999 për të përfunduar pavarësinë e shumicës muslimane të fituar në luftën e viteve 1994-96.

Por të premten, komandantët rus ri-futën kufizimet për siguri, të lidhura me sulmet në zonat e maleve të Kaukazit.

Agjencioni i lajmeve Interfax citon zyrtarët duke thëne se luftëtarët po intensifikonin aktivitetet e tyre në rajonet e Shalit, Shatoit dhe atë të Vedenos.

Zyrtarët thonë se kanë marrë lajme për sulme të mundshme të planifikuara ndaj autoriteteve ekzekutive dhe atyre ligjvënëse.

Zyrtarët nuk munden të kontaktoheshin për informata shtesë.

Agjencionet e lajmeve citojnë zyrtarët te kenë thënë se ushtria ka vrarë dy udhëheqës të luftëtarëve, një në Dagestan dhe një në Kabardino-Ballkaria që është në qendër të vendit.

worldbulletin.net
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 20.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 20.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 2 10.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 25.0%
Back
Top