Rriten kuotat,De Biasi kandidat kryesor per stolin e italise....

Guest2

Antarë i Respektuar
Gianni De Biasi tashmë është një nga kandidatët kryesor për të marrë drejtimin e kombëtares së Italisë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane, sipas të cilave, trajneri i kombëtares shqiptare është një nga emrat më të fortë si kandidatura për të zëvendësuar Antonio Conte-n.

Sipas Sportmediaset, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit,*Tavecchio ka zhvilluar më 7 mars një takim paraprak me De Biasi-n, gjatë ceremonisë së çmimeve për trajnerët italianë.

Që atëherë, ka pasur komunikime telefonike midis trajnerit dhe presidentit të federatës, por edhe me Claudio Lotiton që veç president i Lacio-s është edhe zv/president i federatës.

Gjithashtu, De Biasi ka kontakte të shpeshta me Pasquale Gravina, president i Lega Pro (federata për klubet e kategorive amatore) i cili është edhe promovuesi më i madh i tij për t’i besuar pankinën e të kaltërve.

Sipas medias italiane, takimi i fundit midis drejtuesve të federatës italiane dhe trajnerit ka qenë para tre ditësh.*Por, edhe pse De Biasi është një nga kandidaturat më të forta, ende nuk mund të flitet për një marrëveshje, pasi presidenti Taveçhio ka si objektiv parësor një emër shumë më të madh.

Fabio Capello është emri i parë për Taveçhio-n, i cili ka planifikuar edhe një takim të fundit me ish-trajnerin e Rusisë.

Në fakt, pak kohë më pare, Capello ka deklaruar se nuk i intereson “timoni” i Italisë, por ai ende nuk ka thënë një përgjigje përfundimtare negative.

Veç Capello-s, një emër tjetër i fortë është ai i trajnerit aktual të Torinos, Gianpiero Ventura. Me një eksperiencë të gjatë në kampionatin italian Ventura ka edhe dëshirë për këtë post, diçka të tillë e deklaroi edhe të hënën në emisionin sportive të Italia 1 “Tiki-Taka”.

Gjithsesi, De Biasi është i avantazhuar falë suksesit të madh që ka me kombëtaren e Shqipërisë dhe ky është një plus i madh për të.

Kujtojmë se De Biasi ka rinovuar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit për të drejtuar kuqezinjtë deri në 2017-ën, por në rast se e thërret Italia vështirë se FSHF mund ta pengojë.

Nëse marrëveshja finalizohet me federatën italiane, atëherë Shqipëria do ta ketë përballë De Biasin si kundërshtar për eliminatoret e Botërorit 2018, pasi kuqezinjtë janë në të njëjtin grup me Italinë.

Shqiptarja.com
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top