Rreth te drejtes se lirise.

orakulli

Anëtar i Respektuar
Jeta personale e pervecme nuk eshte e perjetshme.Koha vrapon.Njerezit gjate zhvillimit te aktivitetit te tyre kompleks jetesor,ne kofliktet qe hasin ne raport me te tjeret, kane nevoje per zgjidhje praktike ligjore te cilat “te pengojne” palen e “keqe” dhe te lene mundesi pales normale ta “gezoje jeten”,ose ndryshe te kete te pacenuar lirine.Dhe shoqeria ka pranuar nji zgjidhje ligjore,e cila ndoshta mund te mos jete ideale,por ne mes te dy te keqiave ,per nivelin e sotem te njerezimit,zgjidhet ajo me demsjellje me te vogel.
Nese prinderit p.sh,nuk jane ne gjendje te rrisin dhe edukojne nje femije sipas normave te percaktuar ne ligj,ky femije atyre u mirret dhe percillet nen tutosine e shtetit,i cili kujdeset per rrijen dhe mireedukimin e tij.Kuptohet qe mira ideale do te ishte qe femija te rritej ka prinderit e vet,por kur kjo eshte e pamundur per shkak te paaftesise ose abuzimeve te ketyre te fundit,femija rritet ne jetomre ose adopatohet nga prinder te tjere.Kjo eshte "zgjidhja" me e mire ligjore e ndermjetme,e cila edhe pse nuk eshte ideale,shpeton femijen nga nje trajtim i keq dhe abuziv.
Ne grupin e njerezve qe kane te drejtat e "lrise",kuptohet kemi pale njejes,cdo individ dhe pale shumes,grupe njerezish qe kane nje lidhje gjuhesore ose kulturore,...e deri tek njesia me madhe grupore qe quhet "komb".
Cdo rast konkret pengues ka nje arsye ndodhjeje por me e rendesisheme eshte “pasoja” qe sjell, nga e cila ka te “demtuar”.Dhe keta te “demtuar” duhen shpejt zgjidhur ne nje menyre ligjore.Keta te demtuar duan zgjidhje seppse disa nuk kane me pronen e tyre,disa te tjere nuk u lejohet te mesojne gjuhen e tyre,dis te tjere nuk lejohet arsimi,disa te tjere abuzohen seksualisht,disa te tjere abuzohen fizkisht... etj
Ky eshte kocepti praktik qe ka iniziuar ndertimin ligjor te te "te drejtave" dhe ndertimin e nje "ndertese" instuticionale qe ben zgjidhjen e tyre.
Cfaqet nje problem,hetohet,zbulohet,faktohet dhe ne fund kerkon zgjidhje.Mendohet rruget,analizohen,argumentohet dhe gjenden me e mira rruge ligjore e zgjidhejes e cila merr forme ne nje Liber ligjor te shkruar .Te “demtuarit” e sotem ose te mundshmit e ardhshem,jane individe prej teresise se individeve me te drejta dhe ‘penguesit” jane ata te cilet “pengojne” te tjereve me kryesore :te gezojne jeten sipas normave te pranuara nga teresia e individeve.Penguesit jane ata qe “skllaverojne” te tjeret,te cilet perpara kesaj kane te “skllaveruar” dicka brenda vetvetes.
Nga ana edukimit ligjor personal,duhet te clirojme veteveten ne radhe te pare nga “dickaja e keqe kafsherore ” qe te mos skllaverojme te tjeret.E veshtire eshte te kuptohet cila eshte pikerisht kjo “kafshe skllavopronari e shkaterruese e te drejtave t’t'tjereve” qe ri e fshehur brenda gjithesejcilit.Nese nuk kemi te njohur konceptin e “lirise”,brenda normave te pranuara nga shumica si “liri” dhe “mosliri”,per vetveten si prone individuale,nuk mund te jemi ne gjendje te indetifikojme krahasimisht kete "kafshe" te brendshme tonen,e cila kerkon te shkele te drejta lirie te te tjereve si dhe per rjedhoje nuk kemi per te pasur kurre liri-privatesine e te “huajit",qe perbejne “ata” te tjeret.Per disa ndonjehere te “huaj” jane dhe femijt e vete.

Nese nuk adoptohemi ne “ambjentin” politiko-ligjor-shoqeror bashkohor,qe gjithmone eshte ne ndryshim,rruga qe mund te kemi marre pa e kuptuar,eshte ajo drejt zhdukjes se serise te nje grupi njerezish.Per rastin tone,te nje kombi te tere.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top