Rreth 200 mijë maqedonas rrugës për tu bërë bullgarë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_bullgare1503728267.jpg
Dy javë pas nënshkrimin të marrëveshjes për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, një numër i madh i maqedonasve vazhdojnë të ndjekin procedurat për marrjen e pasaportës bullgare.

Nga shoqata bullgaro-maqedonase e miqësisë me seli në Ohër theksojnë se, marrëveshja në fjalë është një akt historik, e cila do të sjellë ndryshime pozitive në të dy anët.

Kjo shoqatë, maqedonasve të interesuar ju trason rrugën se si të arrijnë deri te pasaporta bullgare që ju mundëson perspektivë më të mirë në vendet evropiane.

“Të qytetarët e Ohrit deri më tani është rritur interesi. Vetëm vitin e kaluar ka pasur rreth 5000 mijë kërkesa për shtetësi bullgare. Ka shumë familje, posaçërisht të rinjtë të cilët mbarojnë fakultetin këtu dhe dëshirojnë të vazhdojnë në Bullgari apo në vende tjera të BE-së” ,thotë Krste Risteski, i cili për 17 vite ndihmon shtetasit e Maqedonisë të arrijnë tek pasaporta e kërkuar.

Ai thekson se jo zyrtarisht deri më tani 100 mijë maqedonas janë pajisur me nënshtetësinë bullgare, ndërsa edhe 100 mijë janë në procedurë.

Por ky fenomen nuk është i panjohur edhe në Shqipëri. Dhjetëra e qindra banorë të zonave që njiheni si minoritete kanë marrë pasaporta bullgare pasi u siguron lëvizjen e lirë dhe mundësinë e punës në të gjitha shtetet e BE-së. /INA
 

Attachments

  • auto_bullgare1503728267.jpg
    auto_bullgare1503728267.jpg
    20.7 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top