Rrëshqet dheu, përmbytet teatri antik i Apolonisë

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
55034_1.jpg

Gërmimet e bëra nga ekspedita arkeologjike shqiptaro-gjermane në Apoloni janë bërë shkak për rrëshqitje masive dheu dhe përmbytjen e teatrit antik të parkut. Përpos kësaj, ndikim të madh kanë pasur reshjet e shumta të rëna në 48 orët e fundit. Lajmi konfirmohet si nga punonjës të këtij parku arkeologjik, ashtu edhe nga vetë drejtori i tij, Marin Haxhimihali. I shtrirë në pjesën lindore në hyrje të parkut, për nxjerrjen në dritë të teatrit antik ka punuar prej tre vjetësh një ekspeditë shqiptaro-gjermane. "Gjatë vitit 2012 kjo ekspeditë ka punuar tre sezone", ka pohuar për Gazetën, drejtori i këtij parku arkeologjik, Marin Haxhimihali. Sipas tij, që në fillim të punimeve, u morën masa që me anën e një traktori të ulej pjerrësia e kodrës ku ndodhej teatri, në mënyrë që të shmangeshin shkarjet masive të dheut.

Teatri gjendet rrëzë një kodre që është e zhveshur nga bimësia e shkurret, edhe për shkak të zjarreve të rëna, por edhe për shkak të pastrimit të zonës që të gërmohej. Marin Haxhimihali, drejtor i parkut, ua hedh një pjesë të fajit për ngjarjen e rëndë, gërmimeve të bëra aty përgjatë vitit 2012. Ai pohon se që në fillim kur u planifikuan gërmimet nuk u morën parasysh tregimet e banorëve të zonës që kanë vite që jetojnë pranë këtij parku arkeologjik, sipas të cilëve diku pranë gjendet një burim i lashtë. "Ata pohuan se dikur në lashtësi, si dhe në vijim, pikërisht në vendin ku ndodhet teatri antik i Apolonisë së lashtë ka pasur një burim ku banorët e zonës mbushnin ujë për të pirë dhe për t'u larë. Në verë burimi thahej, por me nisjen e reshjeve të vjeshtës burimi aktivizohej", - ka deklaruar Haxhimihali. Por kjo sipas tij, nuk u mor parasysh prej drejtuesve të ekspeditës. Edhe në kohën kur është ndërtuar teatri i lashtë, prej ndërtuesve të saj është lënë një kanal në mes të skenës ku kullojnë ujërat e dimrit që të mos e përmbysnin teatrin, por ky i fundit është bllokuar. "Kjo ka bërë që me aktivizimin e burimit, uji të mos derdhej por të thithej nga toka. Pas kësaj, toka ka pasur tejngopje me ujë, gjë që ka çuar në rrëshqitje të dheut dhe përmbytje të skenës së teatrit.

Drejtori Haxhimihali, që në orët e para të paradites së djeshme ka vënë në dijeni për këtë ngjarje drejtoreshën e Institutit të Arkeologjisë, Shpresa Gjongecaj, e cila, pasi është vënë në dijeni, i ka pohuar Haxhimihalit që Bashkim Lahi (drejtuesi i palës shqiptare të ekspeditës që drejtoi punimet për gërmime me ekspeditën gjermane) është në Shkodër e po niset që të vijë ta shikojë gjendjen nga afër, por kanë kaluar afro gjatë orë dhe ende nuk është paraqitur askush që ta shikojë e verifikojë në vend këtë ngjarje, këtë shkarje masive të dheut, - pohon Haxhimihali për Gazetën.
Reagimi
E pyetur nga "Gazeta Shqiptare", Shpresa Gjongecaj, drejtoreshë e Institutit të Arkeologjisë, ka thënë se ka dërguar një ekip arkeologësh drejt Apolonisë për të mësuar arsyet e ngjarjes. "Pres të dhënat nga terreni dhe më pas do ju informoj. Aktualisht nuk kam asnjë informacion", - ka deklaruar ajo, në orët e pasdites së djeshme. Më tej, kemi kontaktuar vetë Bashkim Lahin, arkeolog dhe drejtues i ekspeditës për palën shqiptare, i cili, jo vetëm që nuk pranon të ketë faj në dëmin e bërë, por shton se problemi është gjeologjik e jo arkeologjik. "Ne kemi punuar që ta nxjerrim në dritë teatrin, por përmbytja ka dëmtuar seriozisht gjithçka. Ju e keni keqkuptuar, ne nuk kemi faj. Përmbytja, që prej vitit 1970 ka ndodhur tri herë", - tha ai, i revoltuar nga telefonata jonë, duke sqaruar se është arkeolog e jo gjeolog. Ndërsa e konsideroi da-shakeqe, deklaratën e Haxhimihalit, Lahi u shpreh se drejtori i parkut duhet të kërkojë ndihmë në instanca të tjera, si në Ministrinë e Kulturës, e jo të akuzojë arkeologët. Teksa theksoi se dëmi relativisht i madh nuk ka të bëjë me punimet e tij e të kolegeve që u bënë në zonën e shkallares, pas vizitës së djeshme atje, Lahi deklaroi se punën e vet e ka mbyllur me kohë.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top