Rregulla të reja në gardërobë

*deliza*

VIP
V.I.P
Rregulla të reja në gardërobë

Rregulla të reja në gardërobë

Ashtu siç evoluon, moda nxjerr edhe “rregulla”. Kur meshkujt përpiqen të përkrahin në përsosmëri këto standarde të pandryshueshme, ndonjëherë nuk i vënë re faktet se këto tendenca kanë sjellë risi dhe janë modernizuar. Të besosh në keqkuptime të zakonshme si “mos vish të bardha pas një dite pune”, do t’ju mbajë larg të qenit një mashkull modern, edhe kur e keni potencialin për të qenë një i tillë.

Bëhu gjithmonë vetvetja

Vishni çka ju duket e këndshme, jo çfarë të tjerëve u duket trendi. Duhet të ndiheni gjithmonë rehat me atë që keni veshur, prandaj shihni nga artikujt që i shkojnë për shtat personalitetit dhe stilit tuaj, duke pasur gjithmonë në mendje se në ç’raste dhe mjedise do t’i përdorni. Vetëm se është veshje e reklamuar kohëve të fundit në tendencat e modës mashkullore, nuk do të thotë domosdoshmërish se është moderne edhe për ju.


Nëse dëgjoni murmurimat e njerëzve rreth këmishës trendi të fryrë apo atyre këpucëve me maja, do të thotë se këta artikuj nuk janë bërë aspak për ju. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat flakëruese: nëse nuk ndiheni rehat duke veshur ngjyra të tilla, atëherë mos e bëni.

Më pak është më mirë Mendoni gjithmonë me vete “nuk do të mbingarkohem”: nuk keni pse vishni përnjëherësh çdo artikull trendi që keni blerë. Blini një ose dy artikuj trendi për çdo stinë dhe kombinojini me rrobat bazë të gardërobës suaj.

ثshtë një mënyrë e mirë për të kursyer dhe rrugë e sigurt për t’u dukur sa më mirë çdo ditë. Por mbani mend se një artikull nuk mund të jetë i gjithmonë i përshtatshëm për ju vetëm pse është trendi.


Ruani baraspeshimin

Mbani një ekuilibër të veshjeve bazë dhe atyre trendi në gardërobën tuaj. Me fjalë të tjera, gjysma e gardërobës nuk duhet të konsistojë në rroba trendi, ose më keq akoma, në rroba që kanë dalë jashtë mode.
Përpara se të vendosni të blini një artikull të ri, pyesni veten nëse po e blini sepse është në modë, apo sepse ju e pëlqeni atë në mënyrë të shëndetshme.

Për ta përmbledhur duhet t’ju themi se kur vjen puna te moda e meshkujve dhe emrat e stilistëve, pyeteni veten: doni ta blini një këmishë edhe nëse nuk ka etiketë të ndonjë marke të njohur në xhepin përpara?

Mos u bëni pinjoll i markave të njohura

Një tjetër veprim i mirë që mund të bëni është t’i shmangeni referimit të rrobave sipas etiketave të stilistëve si p.sh.: “rripi im Boss” xhinset e mia Diesel”). Duke shkëputur artikullin nga prodhuesi i tij, do të keni mundësi ta gjykoni artikullin veçmas dhe të shihni nëse ju përshtatet. Kështu do t’i shpëtoni kurthit të blerjes vetëm se është qepur nga njerëz që u përkasin markave më të mëdha të modës.


Mos jini skllav i medias

Mos e bazoni look-un tuaj vetëm në atë që shihni në pasarelat e modës në revistat ku reklamohen modelë apo njerëz të famshëm apo në rubrikat televizive të show-biznesit. Njerëzit e famshëm dhe modelët mbingarkohen me artikuj trendi për të tërhequr vëmendjen dhe joshja e tyre flakëruese nuk përkthehet në asgjë të mirë për ju në botën e vërtetë.


Mos vishni të bardha pas një dite pune
Rregulli më i cituar i modës “mos vishni të bardha pas një dite pune”, mund të jetë mënyra më e gabuar për t’iu afruar modës. ثshtë e vështirë për të thënë me saktësi se ku i ka origjinat ky rregull, por mund t’ju themi se ky urdhër i modës nuk gjen shumë aplikim në kohët moderne.

Mund të jetë i aplikueshëm më së shumti te këpucët, pasi e bardha që është ngjyrë e çelët, është më e përshtatshme për muajt e verës, ndërsa kafja dhe e zeza janë ngjyrat që mund të zgjidhen në stinët e zymta.

Sot kemi arritur në përfundimin se klima nuk e kontrollon ngjyrën. Nëse disa ngjyra mund të shkojnë në stinë të ndryshme, gama juaj e ngjyrave nuk ka pse të kufizohet. Mos kini frikë t’i vishni këpucët e bardha në shtator apo tetor.

Nga ana tjetër, ta veshësh ngjyrën e bardhë në të gjithë artikujt e veshjes për të gjithë vitin, mund të jetë një aventurë e guximshme, por nuk do të thotë që të jetë edhe e suksesshme. Provoni më mirë këmishë të bardhë, xhaketë ngjyrë fildishi, pulovër të hirtë dhe do i shtoni gjallëri dhe rafinim pamjes suaj.


Këpucët dhe rripi duhet të jenë të së njëjtës ngjyrë

Shumë njerëz kanë frikë të përziejnë ngjyrat dhe vazhdojnë me ritmin e bashkërendimit të tyre.
Largohuni nga kjo frikë e përgjithshme dhe hiqni nga mendja se rripi duhet të jetë në një ngjyrë me këpucët. Kjo gjë ka bërë që shumë meshkuj me saktësinë njëngjyrëshe tejet monotone, të duken të mërzitshëm tek ecin.

Të vendosim rregull të ri: për sa kohë që rripi dhe këpucët i përkasin së njëjtës familje ngjyrash, do të dukeni i mprehtë. Në fakt ky rregull i aplikohet të gjithë kompletit të rrobave. Nuk ka nevojë të merrni artikuj që kanë të njëjtën nuancë. (për shembull këmishë në ngjyrë çokollatë, rrip ngjyrë çokollatë dhe këpucë ngjyrë çokollatë).


Në vend të saj merrni tone dhe nuanca të ngjashme, të cilat i përkasin së njëjtës familje dhe shkojnë shumë mirë së bashku (për shembull: kafe, portokalli dhe jeshile), të cilat e bëjnë veshjen më të gjallë dhe ju bëjnë të dukeni i veshur nga ekspertë të modës. Gjëja më e rëndësishme për t’u mbajtur mend është: ngjyrat nuk kanë nevojë të kombinohen me njëra-tjetrën, kanë nevojë të shkojnë mirë së bashku.

Mos i përzieni dizenjot

Shumë njerëz kanë frikë të kombinojnë ngjyrat, ashtu siç kanë frikë edhe të kombinojnë dizenjot. Për shumë prej jush rregulli i rremë për të veshur vetëm një dizenjo në një veshje është ngulitur thellë në mendje. Por nëse do të vishni një këmishë jeshile me kuadrate dhe një kravatë të verdhë me pika, dihet që do të ngjani si kloun.

Të vendosim rregullin e ri: nga kombinimi dizenjove mund të përftoni një look shumë të sofistikuar dhe modern, por vetëm nëse dini si t’i përzieni së bashku. Mënyra më e mirë është të luani me dizenjot e këmishës dhe kravatës. Ngjyrat në të dyja dizenjot duhet t’i përkasin të njëjtit tonalitet (nuk kanë nevojë të jenë krejtësisht të së njëjtës ngjyrë) dhe një dizenjo duhet të jetë më e hollë se tjetra. Për shembull, merrni një këmishë me vija dhe lidhini një kravatë me kuadrate të hollë nga e njëjta familje ngjyrash.


Manshetat dhe karficat e kravatave janë jashtë mode

ثshtë më se e zakonshme të shoqërizosh elementë të stilit klasik pa dalë jashtë mode. ثshtë një mendim i përgjithshëm së nëse manshetat dhe karficat e kravatës janë artikuj kryesorë veshjeje të meshkujve mbi 50 vjeç, atëherë janë tabu... Kjo mënyrë të menduari mund të jetë e gabuar. Artikujt klasikë të veshjeve dhe aksesorëve i marrin emrat për shkak të aftësisë për t’i rezistuar dekadave dhe asaj për të evoluar me tendencat e modës. Manshetat dhe karficat janë dy shembuj të tillë.

Të vendosim rregullin e ri: asgjë nuk i shton më shumë sofistikim dhe stil kostumit tuaj sesa këta dy aksesorë. Manshetat janë të detyrueshme nëse mëngët e këmishës e kërkojnë, ndërsa karficat janë aksesorë formalë të stilit të lartë. Manshetat janë nga më të ndryshmet: ato dallohen në forma, ngjyra dhe dizajn dhe janë një mënyrë e mirë për të bërë një gërshetim klasik me kostumin tuaj luksoz.


Orët me rrip metalik shkojnë me gjithçka


Orët me rripa argjendi apo çeliku janë zgjedhja më popullore për veshjen e kyçit të dorës. Në fakt ato janë aq popullore sa orët klasike me rripa lëkure. E vërteta duhet thënë se orët me rrip argjendi dhe çeliku janë aksesorë me shkëlqim dhe nëse shkojnë mirë me veshjet e zakonshme dhe ato të punës, nuk duhen veshur me kostume formale apo smoking.
Të vendosim një rregull të ri: investoni në orët me rripa lëkure. ثshtë e vetmja veshje për kyçin e dorës e pranueshme për mbrëmjet formale. Kërkoni për një rrip lëkure të zi dhe do të mund ta kombinoni me sa më shumë veshje të jetë e mundur.

Vishuni mirë


Harrojini ato idetë e vjetra të modës, të cilat i keni ndjekur për vite. Ashtu si moda ndryshon, po ashtu ndryshojnë edhe rregullat e saj. Porositë e modës së sotme janë pak a shumë të shkujdesura, më tolerante. Të dukesh dhe të ndihesh modern do të thotë të shprehësh individualitetin tënd dhe jo të ndjekësh një tendencë të sertë për parimet e të veshurit.

Cdodite​
 
Ku po i gjen keto temat Deliza... Te lezetshme :D

Per te bardhen do kundershtoja, une e vesh shume te bardhen, te pakten tek shapkat/kepucet dhe i kombinoj me rripin dhe canten. (Fiksimi im qe canta, rripi dhe kepucet te kombinohen. Nuk eshte e thene e njejta ngjyre, po te pakten nga e njejta "familje ngjyrash")
 
Ku po i gjen keto temat Deliza... Te lezetshme :D

Per te bardhen do kundershtoja, une e vesh shume te bardhen, te pakten tek shapkat/kepucet dhe i kombinoj me rripin dhe canten. (Fiksimi im qe canta, rripi dhe kepucet te kombinohen. Nuk eshte e thene e njejta ngjyre, po te pakten nga e njejta "familje ngjyrash")

hahaha ke burimin aty anesh :D........po varet pak pastaj edhe nga tipi dhe shija e njeriut se nuk do te thote se pse ka thene nje njeri qe ka profesion moden e se duhet bere fikse ashtu :).thjeshte mendoj se duhen ndjekur si keshilla sa per te mos dal totalisht out dhe ta humbesh busullen e modes :D
Mua per vete me pelqeu ajo keshilla qe mos te behemi skllav i medias qe per fakt te keq e bejme shpesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top