Lauri
Anunnak
Giuseppe Verdi, ndërmendje për romantikun e operas në 202-vjetorin e lindjes
Sot kur njëzëshëm dhe vullnetlirë thërrasim dhe pranojmë atë, Giuseppe Verdi, si një korife i operas italiane dhe botërore, kujtesa do të ishte një prekje e përciptë e ngulmit që rreket të rrok të tashmën e një gjenerate dhe të përgjithmonshmen e një gjenialiteti. Ne i jemi më së shumti mirënjohës aktit të tij krijues. Italia do t’i jetë borxhli, Giuseppe Verdit, atij që nuk i’a ktheu shpinën kurrë, atij që e ngriti me pasion dhe përkushtim vendlindjen e tij në pjedestalin e universit operistik. Mirënjohje dhe respekt për mjeshtrin, lirikun dhe romantikun ngadhnjimtar të shekullit XIX.
[video=youtube;X11tKxJ-5qc]https://www.youtube.com/watch?v=X11tKxJ-5qc[/video]
Në kohën kur kompozonte Traviatën, Verdi ishte në humor të keq. Fliste shumë pak dhe rrinte i mënjanuar orë të tëra në dhomën e tij. Ta lajmëroje për të ngrënë mëngjesin dhe drekën ishte punë e vështirë. Askush nuk guxonte ta thërriste. Një mbrëmje, kur kishte kaluar një gjysme ore nga koha e caktuar për të ngrënë darkë, e shoqja, Xhuzepina, mori guximin që ta thërriste për të ngrënë. Kur u bë gati për të trokitur në derën e dhomës, u tërhoq sepse dëgjoi disa tinguj që mjeshtri po përsëriste në piano. Verdi e përdorte rrallë pianon për të kompozuar, prandaj së shoqes iu duk e çuditshme dhe ndenji prapa derës për t’a dëgjuar. Melodia ishte aq mallëngjyese saqë ajo harroi përse kishte ardhur dhe sytë iu mbushën me lot. Ishte e famshmja: “Lamtumirë o e kaluar”.
Ai kishte një shtëpi në Buseto”, ku kalonte orët më të mira të jetës së tij. - Këtu, - thoshte Verdi, - jam gjithnjë në mes të kafshëve, të atyre kafshëve më të mira që janë me katër këmbë.
A. Vataj

Last edited by a moderator: