Roma-Lazio 1-1, gabon Hernanes, nuk fal Totti

cent

...Lontano
28cioao.jpg
Derbi i pasionit, derbi i rivalitetit të përjetshëm këtë herë përfundon në paqe me Romën dhe Lacion që ndahen në barazim 1-1 pas 3 suksesesh rradhazi të bardhekaltërve, ku po merr gjithnjë e më tepër konturet e një lojtari vendimtar për skuadrën Lorik Cana , i aktivizuar për 90 minuta dhe një prej më të mirëve për skuadrën e Petkovic në sfidën ndërqytetase. Ishte pikërisht Lacio që u duk se do të shkonte drejt një tjetër suksesi në minutën e 16 të takimir kur kaloi në avantazh falë një supergoli të Hernanes që me një goditje të bukur nga distanca nuk i la rrugë shpëtimi Stekelenburg . Gol që meriton notën dhjetë për estetikën por jo sfida e hernanez që pas këtij finalizimi të mrekullueshëm do të provonte një tjetër performancë në kontrast të plotë me atë të pjesës së parë në fillimin e të dytës .

Pas një faulli me dorë të Markionjos pas krosit të Lulic , braziliani pati mundësinë të mbyllte llogaritë nga pika e bardhë e njëmbëdhejtëmetërshit por I hipontizuar nga atmosfera apo pesha e madhe e derbit goditi jashtë për ta lënë mes zhgënjimit të pabesueshëm trajnerin Petkovic dhe tifozët bardhekaltër. Nëse nuk shënon do të pësosh nuk është thjesht një fjalë pasi makthi i Hernanes nuk kishte përfunduar vetëm me humbjen e penalltisë, vetëm 7 minuta më vonë ishte pikërisht ai autori i një faulli brenda zonës ndaj Pjanic duke shkaktuar njëmbëdhjetëmetrëshin në krahun e kundërt, por që këtë herë nuk mund të gabohej nga një ekspert si Francesko Toti që kaloi topin pas Marketit duke barazuar shifrat në 1-1.

20 minutat e fundit Lacio i luajti në inferioritet numerik pas ndëshkimit të Biavës me kartonin e dytë të verdhë dhe në disa raste verdhekuqtë ju afruan për një pe fitores me Lamelën që shpërdori një rast të artë 10 minuta nëga fundi dhe marketin që iu desh të bënte mrekullinë pas një gjuajtje të Totit në minutën e 86 por në fund gjithcka u mbyll në barazim në një derbi që i provoi nga të gjitha, kartona, 11 metësh ritëm dhe tension e për fat të keq dhe përleshjet mes tifozerive me një bilanc paraprak prej 6 personash të therur, një emblemë turpi për ultarsit e të dy kampeve që para ndeshjes u përfshinë në incidenteet e çmendurisë, por ky nuk është futboll..
/BeratiLive
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top