Riparo defektet e lëkurës

braziljania

Anëtar i Nderuar
Për të riparuar defektet e lëkurës dhe sa herë që jemi në krizë për pamjen tonë të jashtme ndiqni recetat e specialistëve. Para së gjithash fjala çelës është peeling...

Eliminimi i qelizave të vdekura i dhuron lëkurës një ngjyrë të bukur dhe mbi të gjitha i lehtëson ajrosjen. Fillojmë nga trupi, duke kujtuar që sidoqoftë peeling është një veprim agresiv ndaj lëkurës ndaj dhe duhet të bëhet në mënyrë të butë dhe delikate. Përsëriteni përsëri në qoftë se e shikoni të arsyeshme por me një distancë prej 8-10 ditësh. Në qoftë se keni pak probleme është i këshillueshëm një pastrues i lehtë që është dhe zbutës. Përdoreni këtë solucion duke e hedhur në një shami teli të cilën pasi të keni lagur trupin ta përdorni në vend të fërkueses së zakonshme.

Në qoftë se lëkura juaj është shumë e tharë, është e nevojshme një kurë më e fortë që të largojë të gjitha qelizat e vdekura. Për këtë rast në fërkuesen prej teli të butë duhet të hidhni një tas të vogël miell misri integral dhe një tas të vogël me miell bajamesh të ëmbla. Më pas vazhdojmë si herën e parë duke e fërkuar lëkurën për një kohë të gjatë por në mënyrë delikate. Do të shikoni që lëkura do të bëhet e butë dhe elastike si kurrë ndonjëherë.

Në qoftë se bëni pjesë tek ato fatlume të pakta të cilat e kanë lëkurën e padëmtuar, i lejoni vetes një banjë të kënaqshme për të pasur një lëkurë kompakte dhe elastike. Hidhni 3 litra qumësht në ujin e ngrohtë të vaskës dhe qëndroni për 20 minuta. Do të shikoni që lëkura juaj do të jetë e butë dhe e këndshme ashtu siç keni ëndërruar gjithmonë.
 
Një sallatë si dekolte

Qafa është një pikë që lihet disi pas dore për sa i përket kujdesit të lëkurës. Atëherë, ja një maskë e jashtëzakonshme: Merrni një sallatë të tërë, lajeni me kujdes dhe grijeni. Më pas aplikojeni sallatën e grirë në të gjithë qafën dhe në pjesën e kraharorit. Mbajeni për 20 minuta. Sallata përmban shumë vitamina dhe është efikase për të gjitha llojet e lëkurës.

Duart në plan të parë

Mos i harroni kurrë. Janë gjithmonë në plan të parë të çdo lloj gjesti që ju mund të bëni. Merrni një patate të patrajtuar, qërojeni, grijeni dhe përdoreni për të mbuluar sipërfaqen e duarve tuaja për të paktën 20 minuta. Ditën tjetër në një enë të gjerë dhe të thellë hidhni një litër qumësht të cilës do ti shtoni gjysmë limoni të shtrydhur. Futini duart në këtë përbërje dhe mbajini 20 minuta duke i masazhuar butësisht gjatë kësaj kohe. Në qoftë se i keni në gjendje të rëndë merrni argjilë përziejeni me pak ujë të pastër për të përfituar një përbërje në formë kremi dhe lyejini duart me të. Mos lani duart tuaja deri kur argjila të jetë thithur krejtësisht nga lëkura.

Në fytyrë bajame dhe ananas

Në qoftë se do të bëjmë peeling në fytyrë ky duhet të jetë shumë i lehtë. Sigurisht që gjithçka varet nga gjendja e lëkurës suaj dhe nga dëshira juaj. Në qoftë se pëlqeni që të reagoni me një farë energjie merrni bajame të ëmbla të grira hollë dhe pastaj bashkojini me aq ujë sa mjafton për të krijuar një maskë kremi. Përbërjen aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar lëkurën por jo për një kohë më të gjatë se sa dy minuta. Më pas lajeni. Në qoftë se lëkura e fytyrës suaj ka vetëm një shtresë mjaft të lehtë qelizash të vdekura, përdorni lëngun e ananasit i cili ka aftësi të mira për të zhvilluar peeling. Kështu pasi të keni shtrydhur një gjysmë ananasi shpërndajeni në të gjithë fytyrën. Mbajeni jo më tepër se 5-6 minuta dhe lajeni fytyrën. Përsëriteni të njëjtën gjë tre javë me radhë duke e aplikuar një herë në javë. Në këtë pikë jeni gati për të përballuar stinën me një lëkurë të bukur dhe të rigjeneruar mirë.


spekter*
 
Shtatë truke të bukurisë që ju bëjnë të dukeni më e re

Të gjithë ne duam që të dukemi pak më të rinj sesa që jemi. Me disa truke të thjeshta, pa shumë mund, nga fytyra juaj do të hiqni disa vjet

Balluket
Balluket e dendura do t’i fshehin rrudhat në ballë dhe do ta largojnë lodhjen nga fytyra juaj. Megjithatë, para se të përcaktoheni për balluke, këshillohuni me stilistin tuaj, ngase ai mund t’ju ndihmojë në këtë drejtim, duke u bazuar në formën e fytyrës dhe karakteristikave të tjera.

Buzëkuqi
Sa më të moshuara që të jeni, duhet aq më shumë t’u ikni nuancave të errëta të buzëkuqit, ngase përndryshe do të dukeni edhe më e moshuar. Nuancat e errëta duhet t’i zëvendësoni me nuanca të gjalla të ngjyrës së kuqe, apo edhe me nuanca të buta të ngjyrës vjollcë.

Theksoni vetullat
Rregulloni vetullat, por kujdes që ato të mos jenë as tepër të holla, e as tepër të trasha. Gjejeni formën e tyre adekuate dhe mbani në formë. Përdorni ‘highlighter’ dhe theksoni vetullat edhe më shumë, në mënyrë që, në vend se vëmendja të përqendrohet te qeskat e syve, të përqendrohet te vetullat e bukura.

Bronzuesi
Në mënyrë që ta përtërini fytyrën dhe t’i jepni asaj freski dhe shkëlqim rinor, përdorni bronzues ‘illuminating’. Qiteni në faqe, mjekër dhe nga të gjitha anët e ballit. Kujdes që të mos përdorni nuancë tepër të errët.

Dhëmbët
Asgjë nuk ju bën që të dukeni më e re, sesa dhëmbët e bardhë dhe buzëqeshja e bukur. Përpos që duhet ta mbani higjienën e përditshme të gojës dhe dhëmbëve, duhet edhe t’i zbardhni dhëmbët herë pas here. Dhëmbët e bardhë heqin deri në dhjetë vjet.

Tufat e flokëve
Ngjyra e flokëve mund të bëj mrekulli. Nuanca adekuate e flokëve, menjëherë na bën që të dukemi më të reja, por ngjyra joadekuate e flokëve mund t’ju bëj që të dukeni më e vjetër. Edhe tufat e flokëve me nuanca më të çelëta, mund t’ua përtërijnë pamjen.

Buzëqeshja
Nuk ekziston asgjë që mund ta përtërijë më shumë pamjen e femrës sesa buzëqeshja e saj diskrete. Për këtë shkak, mos hezitoni që të buzëqeshni, natyrisht jo vend e pavend./kosova-sot

http://www.amitbhawani.com/Images/A/Apply-Make-up.jpg
 
Truku per hunden, si ta zbusim formen

Eshte pikerisht aty ne qender te fytyres tone, dhe nuk mund te bejme asgje per kete: per shume femra hunda eshte shume e rendesishme.

Sot do tju flasim per trukun e saj ne menyren e duhur, qe te zbuse pamjen e saj. Gjeja me e rendesishme eshte drita. Nevojitet te krijoni loje optike, per te devijuar veshtrimin mbi te. Gjithashtu, e rendesishme eshte edhe te perqendroni veshtrimin ne nje pjese tjeter. Shfrytezoni syte per kete qellim. Sigurisht qe ju duhet ta zgjidhni ne harmoni me fytyren. Mos e teproni me makeup-in, ne te kundert do te eleminoni nje difekt duke krijuar nje tjeter, duke u dukur ne kete menyre me qesharake. Cfare ti hunde kemi? Forma eshte e rendesishme per dritehijen. Nese eshte e gjate duhet te erresoni majen me nje fondotinte me te erret per ti dhene efekt me te shkurter, nese eshte me kurriz, me mire celni bazen e vetullave, nese eshte e shtypur, perdorni nje fondotinte me te erret javes saj./burimi: ikubINFO/


1925makeup0305.jpg
 
Makeup, te eleminoni difektet me truk

Difekte dhe njolla ne lekure. Jane te gjitha shenja te cilat truku mund ti mbuloj. Makeup mund te jete nje ndihme e vlefshme sepse fsheh pothuaj te gjitha difektet dhe jep nje pamje natyrale femrave. Kjo teknike quhet camouflage. ka shume persona, viktima te shenjave te ndryshme, qe e aplikojne kete lloj makeup, pasi jo te gjithe kane deshire apo mundesi ekonomike ti nenshtrohen kirurgjise. Camouflage (kamuflazh) eshte me te vertet nje procedur restyling i nje personi.

mg25577,1231943759,models%20without%20makeup%20on.jpg

Ja disa keshilla per te trajtuar difektet primare, por kini kujdes me tonalitet e lekures tuaj.

Ne rastin e prerjeve nuk eshte e thjeshte te mbulohen shenjan mbi te gjitha nese ato jane te thella. Mund te mendoni vetem ti minimizoni ato, aplikoni korrektor ne zonen qe ju intereson, nese shenjat jane ngjyre roze keshillohet nje korrektor ngjyre bezhe. Me pas aplikoni pudren per ta bere uniforme. Herpesi eshte nje problem qe e kane shume njerez. Ju nevojitet ta lini te marre ajer, por nese keni nje takin te rendesishem, perdorni produkte analergjik dhe me tone natyrale dhe evitoni pudren pasi mund te irritoni plagen. Shenjat e syve jane me te thjeshta per tu mbuluar. Ekzistojne korrektore specifik dhe mund ta perdorni me nje penel te vogel. Me pas shtrini fondotinten dhe tampononi zonen qe ju intereson per ta bere sa me uniforme ngjyren./burimi: ikubINFO/
 

Attachments

  • mg25577,1231943759,models%20without%20makeup%20on.jpg
    mg25577,1231943759,models%20without%20makeup%20on.jpg
    199.6 KB · Shikime: 0
Te fshijme njollat e lekures

Nje femer ne kater ka probleme nga hiperpigmentimi( njolla te errta ne lekure) Per ti hequr keto njolla ekzistojne produkte specifike.

Por hapi i pare si gjithmone eshte parandalimi dhe pastertia. Hiperpigmentimi eshte shtimi i pigmentit natyral te lekures, ne nje pjese te vecante te fytyres apo dhe te trupit, ne varesi te fototipit dhe te races, shpjegojne dermatologet. Eshte alteracioni i mekanizmit natyral te melanines, nje pigment i prodhuar nga lekura si nje mbrojtje natyrale kunder rrezeve UV dhe agresioneve te tjera ambjentale, si smogu etj. Melanina eshte e perbere nga qeliza te quajtura melanociti, te karakterizuara nga tentakula qe shtrihen ne polipe. Cdo tentakul arrin qeliza te ndryshme te lekures. Ekzistojne njolla te ndryshme lekurore. Per te parandaluar formacionet e ketyre njollave eshte e rendesishme te evitoni perdorimin e hormonozevendesuese dhe te aplikoni ne menyre te rregullt fotombrojtjen me kremra solar te cilet duhet te permbajne bioksid titani ose oksid zinku. Ndersa ne momentin kur ato jane shfaqur duhet te perdorni nje sere teknikash si: camouflage, terapi farmakologjike, terapi kozmotologjike si dhe trajtime te tjera, si peeling kimik, laser ose dermoabrasion. Per kete qellim jane te rendesishme ritualet baze per pastrimin e fytyres, per tu perseritur ne mengjes dhe ne dark duke perdorur produkte kunder njollave./burimi: ikubINFO/
 
Hilet që fshijnë vitet nga fytyra juaj

Hilet që fshijnë vitet nga fytyra juaj​

Edhe pse thonë se plakjen duhet pranuar me dinjitet dhe të qetë, shumica e femrave dëshirojnë të fshehin së paku ndonjë vit. Ne u zbulojmë pesë sekrete të pamjes rinore

Në gjumë me fytyrë të pastër
Fytyrën duhet pastruar çdo mbrëmje, pa marrë parasysh a keni grim apo jo të vendosur. Me një leckë të lagur me preparat për pastrim (apo ujë të zakonshëm), kaloni nëpër fytyrë dhe pastaj shikojeni leckën dhe do të shihni se sa papastërti ka në fytyrën tuaj. Grimcat e papastërtisë dhe pluhurit nga ajri, djersa të cilën lëkura e nxjerrë jashtë, mblidhen gjatë ditës në sipërfaqen e lëkurës, ndërsa si rezultat është plakja e shpejtë.

KثSHILLث: Mos harroni të pastroni qafën dhe zonën prapa veshëve. Bëjeni këtë ngadalë dhe butë, mos e tërhiqni lëkurën, por ngadalë nga mesi drejt skajeve të fytyrës. Bëni kujdes në lëkurën e ndjeshme rreth syve, sepse aty rrudhat paraqiten më herët se në pjesët e tjera të fytyrës.

Zona e rrudhosur nën sy
E vërteta është e vrazhdë: zona e theksuar e rrudhave përreth syve dhe qeset nën sy, i largon vetëm kirurgjia estetike. Mirëpo, nëse bëhet fjalë për rrudha nën sy pas një nate pa gjumë, për shkak të lodhjes apo stresit, ekzistojnë hile të mira për t’i larguar ato.

KثSHILLث: ثshtë e njohur hileja me qese me çaj të ftohur nga kamomili, që vendoset në vetulla. Rezultati do të jetë po aq i mirë nëse në sy thjeshtë vendosni një leckë të lagur me ujë të akullt. Hileja e dytë kërkon pakëz durim, por jep rezultatet më të mira. Përgatisni qeset me bimë shërues: nga pjesët e mëndafshit apo arni i butë nga pambuku, qepni dy qese të mjaftueshme që të mbulojnë zonën përreth vetullave dhe zonën nën sy. Para se ta qepni skajin e fundit, mbushni qeset me bimë shëruese. Përfundojeni tretmanin duke vendosur në vetulla disa pika të prodhimit për kujdes ndaj syve. I bëni masazh me disa hapa qarkor, posaçërisht në skajet e vrimave të syve.
Hidratimi
Lëkurës së thatë, të përzier dhe të yndyrshme, i nevojitet domosdo uji. ثshtë e nevojshme që çdo ditë të mbani sasinë optimale të ujit në lëkurë. Me kalimin e viteve, ajo bëhet pjesë e pashmangshme e kujdesit, sepse gjëndrat dhjamore më vështirë prodhojnë sebumin (një vaj i lëkurës), ndërsa shtresa sipërfaqësore e lëkurës, e humbë elasticitetin dhe fortësinë. Këto ndryshime duhet të kompensohen me një kujdes të matur, posaçërisht nëse keni lëkurë të thatë, në të cilën gjurmët e kohës shihen më herët dhe më fortë se në lëkurën e yndyrshme dhe të kombinuar.

KثSHILLث: Më e rëndësishmja është që kurrë mos ta filloni ditën pa mbrojtje të plotë, posaçërisht nëse është mot me diell. Mund të ndihmojnë kremrat e tonifikuar për ditë, sepse disa mbajnë edhe mbrojtje nga dielli. Nëse përdorni pudër të lëngshme apo kompakte, përdorni atë me efekt tërheqës.
Zbutni vetullat
Gratë të cilat dikur kanë pranuar modën e ndukjes drastike apo të rruarit e vetullave, sot e paguajnë çmimin: vetullat i kanë të rralluara. اfarë të bëni nëse dëmi tashmë është bërë dhe si të zbusni vetullat pa dëme shtesë?

KثSHILLA: Për vetullat të cilat janë tepër të rralluara, apo fare nuk ekzistojnë, më i miri është grimi gjysmë i qëndrueshëm, veprimi i ngjashëm me tatuazhin, që kryhet në sallone speciale të kozmetikës. ثshtë e mundur që në mënyrë të përkryer të formësoni vetullat, në mënyrë që të duken natyrale, ndërsa rezultati zgjat dy-tre vjet.


kosova-sot
 
Si mund te bej nje make up perfekt per te fshehur defektet

Mungesa e melaninës në zonat e fytyrës bën të mundur që atje të shfaqen njollat të ndryshme.

Korrigjimi i tyre lidhet me homogjenizimin e tyre. Kjo, pasi ato shfaqen në zona të dukshme dhe me ngjyra të ndryshme. Njollat e bardha korrigjohen më lehtë, ndërsa njollat kafe, duan durim. Me pak pudër mund t’i mbulojmë ato. Në fillim duhet të gjejmë zonat më të acaruara, që edhe ndikojnë në mimikën tonë. Më pas nisim t’i mbulojmë ato me një ton të lehtë, në mënyrë që të mos rëndojmë pamjen. Por kujdes! Aplikimi i tonit të fytyrës duhet të jetë uniform, në mënyrë që ai të mos ndikojë në format e fytyrës. Kur njollat janë të errëta evitoni sa të mundni trukun e errët, pasi krijoni kontrast në fytyrë. Mësohuni të ekuilibroni ngjyrat. Njollat e bardha me anë të një peneli ose me gishta dhe mund të evitohen ngjyrat gri ose të akullta, që zvogëlojnë kontrastin.

Në rast se keni shumë puçrra të lehta si shkak i alergjisë, më anë të një toni me ngjyrë të kuqe ose vjollcë, aplikoni lehtë mbi to, në mënyrë që mos shkaktoni acarime ose gjakosje. Evitoni çdo lloj parfumi ose esenca acaruese, sidomos poshtë qafës, afër veshëve, pasi bëhen shkak për infeksione të rënda. Në rast se puçrrat nuk janë të acaruara, atëherë vendosni një ton më të zbehtë se e kuqja, në mënyrë që mos krijohen vija të dukshme që prishin uniformën e fytyrës. E kuqja, nëse ndiqet nga një gri e lehtë, i afrohet ngjyrës natyrale të fytyrës. Deri në këtë pikë, jeni “OK”, por duhet të kini kujdes që korrigjimet të mos jenë të thella, pasi ato prishin imazhin e zakonshëm dhe të tjerët kuptojnë marifetet e tua.

Aknet janë një patologji e zakonshme dhe e dukshme mbi fytyrë. Kur aknet janë në fazën akute, aplikimi i ngjyrave të ndezura është zgjidhja më ideale. Kjo arrihet duke u trukuar në mënyrë sa më uniforme. Në pjesët delikate të fytyrës eliminoni kremin gjatë ditës. Ndërkohë që një masazh i lehtë i fytyrës në mëngjes me kompresa me ujë të ftohtë, do të evitojë ngjyrat artificiale që fiton lëkura në prani të akneve. Megjithatë, me aknet duhet të jeni të kujdesshëm. Kur ato acarohen, mbi to aplikoni vazhdimisht ngjyrat e rekomanduara, sidomos mbi mimikën e fytyrës, pasi atje ato bëhen më të dukshme. Gjatë natës mund të aplikoni krem ose solucion qetësues, në mënyrë që në mëngjes ato të jenë sa më pak të dukshme.
IkubInfo
 
Titulli: Si mund te bej nje make up perfekt per te fshehur defektet

me make up ASNJE MASHKULL NUK TE PUTH ...vetem ajo te vdekurit per.... qe skan pa naiher...
femra sa me e paster dhe e thjesht te jet me e bukur eshte perpara meshkujve
....

te lexosh kto gjera sipas meje eshte humbje kohe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top