Rikthehet Oriana Kurteshi me “Luçia di Lamermoor”

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Rikthehet Oriana Kurteshi me “Luçia di Lamermoor”


Pas një suksesi të madh, në skenat botërore, opera dramatike “Luçia di Lamermoor”, ka ardhur premierë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në Tiranë. Si një bashkëpunim i këtij të fundit, me Teatro del Maggio Fiorentino dhe nën kujdesin e MTKRS, kjo shfaqje zbriti mbrëmë në skenën shqiptare për publikun kryeqytetas. Opera dramatike do të shfaqet edhe sonte e po ashtu në datat 4, 5 dhe 22 nëntor, në kuadër të festimeve “55 vjet Opera”. Për herë të parë të gjithë admiruesit e kësaj muzike do të kenë mundësinë të shijojnë tingujt e magjishëm të një prej mjeshtrave të muzikës botërore, Gaetano Donizetti, ndërkohë që, në të do të interpretojnë disa emra të njohur artishtësh shqiptarë si: Marjana Leka, Ylber Gjini, Vikena Kamenica, Rudi Sata, Armando Lika, Erlind Zeraliu, Kori dhe Orkestra Simfonike e T.K.O.B, si dhe studentë të A.A. Shfaqja vjen nën regjinë e Nicola Zorzit dhe skenografi të Alfredo Troisit, ndërkaq mjeshtër koncertues dhe dirigjent do të jetë Gianluca Martinenghi. Të ftuar në këtë realizim janë Oriana Kurteshi, Francesca Micarelli, Gianluca Terranova, Marco Camastra dhe Cristiano Oliveri. Tek Lucia di Lammemoor e Gaetano Donizetti, përfshihen të gjithë elementët tipikë të Romanticizmit: dashuri e kundërshtuar dhe e pamundur, rivaliteti i papajtueshëm mes familjeve, ndarja me anë të mashtrimit, martesa e detyruar, vrasja, deliri, çmenduria, dhe në fund vdekja në atmosferën e aluçinacioneve. Për të marrë pjesë në këtë premierë në TKOB, ka ardhur edhe sopranoja Oriana Kurteshi, një nga ato soprano që e ka ngritur karrierën e saj pa shumë zhurmë jashtë Shqipërisë.



BallkanWeb
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 22.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 11.1%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.6%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 22.2%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.6%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 22.2%
Back
Top