Rijetëzimi i trashëgimisë

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Në kuadër të mbrojtjes dhe rijetëzimit të trashëgimisë kulturore në vend, duke u fokusuar sidomos në zonat muzeale të Gjirokastrës dhe Beratit, dy prej qendrave me një numër të madh të këtyre objekteve të rëndësisë së veçantë, është mbajtur në kryeqytet një konferencë ndërkombëtare.

Në të janë paraqitur edhe rezultatet e projektit “Revato”, të financuar nga Bashkimi Europian dhe të implementuar nga Fondacioni “Gjirokastra”, i cili ka patur si qëllim diagnostikimin dhe zgjidhjen e një sërë problemesh dhe sfidash të lidhura ngushtë me trashëgiminë kulturore, regjistrimin e saj dhe rolin e qytetarit në mbrojtjen dhe rijetëzimin e këtyre objekteve.

Sadi Petrela, drejtor i fondacionit “Gjirokastra”, theksoi: “Berati dhe Gjirokastra kanë rreth 1000 monumente kulture që janë në pronësi private. Ato përbëjnë zemrën e këtyre qyteteve dhe vitete e fundit vuajnë një sërë problemesh. Ne jemi munduar të adresojmë disa prej tyre. I kemi regjistruar në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.”

Sipas projektit, ndërtimet historike, monumente të kulturës në zonën e Gjirokastrës, arrijnë një vlerë rreth 58 milionë euro, ndërsa ato në zonën e Beratit kapin shifrat e rreth 20 milionë e 500 mijë eurove. Në konferencën e organizuar u miratua edhe një rezolutë e cila kërkon ndërhyrjen e menjëhershme në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si vlerë e identitetit kombëtar, por edhe atij europian.

Gjithashtu u theksua nevoja për menaxhimin e saj sipas standarteve më të mira botërore, për ta kthyer edhe në një burim për punësim dhe zhvillim.

/ Top Channel
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 16.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 16.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 8.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 25.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 16.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 16.7%
Back
Top