Riafirmimi i sindikalizmit

ReNdEx

Interist Forever
Staf në FV.AL
Mod
46899_8.jpg


Gjatë diskutimeve të pafundme për rrugët që duhen ndjekur nga vendet e Ballkanit Perëndimor drejt përafrimit me Bashkimin Europian, nuk mund të mos dallohet edhe përpjekja e përgjithshme për të synuar vlera të vërteta të kombeve të qytetëruara, çka nuk mund të arrihet pa respekt dhe tolerancë. Në këtë kuadër dëgjohen, veç të tjerash, edhe interpretime që lindin si përgjigje të pyetjeve, se cilat do të ishin vlera ‘të drejta’, cilat do të ishin madje vlera ‘lidhëse’, ndonëse shpesh të ndara këto nga njëra–tjetra jo vetëm midis kulturave, por dhe midis njerëzve. Ndërkohë që, edhe nëse ka një interes të përbashkët për ekzistencën e vlerave lidhëse, me këtë ende nuk është e sigurt nëse të gjithë janë të një mendjeje për fushat ku duhet të bazohen këto rregulla. Veçse, një mirëkuptim mbi këto rregulla nënkupton mirëkuptim për materiet që rregullohen atje ku kjo nuk ekziston nuk është për t’u pritur mbi një rregull diskursi të orientuar nga rezultatet.
Edhe në Shqipëri është tentuar t’u jepet hapësirë diskutimeve të tilla, veçanërisht viteve të fundit, kur është pretenduar të materializohen sa më shpejt objektivat e parashikuara në Marrëveshjen e Stabilizimit dhe Asociimit me Bashkimin Europian. Sesa e mjaftueshme dhe e efektshme ka qenë kjo hapësirë, vlerësimet plotësisht pozitive do të thoshin të gënjeje veten dhe, njëherazi, të tjerët të vazhdonin të të linin jashtë kolektivitetit të tyre me kërkesa të përparuara. Sidoqoftë, mirëkuptimi mbetet i domosdoshëm përgjithësisht, sidomos për rastin e komuniteteve politike dhe të grupeve të tjera, si: shoqatat, grupimet e interesit, e të tjera. Mirëkuptimi mbetet i domosdoshëm veçanërisht, kur këto komunitete, organe shtetërore dhe grupe të ndryshme nuk japin rrugëdalje, ose e japin atë në kurriz të bashkësive të njerëzve të thjeshtë, punëtorëve dhe familjeve të tyre që mund të bëhen më lehtësisht viktima të shkeljeve të të drejtave të veta. Këtu nis të orientohet vëmendja nga veprimtaria e sindikatave, niveli i të cilave përcakton në masë të konsiderueshme kushtin e çdo shteti aplikues për anëtarësim në BE, që të respektohet liria, demokracia dhe shtetësia e së drejtës, të cilat janë parime bazë për të tëra vendet anëtare të Bashkimit Europian së bashku.
Të gjitha këto dolën në pah veçanërisht gjatë tremujorit të fundit të këtij viti në një zonë krommbajtëse të verilindjes së vendit tonë. Të përfshirë në tubime dhe greva urie, në lista borxhesh nëpër dyqane me ushqimet më elementare dhe në braktisje të mësimit nëpër shkolla, rreth 700 minatorë me familjet e veta në Bulqizë ngritën më në fund zërin për të kërkuar zbatimin e një marrëveshjeje kolektive të tyre me një kompani të huaj, një apo dykombëshe, që prej vitesh administron cenueshëm pasuritë nëntokësore të qytetit të Bulqizës dhe rrethinave të tij. Pas tre muajsh largimi prej galerive deri në përsëritjen e akteve sublime që rrezikonte jetët e tyre, ata detyruan përfaqësuesit e asaj kompanie që të firmosnin kërkesat e drejta dhe ligjore të minatorëve, duke shpresuar që të sigurohej kështu edhe perspektiva e punësimit, sikurse edhe shfrytëzimi i mëtejshëm i fryteve të një pasurie kombëtare. Në këtë kuptim, rezistenca e punëtorëve të Bulqizës meritonte vëmendje më të madhe të krejt shoqërisë shqiptare, e cila duhet të jetë më e ndjeshme gjithashtu ndaj luftës kundër kriminalitetit dhe korrupsionit, që dukshëm dhe shqetësueshëm ka munguar për ndërprerjen dhe dënimin e shfrytëzimit kontrabandë të mjaft galerive të kësaj zone minerare.
Por, ajo që në një masë të madhe mundësoi dhe ‘vulosi’ suksesin e minatorëve është pa dyshim uniteti i tyre rreth një sindikate zonale e mbështetur dhe drejtuar pa ndërprerje nga një federatë profesionesh dhe, më tej akoma, nga një konfederatë me shtrirje aktiviteti në përmasat e gjithë vendit. Pas 20 vjetësh qysh nga koha e grevave të Valiasit, ky zinxhir militimesh për respektim të disa lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, si edhe të disa të drejtave bazë të punësimit, me rezistencën dhe konsekuencën për plotësimin e kërkesave paraqiti riafirmimin në Shqipëri të sindikalizmit. Kjo spikati jo vetëm në mos zmbrapsjen e punëtorëve dhe të përfaqësuesve sindikalistë përpara kërcënimeve të kompanisë punëmarrëse dhe indiferencës shtetërore, por edhe në deklarimin e tyre për të qenë të vendosur kurdoherë në mbrojtje të interesave të punëtorëve. Sipas një parashikimi të arsyeshëm, kjo nënkupton edhe besimin e punonjësve të tjerë në të gjithë vendin që këtej e tutje mund të arrijnë plotësimin e kërkesave të tyre të drejta dhe të ligjshme, nëse përafrohen rreth sindikatave, ose së paku rreth Konfederatës përkatëse, e cila u tregua mjaft aktive në rastin e Bulqizës.
Njëherazi, riafirmimi i Sindikalizmit shqiptar hap shtigje edhe drejt ndërkombëtarizimit të problemeve të lindura në fushën e punës dhe arrogancës së qeverisë vendase, për të mos u dhënë zgjidhje këtyre problemeve mbi bazën e legjislacionit lokal dhe atij multinacional të ratifikuar nga Republika e Shqipërisë, siç janë për shembull disa konventa të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), anëtar i të cilës është edhe shteti shqiptar. Një pasqyrë e dokumenteve të hartuara dhe të publikuara nga trupat mbikëqyrës të ILO–s dhe të disa organizatave rajonale, ndoshta do ta vinte lexuesin në mëdyshje për rezultatet e arritura në plan të gjerë ndërkombëtar. Sepse, vërtet që ka shumë raste të përmirësimit, ndonjëherë me ndikim vetëm te një grup njerëzish, ndonjëherë edhe që i sjellin dobi një popullate të tërë. Por, megjithëkëtë, raportet e trupave mbikëqyrës dokumentojnë vazhdimësinë e vështirësive serioze në sigurimin e respektimit të plotë të konventave ndërkombëtare të fushës dhe në rastet e shumta ndaj të cilave organizatat profesioniste (sidomos sindikatat) ftojnë ILO–n dhe organizma rajonalë që të ndihmojnë në ballafaqimin me situata të tilla. اfarë përfundimesh duhen nxjerrë nga këto sinjale konfliktuoze, që vijnë shumë shqetësueshëm edhe nga Shqipëria, me probleme të madhësive jo të njëjta?
Ndikimi i aktiviteteve të krijimit të standardeve të përcaktuara dhe pranuara jo vetëm nga organizatat ndërkombëtare dhe rajonale në fushën e punësimit, por edhe nga shtetet që kanë aderuar në këto organizata ka qenë pa dyshim më i madh sesa efekti i secilës nga pjesët e veçanta të këtij aktiviteti. Diskutimi i pareshtur në procesin e hartimit të standardeve, në shqyrtimin e ndikimit të tyre dhe në dialogun kritik në nivele të ndryshme të mbikëqyrjes, në përgjithësi dhe në plot vende ka ndihmuar përcaktimin e qasjes së koncepteve që i mishërojnë ato dhe kanë lënë gjurmë te krijuesit e politikave të punësimit në nivel kombëtar. Ky konkluzion del nga kundrimi i evoluimit të legjislacionit social për periudha të gjata kohore. Ndërkohë që vazhdon të mbetet një çështje jetike që standardet e përftuara ndërkombëtarisht deri tani të gëzojnë gjithmonë e më shumë përkrahjen përmbajtjesore të bashkësive edhe në vende të tilla, si Shqipëria. Veçse është e domosdoshme të pohohet, se kjo mund të arrihet më së shumti nëpërmjet një sindikalizmi jo inekzistent, por serioz në përmbushjen e misionit të vet, i cili bën edhe brenda, edhe jashtë përmasave të shtetit “paraqitjen logjike” të fakteve rreth shkeljeve të ndryshme, për ta shfaqur më të kuptueshëm dhe të pranueshëm sfondin njohës: vlerat janë në fund të fundit një çështje besimi.
(Gsh/Balkanweb.com)

NGA: ILIR DHIMA
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top