Rekord olimpik në 100 metra me pengesa

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Sally Pearson i përmbushi parashikimet duke fituar medaljen e artë në finalen e 100 metrave me pengesa për femra duke vendosur madje edhe një rekord të ri olimpik.

Atletja australiane e preu e para finishin me kohën 12.35, duke lënë pas vetëm me dy të qindtat amerikanen Dawn Harper, e cila fitoi medaljen e argjendtë.

E treta e mbylli garën një tjetër amerikane. Kellie Wells fitoi medaljen e bronztë me kohën 12.48.

Kërcim së larti – Ivan Ukhov ka fituar medaljen e artë në kërcimin së larti për meshkuj. Rusi zuri vendin e parë pasi kaloi 2.38 metra, vetëm 1 centimetër më pak se rekordi olimpik.

Medalja e argjendtë shkoi për amerikanin Erik Kynard me 2.33 dhe bronzi shkoi për 3 atletë: Mutaz Essa Brashim (Katar), Derek Drouin (Kanada) dhe Robert Grabarz (Britania e Madhe).

Të tre këta atletë kërcyen 2.29 metra.

1500 metra – Taoufik Makhloufi fitoi medaljen e artë në një garë shumë emocionuese duke lënë pas atletët dominues të këtyre distancave, kenianët.

3.34.08 ishte koha e regjistruar nga atleti algjerian.

Amerikani Leonel Manzano fitoi medaljen e argjendit, ndërsa marokeni Abdalaati Iguider fitoi medaljen e bronzit.

Hedhje disku – Gjermani Robert Harting mori medaljen me 68.27 metra.

Në vendin e dytë u rendit iraniani Ehsan Hadadi me 68.18 metra. Kjo është medalja e parë olimpike e argjendit për Iranin.

Kampioni në fuqi i kësaj gare, Gerd Kanter nga Estonia, u mjaftua me vendin e tretë pasi rezultati i tij ishte 68.03 metra.

Peshëngritje - Iraniani Behdad Salimikordasiabi fitoi arin në peshëngritje në peshën super të rëndë. 23-vjeçari ngriti në stilin e shkëputjes 208 kg, në atë të shtytjes 247 kg dhe 455 në dygarësh.

Medaljen e argjendtë në këtë kategori e fitoi bashkëkombasi i tij Sajjad Hamlabad, ndërsa bronzin e fitoi rusi Ruslan Albegov.


tch
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top