Rehn kërkon bashkëpunimin e Serbisë për vendosjen e EULEX-it

Ado

FISEBILIL-LAH
Komisari evropian për Zgjerim, Olli Rehn ka deklaruar të enjten në Bruksel se është shumë e rëndësishme që Serbia të jetë konstruktive dhe të ndihmojë që misioni EULEX të vendoset në tërë territorin e Kosovës.

Rehn ka thënë se misioni EULEX është realitet dhe se qeveria e Serbisë duhet të bashkëpunojë për vendosjen e tij.

“Pas votimit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së - rezultati i të cilit nuk ishte befasi - tash është e rëndësishme që të gjithë të punojmë për krijimin e stabilitetit rajonal dhe për forcimin e sundimi i ligjit në Kosovë dhe rajon”, ka thënë Rehn.

“Mu për këtë shkak është e rëndësishme që të gjithë, përfshirë këtu edhe qeverinë e Serbisë, të punojnë që vendosja e misionit të EULEX-it në Kosovë të jetë e suksesshme”, ka shtuar ai.

Pas një takimi me zv/kryeministrin serb, Mllagjan Dinkiq, Rehn ka thënë se vendimi i Beogradit për ta implementuar Marrëveshjen me BE-në është i mirë për Serbinë. Ai ka thënë se zbatimi i kësaj marrëveshjeje do t’i mundësojë Serbisë të marrë përvojë dhe t’i afrohet BE-së dhe se mund të pritet që Serbia të bëhet kandidat për anëtarësim qysh në vitin 2009. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top