Regjimi i një lëkure të bukur

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Regjimi i një lëkure të bukur

Ta lëmosh së jashtmi lëkurën, nuk është si të përkujdesesh për të së brendshmi. Rekomandohet regjim i veçantë i të ushqyeri për lloje të ndryshme lëkurash.Kam lëkurë të thatë
Kremrat nuk mjaftojnë gjithmonë për ta përmirësuar lëkurën e thatë. Hidratimi është mënyra më e mirë, pra të marrësh dhe të ruash ujin nën një shtresë lipidesh. Në këtë moment luajnë rol të rëndësishëm dy acide të yndyrshme: omega 3 dhe 4. Të parët aktivizojnë qarkullimin dhe sigurojnë elasticitetin e venave, ndërsa të dytët e bëjnë lëkurën të papërshkueshme. Ku t’i gjesh? Pikë së pari te peshku i deteve të ftohta (salmoni, trofta, toni, sardelja etj).
Kam lëkurë të yndyrshme
Nëse sekrecioni arrin deri aty sa të shkaktojë akne, mund ta marrësh edhe në formë medikamenti zinkun. Por për të pakësuar shkëlqimin e yndyrshëm në ballë ose në hundë, për shembull, këshillohet një meny e pasur me fruta deti, peshk, mëlçi, biftek, por edhe të verdhë veze. Kujdes: të konsumuara gjatë të njëjtit vakt, soja, misri dhe buka bllokojnë thithjen e zinkut. B6 konsiderohet si një nga vitaminat më interesante për lëkurë të yndyrshme.
foto-1lemimi.jpg
Lëkurë e zbehtë
Nëse keni një lodhje të shoqëruar me rënie flokësh dhe të kujtesës, vështirësi të përqendrimit, thyerje të thonjve... drejtohuni në një laborator për të bërë analizat e gjakut: ndoshta duhet të merrni hekur me kapsula. Përpara se të arrini atje, përpiquni ta përmirësoni shëndetin e lëkurës, duke konsumuar mish të kuq, mëlçi, midhje dhe guaska, bizele të bardha dhe thjerrëza. Evitoni çajin ose kafen gjatë të njëjtit vakt, sepse këto pije pengojnë thithjen e përbërësit hekur.
Kam çehre të zymtë
Për të favorizuar eliminimin e qelizave të vdekura, këshillohet përdorimi i një produkti micro-peelind me acide frutash. Për të kënaqur nevojat me antioksidantë, që janë të shumta te duhanpirësit, rekomandohet një orgji frutash dhe perimesh.
Lëkura ime plaket
Asgjë nuk mund ta ndalë kohën, por duke e rregulluar orën sipas kohës mesdhetare, mund të shpresosh që ta shtysh afatin e rrudhave. Për ta mbajtur veten mirë, përdorni fruta dhe perime, vaj ulliri dhe vezë. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top