Rama,Tenton Manipulimin e zgjedhjes se ti ne krye te PS

redi-

Anëtar i Respektuar
Vetëm pak ditë përpara mbledhjes së kongresit të jashtëzakonshëm të socialistëve, Edi Rama i cili do të rikandidojë për të rimarrë postin e kryetarit të selisë rozë, tenton të bëjë manipulime për ta rifituar këtë pozicion. Gazeta “Panorama” ka publikuar në numrin e sotëm një shkresë që kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Socialiste Genc Gjoncaj, i ka dërguar sekretarëve të PS në rrethe të dhëna për listën e anëtarësisë, e cila do të marrë pjesë në zgjedhjen e kryetarit të Partisë sipas parimitm një anëtar një votë.
Në të njejtën shkresë zyrtare që mban firmën e Gjoncajt bëhet kërkesë për marrjen e informacionit mbi emrat e komisionereve që do të marrin pjesë në procesin e votimit. Shkresa është një shkelje e dukshme që i bëhet procedurave për zgjedhjet brenda partisë pasi ajo është hartuar dhe më pas, shpërndarë pa u zhvilluar më parë mbledhja e Komisionit zgjedhor të PS, ndërkohë që kodi zgjedhor i Partisë Socialiste e përcakton qartë nisjen e shkresave të tilla, vetëm pasi mblidhet ky komision, atëherë nis dhe puna për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore.
Gazeta “Panorama” zbulon të tjera kompromentime që kryesocialisti Rama po tenton t’i bëjë këtyre zgjedhjeve, duke kërkuar me çdo kusht rizgjdhjen e tij pas ndërprerjes së mandatit që erdhi si pasojë e humbjes së PS në zgjedhjet e 28 qershorit. Kështu, gazeta ka arritur të zbulojë se kryetari i Komisionit zgjedhor në PS Genc Gjoncaj është i punësuar në Bashkinë e Tiranës, çka e kompromenton procesin për zgjedhjen e kryetarit. Gjoncaj do të ketë kompetencën për administrimin e të gjithë porcesit zgjedhor dhe fakti që ai është i punësuar në institucionin që drejtohet nga Rama lë shumë vend për dyshime, që ky proces do të jetë i ndershëm dhe i pamanipulueshëm.
 

Attachments

  • edivin rama.jpg
    edivin rama.jpg
    2.9 KB · Shikime: 16

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top