Rama “shuplakë” Ivanovit: Bashkimi i shqiptarëve, “amanet” i Skënderbeut!

legjenda

Tetova
Përmes postimit të rubrikës së tij Amarcord, Kryeministri Rama ka zgjedhur figurën e Skënderbeut për të iu përgjigjur Maqedonisë.

Duke qenë se më 2 Mars përkujtohet Lidhja e Lezhës, Rama thekson se kjo datë na kujton solidaritetin dhe shtetformimin e shqiptarëve.

“Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve”, shkruan Rama. Express

Postimi i plotë:

AMARCORD

Kjo gravurë, nxjerrë prej një botimi të moçëm hagjiografik mbi Skënderbeun, e paraqet heroin kombëtar të shqiptarëve me shëmbëlltyrën e një princi te të 40-tat, atë mot, 1444, 2 marsi i të cilit, falë Lidhjes së Lezhës, u bë pararendësi i paqtimit, solidaritetit dhe shtetformimit mes shqiptarëve.

Gjykatorja e historisë e ka thënë tashmë fjalën e saj mbi vlerën e një të tillë përbashkimi për shpëtimin e të drejtave të shqiptarëve, sikundër sot, historia e gjykatoreve të njollosura dëfton urgjencën për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve
screenshot-3_1488482988-8307363.jpg
http://ina-online.net
 
E paska mbyte fare :esp::esp:

Keshtu kemi ca momente ne kur fillojme e bejme pordhe te medha qe nuk naj ze as bytha. Ec e sanoje pastaj qarjet qe ka shkaktuar pordha.

Ne realitet, ne kushtet e mundesive qe kane dhene keto tre dekada, Shqiperia do ishte ndryshe dhe pastaj me nje Shqiperi ndryshe edhe shqipet per rreth do ishin pak me ndryshe.

Kshu si jemi bere, them te drejten, fqinjet tane se rruajn per ne. :viol:
 
Pergjigja e rames me pelqen.
Edhe pse edi e ka bere per reklame dicka te tille dhe e di ai vete qe bashkimi i shqiptareve eshte utopi.
 
une si shqiptare i maqedonise e falemonderoj shum edi rama per reagim apo shtet shqiptar kurse kosova aspak nuk ka bere reagim
 
Pas vendimit të presidenti të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, i cili refuzoi t'i jepte mandatin kreut të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë pasuar reagime të shumta edhe nga krerët e Shqipërisë.

Kundër deklaratës së Ivanovit, së fundmi ka reaguar edhe princi Leka, i cili ka thënë se shqiptarët e Maqedonisë nuk janë vetëm.

"E ndjekim me kujdes të veçantë situatën në Maqedoni. Jemi të tronditur nga shpërthimet ksenofobike që burojnë nga institucionet e shtetit që jo vetëm nuk i ngjajnë një shteti multietnik, por nuk përkojnë as me kohën në të cilën jetojmë.

Shqiptarët si gjithmonë gjuhës së ksenofobisë i janë përgjigjur me maturi.

Kjo cilësi ka bërë që shqiptarët t'i përballojnë vuajtjet shekullore si pasojë e padrejtësive historike. Tani shqiptarët nuk janë vetëm, janë krah më krah me botën e qytetëruar e progresive dhe japin kontributin e tyre pozitiv në ndërtimin e paqes dhe zhvillimit.

ثshtë iluzion të pritet që shqiptarët të heqin dorë nga vlerat identitare e kulturore, varësisht nga shteti që jetojnë.

ثshtë iluzion të mendohet se shqiptarët janë të ndarë sipas kufinjve gjeografikë.

Ne jemi një komb dhe si i tillë kontribuojmë në Evropën multikulturore!", ka thënë Princ Leka.
images_1488531064-1914229.jpg
 
Shqiptarët e Maqedonisë aktualisht ndodhet në një prej fazave më të rënda të ekzistencës së tyre kombëtare, por përkundër kësaj, ata kanë dalë në protestë për ta mbrojtur Turqinë ngë Parlamenti Europian. Bashkombasit tanë në Shkup, në vend se të protestojnë për të dretat e tyre, ata kanë protestuar “kundër shpifjes së Turqia ka bërë gjenocid ndaj armenëve”.

Shqiptarët, turqit e boshnjakët asnjëherë nuk do të përkrahin pretendimet se ndaj armenëve është bërë gjenocid gjatë luftimeve të vitit 1915. Ky ka qenë mesazhi kryesor i dhënë në protestën e organizuar sot në sheshin para xhamisë së Murat Pashës në Shkup, raporton SHENJA.

Protestuesit kanë mbajtur në duar transparente dhe kanë brohoritur parulla, ndër të tjera: Mos e harroni Bosnjën dhe Kosovën!, Mjaft me gënjeshtra!, Mos na e zhdukni historinë njëmijëvjeçare!,

“Turqit, shqiptarët, boshnjakët asnjëherë nuk do ta përkrahin këtë shpifje dhe do ta mbështesin shtetin vëlla, Turqinë. Me pranimin e ‘gjenocidit’, ju nuk do të kontribuoni për paqe, por do ta nxisni përçarje. Apelojmë që të gjithë të jeni në anën e paqes”, ka deklaruar Qazim Zejnulla.

Gjatë protestës është dënuar qëndrimi i Papës, Parlamentit Evropian dhe të disa shteteve rreth kësaj çështjeje. ثshtë theksuar se me anë të shpikjes së “gjenocidit” po synohet që të keqpërdoret tragjedia e njerëzve.

Sipas portalit Almakos, i cili duket se është në anën e këtyre protestuesve, “kjo protestë në Shkup është në frymën e kundërshtimit të gjerë që po i bëhet tendencës së disa shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare që luftimet ndërmjet ushtarëve osmanë dhe armenëve t’i cilësojnë së gjenocid”

Qëndrimi zyrtar i Turqisë është që kjo çështje t’i lihet në dorë historianëve e të mos shfrytëzohet për fushatë politike kundër shtetit turk dhe historisë së vendit, vazhdon më tej shkrimi i këtij portal.

“Pikërisht këtë mesazh e kanë dhënë edhe protestuesit në Shkup, të cilët kanë bërë thirrje që ko ngjarje të trajtohet nga historiografia e jo nga politikanët”, shkruan Almakos.
lajme-tubimi-armen-308043162-797645277.jpg
 
Mua me pelqeu pergjigja e Mesiles...edhe pse e kam antipati si personazh....foli ate qe duhej.
Rama i ka fiksim keto fiction....


“Republika e Maqedonisë prej sot nuk egziston më. Fundin e saj e ka nënshkruar vetë Presidenti me i turpshëm ne historinë e këtij shteti të sajuar, Gjorgje Ivanov.

Me nje akt antikushtetues shpalli armik gjysmen e popullsise se ketij vendi laboratorik, ku nuk dihet ende se si mendojne te bashkejetojne 2000 vitet e ardhshme.

Sot shqiptaret e ish Republikes Jugoslllave te Maqedonise kane dy rruge: ose Sot shpallin mevetësine dhe ne te gjithe ndihmojme me te gjitha menyrat qe ata ta sigurojne ate, ose te shkarkojne Presidentin e lige te laboratorit ku po i shtrengojne te jetojne.

Për një pakt të madh mbarëkombëtar

Ne shqiptaret kemi vetem nje mundesi mbijetese në këtë vend ku na vuri Zoti dhe s’duhet te kemi asnjë kompleks ta themi.. të shtrëngojme duart me njeri-tjetrin e të ecim bashkë drejt nje shteti te vetem…

Sepse kemi Veç nje Atdhe”
 
Epo mire na e bejne, se qeveria shqiptare ishte e nder te parat qe e njohu Maqedonine kur ajo shpalli pavaresine....!

Darius
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top