Rama shiste ikona te vjedhura në Paris

Lauri

Anunnak
Beteja për ikonat ka marrë formën e saj më të egër, mes një grupi koleksionistësh me pushtet dhe një koleksionisti të apasionuar, i cili i ka ruajtur ato për më shumë se 20 vjet në banesën e tij.

Thimio po vuan në burg hakmarrjen e grupit të koleksionistëve të pushtetit. Në krye të këtij grupi është vetë Kryeministri Rama, ndërsa pjesë e tij janë Koço Kokëdhima, Tare, Lame dhe Shkreli. Dashuria e koleksionistëve të pushtetit me ikonat e vjedhura është një histori e vjetër dhe që daton shumë vite më parë.

Ish-Kryeministri dhe kryetari i PS, Nano, gjatë një deklaratë të bërë shumë vite më parë, duke shpjeguar se ku e kishte gjetur Ramën për ta bërë ministër Kulture u përgjigj. “Ramën e gjeta në Paris tek shëtiste me thonj të paprerë dhe shiste ikona të vjedhura”. Kjo është akuza e ish-Kryeministrit Nano, që nuk është mohuar asnjëherë nga Rama. Pasioni i Ramës për ikonat e vjedhura është e vjetër, të paktën që në vitin 1998.

Kur bëhet fjalë për tregtim të ikonave të vjedhura sikurse dëshmonte Nano për Ramën, atëherë kemi të bëjmë me një trafik të pastër të këtyre veprave të artit. Si një trafikant i vjetër i këtyre ikonave të vjedhura, Rama e ka ditur shumë vlerën e këtij thesari që dispononte koleksionisti Thimio. Vetë ky i fundit ka kërkuar disa herë, që ta takojë gjatë kohës që ishte ministër Kulture për t’i kërkuar hapjen e një muzeu, ku të strehonte këto ikona të lashta, dhe Rama sikurse dëshmon edhe bashkëshortja e tij, pavarësisht se na njihte nuk na ndihmoi asnjëherë.

Rama nuk ka dashur që të ruhen këto ikona në muze, por që t’i përvetësojë. Ndërsa, Rama na rezulton një trafikant i veprave të artit, Kokëdhima, miku i tij i kudogjendur, rezulton të jetë një koleksionist, i cili sikurse e pohon dhe vetë, ka rreth 1 mijë vepra të tilla të koleksionuara. Edhe ky është një njohës i mirë i koleksionistit Thimio. Edhe ai ashtu sikurse Rama e di shumë mirë vlerën e thesarit të këtyre veprave që dispononte Thimio.

Një tjetër koleksionist rezulton të jetë edhe Lame, i cili çuditërisht ka ndryshuar mendimin e tij rrethn Thimios, nga ai që deklaronte më parë, rreth veprave që ai kishte koleksionuar ndër vite. Nuk janë jashtë këtij rrethi koleksionistësh edhe Tare, për të cilin ka akuza të forta për një trafik të ngjashëm të këtyre veprave, ndërsa ai ishte drejtor i Butrintit.

Edhe bashkëshortja e Thimios në përgjigje të akuzave të Tares u shpreh për RD” se, Tare duhet të shohë mirë çka bërë me Butrintin”. Kemi të bëjmë me një grup koleksionistësh me pushtet, të cilët duhet të japin përgjigje sot, se ku kanë shkuar plot 600 vepra të koleksionistit Thimio, që i janë marrë në shtëpi dhe mungojnë në Galerinë e Arteve.

burimi:
Rama shiste ikona te vjedhura n
 
Titulli: Rama shiste ikona te vjedhura në Paris

Rama te mos shes shqiperin se per koleksione edhe per veprat e tij tashme eshte i njohur ,u pa se ne shqiperi me kollaj i blen 200 000 vota se sa gjen vend per te parkuar makinen...
 
Titulli: Rama shiste ikona te vjedhura në Paris

Gjergjin e njoh personalisht dhe është me vërtetë një njeri i apasionuar.Problemi është tek marrja në pronësi e këtyre veprave.Meqënse e njoh di të them me bindje të plotë që ai nuk është hajdut,por është një blerës i këtyre veprave nga hajdutë të ndryshëm.Nuk e di si funksionon ligji për këtë pjesë por me aq sa kam njohuri një koleksionist duhet të mbajë rregjistër dhe të faturojë blerjen,të shënojë identitetin e shitësit,dhe datën e blerjes të veprës.Veprat e koleksionit të tij normalisht nuk janë të trashëguara prandaj automatikisht ai quhet në mos vjedhës,bashkëpunëtor në vjedhje.Një skandal i madh me vepra të tilla antike kryesisht kishtare kish ndodhur në Rusi.Një punonjëse e muzeut të Moskës në bashkëpunim me bashkëshortin edhe djalin vidhnin objekte dhe i shisnin tek dyqanet e pengjeve.Ai që blinte objektin shënonte shitësin e saj dhe nëse kishte dyshim që këto vepra ishin të vjedhura atëherë automatikisht duhet të denonconte shitësin në polici.Kjo ndodhi me drejtuesen e muzeut të Moskës dhe pasi u denoncuan nga blerësi përfunduan në burg.Dua të them që në asnjë moment Gjergji nuk e ka bërë këtë gjë.Duhet thënë gjithashtu që në mënyrë absurde objekte që ishin vjedhur në kisha të ndryshme katalogoheshin nga institucionet përkatëse si prona të këtij njeriu.Që në zanafillë koleksionistët në këtë vend punojnë gabim dhe ligjërisht duhet të paguajnë pasojat.Këtu nuk hyn vetëm Gjergji por edhe Lame,Tare,Kokëdhima,dhe vetë Rama.Këta të tjerët sot janë pushteti,dje nuk ishin.Kur njiheshin si koleksionistë të tillë pse nuk u kontrollua koleksioni i tyre?Prandaj, Gjergjit nuk po i vidhet gjë ,fundja edhe ai në një formë i kishte vjedhur këto objekte.
 
Titulli: Rama shiste ikona te vjedhura në Paris

Po cfare "operacioni", ky Thimo ka kaq vjet qe del publikisht dhe thote se per veprat qe ka grumbulluar i duhet nje muze, shikoni ketu ne link Gjergji Thimo/ Koleksionisti q

Tani, une nuk them se eshte e drejte qe veprat e artit ti mbante Thimo ne shtepine e vet dhe me gezon fakti qe jane kthyer ne shtet, por te mos na e shesin per mega operacion, se ky eshte kulmi!!!

Mashtruesa te kalibrit te papare, nga Rama dhe Tahiri.
 
Titulli: Rama shiste ikona te vjedhura në Paris

Politike shqipesh pfffffffffffffffff

Jo po Rama e pinte cicin kur ishte bebush :sdi: madje mbaje mend une se nja dy hera ka lagur brekushet ;)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top