Rama premton: Stadiumi ri në Vlorë, për 4 vjet

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Rama premton: Stadiumi ri në Vlorë, për 4 vjet

stadiumvlore.jpg


Një tjetër kopleks modern do t’i shtohet kolazhit të stadiumeve të rikonstruktuara apo të ndërtuara në vendin tonë. Bëhet fjalë për stadiumin e qytetit të Vlorës. Premtimin e ka bërë Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili gjatë një vizite në qytetin bregdetar, inspektoi infrastrukturën sportive në shoqërinë e kryebashkiakut, Dritan Leli dhe presidentit të Flamurtarit, Sinan Idrizi.

Në fjalën e tij, kreu i ekzekutivit u zotua se stadiumi i ri do të ndërtohet brenda 4 viteve. Ky stadium do të ndërtohet mbi rrënojat e atij ekzistues dhe jo siç është bërë e ditur më parë nga klubi në zonën e Pyllit të Sodës. Një tjetër premtim i kryeministrit ishte edhe ndërtimi i një pallati sporti pasi ai aktual është drejt amortizimit total dhe në të ardhmen mund të bëhet jofunksional për ekipet e lojërave me dorë.

“Ne do të punojmë intensivisht për këtë dhe kemi ndarë dhe detyrat me kryetarin e Bashkisë, po ashtu dhe zv.ministri Kostandin Shkurti do të merret më të gjitha projektet sportive”.

Njoftimi për ndërtimin e një stadiumi të ri në Vlorë pason atë të pak ditëve më parë nga Klubi i Kukësit që rezantoi projektin me vlerë 3.5 milionë Euro. Klubi kampion kërkoi mbështetjen e qeverisë për financimin e projektit. Aktualisht, Shqipëria a dy stadiume që plotësojnë normat e UEFA-s, “Elbasan Arena” dhe “Loro Boriçi”, ndërsa në vitin 2019 do të përfundojnë punimet edhe për “Arenën Kombëtare”.


(gazeta-Shqip.com)
 
Në projekt u dukërka bukur!
Më kujton atë planin e bukur urbanistik të Ramës për qendrën e Tiranës, para nja 15 vitesh, por që nuk është bërë akoma...
 
Rama kandidon në Vlorë dhe aty fiton, kështu që u duhet hedhur ndonjë premtim votuesve. Sa ta hanë, ta hanë... :p

Por nuk është dhe ndonjë çudi që ta bëjnë. Shteti po të dojë, mund të bëjë stadiume në çdo qytet, jo vetëm në një.
Në sistemin e kaluar u bënë stadiume të reja në çdo qytet.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top