Rama përkujton kolosin Hafiz Ali Korça

*Kjo teme nuk ka per qellim te promovoje kryeministrin por Hafiz Ali Korcen (LV).
Kryeministri i vendit, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka përkujtuar intelektualin dhe patriotin, Hafiz Ali Korça, me rastin e 60 vjetorit të vdekjes.

Rama nuk ka lënë pa vlerësuar Hafiz Ali Korçën për të gjitha kontributet si mësues, si autor i veprave të rëndësishme, dhe veçanërisht në rrënjosjen e besimit të fesë islame.

Kryeministri mes tjerash thekson se ai është mëshirë për të gjithë botërat.

Postimi i Ramës:

Si neser 60-vjet me pare, me 31 dhjetor 1956, ne periudhen kur shume besimtare myslimane meditojne Mevludin, ditelindjen e Profetit Muhamed, nderronte jete mesuesi i madh, intelektuali dhe patrioti Hafiz Ali Korca.

Mesues ne shkollen e pare shqipe, autor i nje sere veprash teologjike dhe didaktike, mik dhe bashkepunetor i ngushte i At Gjergj Fishtes o.f.m., aq sa ne popull qarkullonte shprehja “Eshte pare a s’eshte pare nje prift e nje hoxhe te rrine bashke”, luftetar i paepur i ceshtjes kombetare, Hafiz Ali Korca perfaqeson rafinimin dhe rrenjosjen ne besim autentik te nje islami shqiptar te ndricuar.

Veshtrimi i paqte e i embel i kesaj figure mbreslenese, autor i nje vepre “Mevlud” me 1900, te kujton cka ne ritualin e Mevludit meditohet per Profetin: “Ai eshte meshire per te gjithe boterat” (Kuran 21:107).

Me nje citim te tijin, uroj qe ky personalitet frymezues te mos rreshte se udhehequri besimtaret shqiptare drejt rruges se perparimit

“Atdheu është kutia, feja xhevahiri,

Rron në kuti brenda e ruhet floriri,

Për të mbrojtur nderin na duhet kutija,

Po s’pate Atdheun, shkon feja, inxhija”.

Dita
 
Titulli: Rama përkujton kolosin Hafiz Ali Korça

Atdheu eshte kutia,feja xhevahiri



Sa thenje e bukur ,dhe me vend.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top