Rama: Nuk njohim zgjedhjet pa 9 kutitë e Fierit

Зngjεll

___________
Pa u numëruar nëntë kutitë e Fierit Partia Socialiste nuk do t’i njohë zgjedhjet. Ky ka qenë vendimi i mbledhjes rreth 1 orë e gjysmë të Kryesisë së selisë rozë, vendim i cili u bë i ditur nga kreu i kësaj partie, Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes, të hënën, Rama tha se Sali Berisha duhet të heqë dorë nga mandati i nëntë i kësaj partie në qarkun e Fierit.

“Nuk do lejoj grabitjen e mandatit të nëntë në Fier me maskaradat e KQZ, duhet të marri fund ashtu sikundër Sali Berisha, i cili orkestron këtë maskaradë duhet të heqë dorë nga ideja se mund të grabisë mandatin e 9 të PS, nëse nuk do që PS të mos i njohë zgjedhjet”, ka thënë Rama.

Mandati i nëntë – sipas tij – është një mandat për të cilin populli i Fierit “ia ka dhënë PS dhe nuk ka forcë që këtë mandat ia merr popullit te Fierit duke ia marrë PS”.

“Sali Berisha duhet të heqë dorë nga ky plan nëse nuk do që PS të mos i njohi zgjedhjet. Kjo nuk është çështje numrash, po e një principi themelor të demokracisë dhe grabitja quhet grabitje”, deklaroi Rama.

Rama e ka quajtur rezultatin e zgjedhjeve të deformuar, ndërkohë qe ai ka mohuar deklaratën e Metës, për një ofertë që i ka bërë Partia Socialiste, duke thënë se PS ka vendosur të ndërtojë koalicion vlerash jo aleance mëkatarësh në një bashkim të vjetër kryetarësh.

“Unë e mohoj me neveri atë që ai ka thënë dhe me faktin tërësisht të pavërtetë se paska pasur një ofertë nga PS. PS ka qenë e qartë që në krye të herës kur ka vendosur të ndërtojë një koalicion vlerash dhe bashkim qytetarësh dhe jo një aleancë mëkatarësh në një bashkim të vjetër kryetarësh”, vijoi Rama. /alsat/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top