Rama: Ka ardhur koha ta pranojmë, gjysma jonë më e mirë janë gratë

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Fushata në Dibër

Rama-ne-fushate.jpg


Kreu i qeverisë deklaron se ndërtimi i Rrugës së Arbrit do të nisë së shpejti



Rama ne fushateEdi Rama ishte dje në qytetin e Peshkopisë për të kërkuar votën e dibranëve për kandidatin e së majtës, Shukri Xhelili. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se më 21 qershor nuk do votohet për të mbajtur PD-në, por për të ndryshuar Dibrën. Dhe për ta bërë këtë ndryshim, kreu i mazhorancës beson te forca e gruas shqiptare.
“Ka shumë njerëz që shpeshherë thonë nuk ia vlen të votosh. Se nuk ka rëndësi a voton a s’voton sido që të votosh gjërat nuk ndryshojnë se janë të gjithë njësoj.
Gjithçka ka ndodhur këta 18 muaj tregon se e kundërta është e vërtetë, vota është letra më me vlerë. Shtëpia e përbashkët e dibranëve do jetë si shtëpia e çdo dibrani. Ka ardhur koha ta pranojmë gjysma jonë më e mirë është gruaja”, u shpreh Rama. Duke vijuar më tej, Kryeministri Rama u premtoi banorëve të zonës ndërtimin e Rrugës së Arbrit, e cila siç tha ai do të nisë shumë shpejt nga puna. Rama nuk foli mbi investimin dhe punën e bërë deri tani për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, por e quajti atë si fantazmë elektorale të ish-mazhorancës së djathtë.
Kryeministri tha se sot Rruga e Arbrit do të ishte ende një fantazmë në fushata elektorale dhe jo një projekt tashmë i financuar, i votuar nga Parlamenti dhe gati për të filluar nga puna dhe për t’u finalizuar lidhja e shumëmunguar e Dibrës me Tiranën e gjithë Shqipërinë përmes një rruge me standarde.
“Në vetëm 18 muaj është ndërtuar tuneli i Qafëbuallit, si dëshmi e gjallë e faktit se Rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale, por është një projekt në rrugën e realizimit”, tha Rama. Shefi i qeverisë informoi se shumë shpejt do të jetë gati edhe projekti tjetër që lidh aksin Dibër – Peshkopi – Lurë. Sipas Kryeministrit, ardhja e Xhelilit në krye të Bashkisë Peshkopi do të bëjë që shumë gjëra të pamundura do të realizohen. “E vetmja gjë që mund t’u them që në fillim është na jepni mundësinë që gjithë këtë nderim të madh që na bëni sa herë vijmë në Dibër t’ua kthejmë 100-fish. Votoni në 21 qershor për kandidatin e ASHE-së, Shukri Xhelili.
Investojeni votën tuaj në drejtimin duhur që të na jepni mundësinë ta kthejmë Bashkinë e Dibrës në drejtimin duhur. Më 21 qershor nuk votohet për të mbajtur me gajret PD-në, por për të ndryshuar njëherë e përgjithmonë faqen e Dibrës. Na jepni mundësinë që të jemi pranë jush, të jemi me ju dhe të bëjmë ditë natë 7 ditë të javës çdo gjë që duhet të bëjmë për ju. Na e jepni këtë mundësi, duke votuar Shukri Xhelilin”, u shpreh Rama.

Takimi në Burrel

Pas takimit me elektoratin e Peshkopisë, kryetari i PS-së, Edi Rama, do të ndalej në qytetin e Burrelit, ku i shoqëruar nga kandidatja e majtë për këtë bashki, Adelina Farrici, u ka sjellë në vëmendje banorëve të zonës mbështetjen që ka dhënë qeveria e tij për këtë qytet. Sipas Ramës, qyteti ishte lënë në harresë, ndërsa tani shumë premtime janë bërë të prekshme për banorët. “Ju dhamë të gjithëve provën e sigurt se kush investon votën te ne e merr mbrapsht. Sot, Bulqiza ka 24 orë ujë të pijshëm, ka infrastrukturë arsimore tërësisht të transformuar.
Një gjimnaz dhe një shkollë 9-vjeçare që do t’i donte t’i kishte çdo komunitet”, tha Rama. Kreu i mazhorancës foli edhe për Rrugën e Arbrit, si dhe për vënien në punë të Ferrokromit. “Pas shumë vitesh në Burrel ka filluar punë Ferrokromi. Ne do të synojmë që në një periudhë të shkurtër kohore të arrijmë të krijojmë shumë vende pune në këtë sektor. Ndërkohë, Rruga e Arbrit nuk është më një fantazmë elektorale, por një projekt në rrugën e realizimit”, u shpreh Rama. Shefi i qeverisë akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili sipas tij, e ka lënë vendin të zhytur në borxhe.
“Trashëgimia e PD në qeveri ishte shumë e rëndë, shumë të mëdha ishin dhe borxhet që ata i lanë në shpinë këtij populli. Dhe vetëm në 18 muaj kemi arritur të shlyejmë 550 milionë dollarë borxhe. Nëse e duan Saliun akoma le ta mbajnë për mbret, por për shërbëtorë të zgjedhin kryebashkiakët dhe kryebashkiaket tona, për shërbëtorë të qytetit këtu”, u shpreh kryesocialisti. Ndërkaq, kandidatja e majtë, Adelina Farrici, u kërkoi bashkëqytetarëve të saj votëbesimin për një mandat të dytë në krye të bashkisë, si një mundësi për të vazhduar projektet e nisura.
g.shqip
 
Titulli: Rama: Ka ardhur koha ta pranojmë, gjysma jonë më e mirë janë gratë

Na cane koken me kto batuta pff
 
Titulli: Rama: Ka ardhur koha ta pranojmë, gjysma jonë më e mirë janë gratë

Na cane koken me kto batuta pff

Ate po mendoja dhe un. Ne vend qe te thot "Ik ne guzhine dhe me boj 1 sanduic" ai thot kshu budalliqesh.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top