Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


TIRANث - Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot mbi akuzat për korrupsion ndaj kryebashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, të cilat bashke edhe me faktet Rama i ka quajtur “tepër të rënda”.

“Shpëtim Gjika është mik dhe figurë e lartë e PS në krye të një prej qyteteve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Akuza tejet e rëndë dhe faktet tejet të rënda. Të gjithë ndihemi keq nga abuzimi dhe duam të shpresojmë se një abuzim kaq skandaloz me detyrën nuk qëndron”, ka thënë paraprakisht Rama.

Por pas keqardhjes, kryeministri ka deklaruar para publikut se “ndihemi të detyruar ndaj 1 milion shqiptarëve, që na zgjodhën për të luftuar korrupsionin në të gjitha nivelet, se sot kërkojmë nga drejtësia të kryejë detyrën pa asnjë lloj pengese”.

“Ne duam ta shohim Shpëtim Gjikën të çliruar dhe të provojë se s’ka të bëjë me akuzat. Por ne nuk do bëhemi mbyroja politike e asnjë të akuzuari as sot, as kurrë”, theksoi Rama.

“Duam Shqipëri të drejtë dhe të barabartë për këdo dhe me këdo. Dhe në radhë të parë kur akuza drejtohet ndaj nesh dhe për ndonjërin nga ne”, theksoi Rama.

"Si socialist dhe mik i Shpëtim Gjikës, unë ndihem keq për të dhe në çfarëdo situate do jem njerëzisht pranë tij dhe familjes së tij dhe sikur ai të ketë gabuar aq rëndë. Por, si kryeministër unë inkurajoj prokurorinë të bëjë detyrën deri në fund dhe duam që drejtësia dhe jo politika të thotë fjalën e fundit lidhur me të”, përfundoi qëndrimi e tij kryeministri Rama.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 
Titulli: Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

GJIKA FALSIFIKOI DOKUMENTET

"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.

Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

KUSH JANE NDERTIMET E PALIGJSHME
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:
1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.

2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papafingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.

"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."//Shqiptarja
 
Titulli: Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

Thone qe nje here ne 100 vjet fluturon nje pate e pjekur nga furri. Meqenese kemi 100 vjet shtet, pse mos te funksionoj dhe prokuroria nje here.
 
Pe: Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

sa qesharak .... po te jete keshtu duhet ti vendosim te gjithe politikanet shqiptar para drejtesise, jo ore, ne kuvend ke kriminela te mirfillte (qe kane vrare me doren e vet) dhe njerez qe merren ose qe jane marre me trafiqe vajzash dmth me vjazat tona duke i derguar ne rruget e evropes, dhe ky palo edi ben dhe koalicione ....

perfundimisht shqiperia eshte nje vend qesharak ose me mire jemi gazi i botes.

Si ore tirana u be nje lemsh i madh ndertimesh pa kritere pa kanalizime jane kthyer lumenjet e tiranes ne kanalizime te ujrave te zeza, ne vere vjen era hala ne tana anet e tiranes, tirana nje HALE e madhe, nje WC NE NATYRE, turp te jetosh ne te, dhe kjo erdhi nga kush? nga shpetim gjika, as nuk e di se kush eshte shpetimi apo gjika di nje gje qe pergjegjesit jane aty ku ishte dhe ku eshte tani edi rama.

si mund te behet ky vend ? nuk mund te behet sepse jemi akoma ne mendesine e nje mesjetari dhe ne realitetin e nje bizanti, gjithcka ndodh per, keqdashesi, inateci, urrejtje, pertaceri, hakmarrje etj hohohoho shqiptari = SHPIRT VOGEL.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

nuk e di apo vetem un kam pershtypjen qe ketu mban era "koço"?

duhet te pyesin ke ka me shok? se qe esht i dhjer kok e kembe ky nuk behet fjal. çdo vlonjat/vlonjate qe hajn buk kot e din , por çeshtja qendron tek prapavija "koço" . ineteresante , se si do te veje...

un them ta kuotojme, 1X2 . heem? un jam per 2, per koçon , esht qen i biznesit ai
 
Titulli: Rama: Inkurajoj drejtësinë të hetojë mikun tim, Shpëtim Gjika

Vlorë, Gjika ulet në bankën e të akuzuarve


Lejet false

Kryebashkiaku shkon në seancën e parë, e cila u shty pasi mungonte një i pandehur


shpetim-gjika-ne-gjykate-320x239.jpg


Mikel Marsi

Ashtu siç kishte deklaruar publikisht, kryetari i Bashkisë së Vlorës është paraqitur dje në bankën e të akuzuarve për seancën e parë gjyqësore në ngarkim të tij dhe shtatë personave të tjerë, megjithëse gjyqi është shtyrë, pasi mungonte një prej të pandehurve, i cili nuk ishte përfaqësuar as nga ndonjë mbrojtës ligjor. Shpëtim Gjika ka qenë i pranishëm në sallën e Gjykatës së Vlorës, ndërkohë që dhjetëra qytetarë të qytetit bregdetar kanë mbushur ambientet e gjykatës në mbështetje të tij. Megjithatë, seanca gjyqësore në ngarkim të Shpëtim Gjikës dhe shtatë personave të tjerë, të cilët akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës në bashkëpunim, përmes falsifikimit të dokumenteve zyrtare është shtyrë për datën 5 dhjetor.

Me kërkesë të prokurorit të çështjes, seanca gjyqësore, që nisi në orën 11.30, u shty për shkak se në sallë mungonte për arsye objektive i pandehuri Gentian Sherifaj, drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve në Bashki, i cili kishte paraqitur raport mjekësor. Kjo kërkesë e prokurorit u pranua nga avokatët që përfaqësonin në sallë të akuzuarit në këtë çështje gjyqësore, e cila ishte lajmëruar prej ditësh. Në këto kushte, gjyqtarja Anastasi Shehu, që drejtonte këtë seancë, vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke e argumentuar këtë vendim me faktin se mungesa e Sherifajt në sallë ishte e arsyeshme dhe për arsye objektive, ka shtyrë zhvillimin e saj për muajin që vjen.

Por, seanca e djeshme gjyqësore në ngarkim të kryebashkiakut vlonjat, Shpëtim Gjika, dhe shtatë personave të tjerë, u prit me mjaft interes nga opinioni vlonjat, ndërkohë që në sallë ishin të pranishëm familjarë e të afërm, si dhe përfaqësues të medias. Në fillim të seancës, një nga avokatët, Kastriot Brahimuça kërkoi nga gjykata që të pasqyrohej qetësia dhe normaliteti në mjedisin përreth gjykatës dhe brenda në sallë. Me përjashtim të kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika, që ishte i pranishëm në sallë, të akuzuarit e tjerë, përfaqësoheshin me avokatët e tyre, të cilët paraqitën në seancë edhe prokurat respektive të përfaqësimit nga ana e klientëve.

Mes të akuzuarve të tjerë, në këtë çështje përfshihet edhe Eleni Dardha, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit në Bashki, e cila dyshohet se ka bashkëpunuar me Gjikën. Po ashtu, të akuzuar janë Gentian Sherifaj, i cili është përfshirë në hetim në cilësinë e përfaqësuesit të firmës “EN-BJO” sh.p.k, që ka kryer punimet e ndërtimit në një prej godinave, Blerdi Liçaj, përfaqësues ligjor i firmës, “Deco System”, sh.p.k., Gëzim Feta, pronar i truallit ku është ndërtuar një nga dy godinat që janë nën hetimin e prokurorisë, Mustafa Tartari, Artan Ferati, Aleks Ahmataj, pronarë të truallit, ku është ngritur ndërtesa tjetër ende e papërfunduar, në vendin e emërtuar “Tri racat”.

Hetimet për rastin në fjalë, kanë nisur në muajin shkurt të këtij viti. Sipas prokurorisë, nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera lidhur me këtë çështje penale, është arritur në konkluzionin se kryebashkiaku Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim me të Eleni Dardhaj, punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy procesverbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, të datës 24.03.2010 dhe të datës 15.07.2010. Gjithashtu, sipas prokurorisë, Gjika, në cilësinë e kryetarit të KRRT-së së Bashkisë ka lëshuar vendimet me nr.1/11, datë 24.03.2010, dhe nr.4/3, datë 15.07.2010, që janë dokumente të cilat kanë në përmbajtjen e tyre rrethana të rreme, për shkak se, dy sheshet dhe dy lejet respektive të ndërtimit që përmenden në këto dokumente, nuk janë marrë në shqyrtim dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë, sikundër pretendohet. Dy ndërtesat që janë objekti i hetimit të prokurorisë, ndodhen respektivisht përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë, përballë godinës së teatrit “PETRO Marko” me lartësi 13 kate dhe parkim nëntokë dhe tjetra me lartësi 2-6 kate+papafingo, ndodhet në lagjen “Pavarësia” në territorin e portit.//Gazeta-Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top