Rama: Ekipi im qeverisës dhe ç’do të bëjmë me kontratat e PD

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Kandidati kryesor për kryeministër thotë se do të diskutojë më vonë pasardhësin në Bashkinë e Tiranës. Mohon mundësinë e mbajtjes së dy posteve
Kreshnik KUاAJ
Kandidati për kryeministër pas 28 qershorit i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi mbrëmë pas mitingut përmbyllës të fushatës, se pas marrjes së detyrës së kryeministrit, do të japë dorëheqjen nga Bashkia e Tiranës, duke hedhur poshtë mundësinë që të mbante të dy postet. Megjithatë, Rama tha se nuk e ka menduar akoma se cili do të jetë pasuesi i tij në Bashkinë e Tiranës, për faktin se kjo çështje do të diskutohet më vonë. Duke folur në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, kreu i selisë rozë u shpreh i sigurt në fitoren e votimeve të nesërme. Sipas tij, vota e nesërme do të ketë të njëjtën vlerë si ajo e marsit të vitit 1992, kjo për faktin se ka kuptimin për të mbyllur një epokë të vjetër dhe për të hapur një epokë të re. “Do të jetë pjesë e një diskutimi të mëvonshëm. Kjo është një gjë që do të diskutohet më vonë”, tha Rama, i pyetur se cili do të ishte pasuesi i tij në Bashkinë e Tiranës. Po ashtu, i pyetur në rast se do t’i përmbahej faktit që qeveria e tij do të përbëhej vetëm nga ekspertë dhe jo nga deputetë, Rama e hodhi poshtë këtë opsion, duke thënë se asnjëherë nuk ka qenë një qëndrim i tij. “Nuk e kam deklaruar dhe nuk do t’i përmbahem”, tha Rama, duke lënë të kuptohet se në ekipin e tij qeverisës mund të bëjnë pjesë edhe deputetë, dhe jo vetëm ekspertë. Ndërkaq, për sa i përket bërjes së transparencës së financimeve të fushatës, Rama tha se kjo çështje nuk mund të diskutohet dhe se gjithçka është dhe do të jetë publike. “Kemi bërë një fushatë modeste në krahasim me kundërshtarin, nuk mund të krahasohet dhe as që krahasohet. Dhe unë kam bërë gjithnjë fushata më modeste se kundërshtari. Nuk kemi asgjë për të fshehur. Llogaria jonë bankare është publike”, tha Rama, pas përfundimit zyrtar të fushatës elektorale në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Fushata
Duke folur për fushatën elektorale, që zyrtarisht zgjati një muaj, lideri i opozitës e cilësoi kryeministrin Sali Berisha si një figurë të ezauruar dhe që tashmë nuk i ka mbetur gjë për të thënë. Referuar ndryshimit në bërjen e fushatës, Rama tha se mundësitë financiare të PS-së ishin më të kufizuara se ato të PD-së, e cila është në qeverisje dhe ka shfrytëzuar mundësi të ndryshme. “Në fushatën tonë ne nuk kemi pasur mundësi që të furnizojmë me naftë autobusët e partisë për të transferuar njerëz nga një fushatë në tjetër. Nuk kemi pasur mundësi që të bombardojmë opinionin publik me një intensitet si ai i Partisë Demokratike nga pikëpamja publicitare. Fushata është bazuar në intensitetin e komunikimit njerëzor. Edhe vetë unë jam befasuar nga rritja e asaj dallge njerëzish, që ishte e jashtëzakonshme sot (dje). E gjithë kjo është tregues i nevojës së njerëzve për ndryshim. Dua të besoj se këtu ka pasur një rol të vetin edhe mënyra sesi kemi krijuar ne raportin e komunikimit. Sot besoj se Shqipëria është gati për të bërë ndryshimin historik. Unë jam i bindur se vota e 28 qershorit ka vlerën e 1992-it, në kuptimin për të hapur një epokë të re dhe për të mbyllur një epokë të vjetër. Berisha është një figurë e ezauruar dhe nuk ka më gjë për të dhënë. Pa thënë më për veset që i absorboi, duke u kthyer në mishërimin e tyre gjatë 4 viteve. Prandaj jam i bindur se 28 qershori është dita e ndryshimit historik”, tha ndër të tjera Rama. Duke analizuar kundërshtarët politikë në këto zgjedhje, Rama tha se është i vetmi kandidat në fushë që nuk është provuar si kryeministër. “Ju them qytetarëve, që votën e 28 qershorit të mos e çojnë dëm. Vota është një mundësi që demokracia ia jep qytetarit për të ndikuar drejtpërdrejt për krijimin e qeverisë. Dhe qytetari mund të bëjë histori. Vota për PS-në është një votë për të bërë histori dhe për të hapur një faqe të. Drejtimi i votës në adresa të tjera, jashtë koalicionit, do të prodhojnë ato situata dhe ato politika të dështuara të 18 viteve, që njerëzit i dinë shumë mirë. Sot qytetarët kanë vetëm një gjë të re për të vënë në provë, kanë vetëm një program e ekip të ri për të vënë në provë dhe kjo është Partia Socialiste. I vetmi kandidat në fushë që nuk është provuar për të qenë kryeministër i shqiptarëve jam unë”, tha Rama.
Koalicioni paszgjedhor
I pyetur nëse do të bënte koalicion me Lëvizjen Socialiste për Integrim apo “Polin e Lirisë” në rast se nuk do të arrinte të bënte i vetëm qeverinë, Rama tha se kjo çështje nuk mund të shtrohet për diskutim. Sipas tij, Partia Socialiste do t’i ketë numrat e nevojshëm për të qeverisur pas 28 qershorit, pa pasur nevojë të kërkojë vota majtas dhe djathtas. “Ju them sinqerisht, që unë nuk ka asnjë nga këto dilema. Do të kemi numrat për të qeverisur pa pasur nevojë për numra majtas e djathtas dhe për të bërë pazare, të cilat nuk janë në synimin dhe nuk janë në prirjen e qartë që ne kemi për të ndërtuar një politikë të re dhe për të pasur mundësinë që të kemi një autonomi në qeverisjen e vendit”, tha Rama, duke u kërkuar qytetarëve që të mos e çojnë votën e tyre dëm ditën e nesërme. Duke iu referuar shifrave të publikuara së fundmi nga kompani të ndryshme sondazhesh, Rama tha ato shifra janë larg realitetit që ka njohur gjatë takimeve me qytetarët.
“Fati i administratës së emëruar nga PD”
Kandidati kryesor për të qenë kryeministër i së majtës pas votimeve të nesërme, shpjegoi qartësisht atë që do të ndodhte me administratën e emëruar nga Partia Demokratike në institucionet shtetërore. I pyetur nëse do t’i shkarkonte ata pas ardhjes në pushtet, Rama tha se pas marrjes së detyrës së qeverisë së tij do t’i jepte një model krejtësisht të ri funksionimit të administratës. Sipas tij, modeli i Partisë Socialiste parashikon shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht bindjeve politike. Po ashtu, Rama tha se modeli i tij parashikon mbrojtjen e administratës nga presionet e funksionarëve politikë. “Unë kam një model, që është një model në sytë e të gjithëve dhe është ndërtuar mbi principin e konkurrencës dhe meritës. Në Bashkinë e Tiranës ne kemi ndërtuar një administratë publike, që është pa asnjë dyshim më e mbrojtura dhe më e efektivja ndër institucionet e shtetit shqiptar. Kjo administratë funksionon mbi një libër të tërë, që përcakton qartësisht funksionet dhe misionet e çdo personi, e çdo sektori, drejtori e më radhë. Kjo administratë nuk është ndërtuar mbi përkatësinë partiake. Pa as më të voglin dyshim, nuk kemi në planin tonë goditjen e nëpunësve publikë të këtij shteti për arsye politike. E përsëris, më 28 qershor unë jam shumë krenar, sepse do të udhëheq një proces shkëputjeje të plotë të pushtetit nga ata që janë edhe figurat kryesore për mua e tek të cilat duhet të mbështetemi në këtë fazë të ndërtimit të një shoqërie”, tha Rama. Duke u ndalur te denoncimet më të fundit për ushtrimin e presioneve ndaj administratës nga ana e qeverisë, Rama tha se nuk do të lejojë që të ndodhë më, që një mësues të ketë presion apo shprehjen më të vogël të pakënaqësisë së drejtorit për pjesëmarrjen në takim me kryetarin e një partie në opozitë gjatë kohës së lirë. Rama tha se nuk do të ndodhë që mësuesit, mjekët apo ata që trajtohen me ndihmë ekonomike të përdoren si figurantë në takimet apo mitingjet e pushtetit. “اlirimi i njerëzve tanë nga makthi i të qenit të kërcënuar me bukën e gojës, për shkak të tekave të pushtetit, do të bëhet një realitet shumë shpejt”, - vijoi Rama. Sipas tij, është e patolerueshme që disa drejtorë apo funksionarë të lartë të përdorin pushtetin si shkop për t’u qëndruar mbi kokë nëpunësve dhe për t’i kërcënuar ata me bukën e gojës, nëse nuk marrin pjesë në mitingjet e tyre.
Fati i projekteve të qeverisë “Berisha”
Kreu i Partisë Socialiste tha se pas ardhjes në pushtet, forca e tij do të studionte të gjitha kontratat apo projektet e nënshkruara nga qeverisja e Partisë Demokratike. Sipas Ramës, përgjatë këtyre viteve, opozita dhe qytetarët e kanë pasur të vështirë të kenë akses në informacione zyrtare apo në procedura për shumë çështje, për të cilat do të hidhet dritë pas 28 qershorit. “Jam i përgatitur që të ndeshem me gropa të mëdha, në të cilat aksesi do të na japë mundësinë që të hedhim dritë dhe të shohim çfarë ka brenda. Kontratat janë kontrata dhe kanë detyrimet e tyre dhe duhen parë me vëmendje”, tha Rama, duke iu referuar projekteve aktuale të miratuara nga qeveria. Kreu socialist shprehu bindjen, se pas ardhjes në pushtet, PS-së do t’i duhej që të ballafaqohet me fakte realisht tronditëse lidhur me boshllëqe apo gropa të procesit qeverisës, të cilin e cilësoi si të dështuar. “Ne disponojmë të dhëna të qarta, gjëra që kanë dalë në pah edhe nëpërmjet mediave. Por për t’u thelluar, na duhet informacion i thelluar dhe ju e dini shumë mirë se ka qenë problem serioz mungesa e aksesit lidhur me dokumentet dhe procedurat zyrtare”, tha Rama. Korrieri
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top