Radhë për librat shkollorë, prindërve u bie të fikët

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Radhë për librat shkollorë, prindërve u bie të fikët

bio.jpg


Në prag të vitit të ri shkollor, qytetarët sërish nuk u kanë shpëtuar radhëve për të marrë tekstet mësimore. Frika se nuk do të arrijnë të marrin setin e plotë të librave ka detyruar prindërit të mbajnë radhë me orë të tëra në sportelet e librarive.

“Fiks Fare” bëri një vëzhgim në disa pika të shitjes së librit në Tiranë. Qytetarët thanë se kishin lënë ditën e punës dhe kishin pritur në radhë të gjata për të marrë setin e plotë të librave për fëmijët e tyre. Ata pohuan se nuk munguan as rastet kur dikujt i ka rënë të fikët në radhë.

“Kemi që në ora 07:00 në radhë dhe tani që është ora 12:00 të paktën 2 personave u ka rënë të fikët. Për të mos u shtyrë në radhë kemi ndarë vetë bileta të improvizuara me numra, gjë që duhet ta bënin punonjësit e librarisë”, u shpreh një prind.

Ata theksuan njëzëri se për të shmangur radhët librat duhet të ndahen në shkolla siç bëhej më parë. Ndërkohë, gazetarët e “Fiks Fare” iu drejtuan dhe shpërndarësit të librave për radhët e krijuara, i cili deklaroi se libra ka për të gjithë.

“Prindërit kanë maninë që t’i marrin që ditët e para librat dhe kjo sjell radhë. Nga ana tjetër, çdo libër do kalojë në kasë dhe kjo do kohën e vetë”, tha librashitësi.

Por për Ministrinë e Arsimit procesi i shpërndarjes së librit shkollor vijon normal, madje me orare të zgjatura. Për përgjegjësin e sektorit të arsimit të mesëm në ministri, Dritan Sallaku, një fluks të shtuar ka patur vetëm në dy ditët e para. “Botuesit kanë operuar me orare të zgjatura deri në orën 20:00. Furnizimi me tekste është i sigurt”, tha zyrtari.
g.shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top