Qyteti ‘me këmbë’, projekti futurist i metropolit që lëviz

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
qyteti-620x302.jpg


Imagjinoni të jetoni në një qytet të lëvizshëm, i pajisur ‘me këmbë’ që është në gjendje të lëvizë në kërkim të një pune më të mirë dhe burimeve më të mira të jetesës për banorët e tij.

qyteti-1-620x304.jpg


Kodi juaj postar do të ndryshojë vazhdimisht ndërsa ju do të jeni në gjendje të lëvizni nëpër botë në bordin e një metropoli gjigant lëvizës.

Mund të duket si një koncept absurd i shkëputur nga filmat fantastiko-shkencor, por në fakt bëhet fjalë për projektin e propozuar nga një student arkitekture në Madrid i quajtur Manuel Dominguez. Në vizionin e tij qyteti nomad do të jetë i pajisur me zinxhirë gjigantë të ngjashëm me ata që përdorin tanket për t’u zhvendosur në vende ku puna është lehtësisht e arritshme për rezidentët e tij.


qyteti-3-620x363.jpg


I quajtur ‘Struktura shumë e madhe’, qyteti që ecën përbëhet nga gjithçka që nënkupton një metropol, duke përshirë fusha sportive, restorante, universitet, spitale, shkolla etj. I pari që ka propozuar një projekt të tillë ka qenë arkitekti britanik, Ron Herron që në vitin 1960.
G.shqip
 
Titulli: Qyteti ‘me këmbë’, projekti futurist i metropolit që lëviz

Dua te jetoj ne kete qytet :)
 
Titulli: Qyteti ‘me këmbë’, projekti futurist i metropolit që lëviz

Si ide mund te funksionoj, si veper reale nuk me duket e mundur te ekzekutohet shkaku i shume problemeve infrastrukturore: Ujesjellesi, kanalizimi, ndriqimi (nuk besoj se do te funksionoj me gjenerator).
Pastaj problemi i levizjes, kaq gjigant sa eshte do shkaterroj gjithcka kahdo qe kalon. Pastaj terreni nuk eshte i rrafshet ashtu sikur eshte paraqitur ne fotografi. Nga realizimi teorik gjer tek ai praktik ka shume e shume vite jete. Ndoshta nje dite...por une per vehten time nuk e besoj...
 
Titulli: Qyteti ‘me këmbë’, projekti futurist i metropolit që lëviz

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

:p
 
Titulli: Qyteti ‘me këmbë’, projekti futurist i metropolit që lëviz

hmmm kto jan veq ide te parealizuara , veq me ba diqka qka ska ba kerkush e me fitu pak fam. per mendimin tem kjo esht e kot .
edhe une e kam ni ide me bo ni objekt qe rrin n\ajer por !??
koka ka ide sa dush po duhet me ec me kembe n\tok :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top