Qeveria falë mbi 100 milion euro kamata dhe ndëshkime

Ado

FISEBILIL-LAH
Qeveria e Kosovës ka vendosur të falë rreth 100 milion euro ndëshkime dhe kamata që bizneset kanë ndaj Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Kjo kërkesë ishte bërë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave (MEF), ndërsa është miratuar sot nga qeveria e Kosovës.

“Kjo është një iniciativë që është marrë më herët me komunitetin e biznesit, donatorët dhe në bashkëpunim me ministritë që e trajtojnë këtë çështje. Bizneset kanë mbi 230 milionë euro tatime të papaguar prej të cilave mbi 50 për qind janë ndëshkime dhe kamata”, tha kreu i MEF-it Ahmet Shala.

Sipas tij, filozofia e ndëshkimeve nuk ka sjellë kur një herë deri te një kuptim dhe partneritet me bizneset.

“Konsideroj se filozofia e shtetit të ri të Kosovës është ndërtuar në një partneritet jo vetëm me biznesin, por edhe qytetarët dhe në këtë kuadër kemi propozuar të bëhet pezullimi i ndëshkimeve për t’ju dhënë shans bizneseve për të shlyer borxhin kryesor dhe interesin, por jo ndëshkimet”, tha Shala, për të shtuar se propozimi është që ATK-ja të hyjë në marrëveshje kontraktuale me gjithë ata që janë të gatshëm dhe kjo periudhë sipas tij vlen deri në fund të këtij viti.

Ata që nuk hyjnë në marrëveshje deri më 31 dhjetor të do kenë ndëshkime të rrepta nga ana e ATK-së. /Telegrafi/
 
i kena bo kushtet tybe :p ka 100 milion euro to fal pse jo :p :D
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top