Qepa dhe hudhra i japin force organizmit

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Janë të njohura thëniet popullore se me ngrënien e qepës bëhemi më të fuqishëm dhe të shëndoshë, ndërsa shkenca e ka vërtetuar këtë.
Qepa përmban vitaminat A, 81, 82, C, E, kalcium, hekur, fijeza, kripëra minerale, si dhe hormone bimore të ngjashme me insulinën. Përdorimi i rregullt i qepës ul nivelin e kolesterinës së keqe LDL. ndërsa e rrit nivelin e kolesterinës së mirë HDL.
Përbërësit e qepës nxisin gjakëzimin mukozës, pengojnë procesin e kalbjes, rrisin oreksin, largojnë gazrat dhe e pastrojnë gjakun, ndërsa lëngu i qepës forcon muskujt e zemrës .
Hudhra, ndërkaq, ka ndikim më të gjerë: parandalon dhe zbut ftohjet, shëron barkqitjen, ul nivelin e kolesterinës LDL, ul shtypjen e gjakut, shërben si parandalues i sulmit në zemër dhe në tru.
Hudhra forcon sistemin imunologjik, rregullon sheqerin në gjak si dhe përmban antioksidantë të fuqishëm. Ndikimi i hudhrës është i njëllojtë, pa marrë parasysh hahet e freskët, e zier apo e pjekur. Për qëllime shëndetësore, do të duhej ngrënë një thelb hudhre në ditë.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top