Pushteti Vendor dhe Ndarja Administrative

fcbesia

Anëtar i Respektuar
Pushteti Vendor dhe Ndarja Administrative

Sipas ligjit të vitit 2000 për përmirësimin e pushtetit vendor, organet lokale e ushtrojnë aktivitetin e tyre në përputhje me parimin e autonomisë, duke mbajtur lidhje me pushtetin qendror. Organet e pushtetit vendor janë persona juridikë që sigurojnë vazhdimësinë e qeverisjes nëpërmjet Komunave, Bashkive dhe Rajoneve.

Bashkitë ngrihen kryesisht në territoret e qyteteve.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, ndahet në 11 njësi bashkiake (mini-bashki).

Komunat ngrihen përgjithësisht në territoret e fshatrave, dhe fshatrat zakonisht përbëjnë nënndarje të komunës.

Prefekturat (ose Rajonet, Qarqet) përfaqësojnë njësi administrative e territoriale të përbëra nga disa komuna e bashki, që kanë lidhje gjeografike, tradite, ekonomike e sociale, si dhe interesa të përbashkët. Rrethet janë nënndarje të rajoneve. Organizmi dhe funksionimi i pushtetit vendor është i përbërë prej dy nivelesh.

Niveli i parë i pushtetit vendor përbëhet nga Komunat dhe Bashkitë. Kryetarët dhe këshillat e komunave dhe bashkive dalin nga zgjedhjet për pushtetin lokal cdo 3 vjet.

Niveli i dytë i pushtetit vendor janë Qarqet dhe Prefekturat. Këshilli i Qarkut, i cili përbëhet nga kryetarët e Bashkive dhe Komunave dhe nga këshilltarë të dalë proporcionalisht nga zgjedhjet vendore, zgjedh kryetarin e këshillit të qarkut, ndërsa Prefekti emërohet nga Qeveria (Keshilli i Ministrave).

Projekt-ligji i ri (Reforma Administrative) që po përgatitet për pushtetin lokal parashikon zvogëlimin kryesisht të numrit të komunave, por edhe të bashkive, duke krijuar komuna të reja nga bashkimi i komunave egzistuese ose bashkimin e ndonjë komune me ndonjë bashki, me qëllim që të rritet efikasiteti i shërbimeve të komunave ndaj komunitetit dhe të ulet kostoja e lartë funksionimit që kanë komunat e vogla me një numër të kufizuar banorësh.


Ndarja Administrative Territoriale

Sot Shqipëria është e ndarë në:

12 Qarqe (Rajone, Prefektura)
36 Rrethe
65 Bashki
309 Komuna
3020 Fshatra
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top