Pushimi i pasdites arsye jetëgjatësie

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Hulumtimet e shkencëtarëve grekë sugjerojnë se ushqimi dhe pushimi i pasdites në kombinim me predispozitat gjenetike, janë thelbësorë për jetëgjatësinë e njeriut.

Shkencëtarët e Universitetit të Athinës kanë analizuar shprehitë jetësore të 1 400 personave nga një ishull në detin Egje. Në ishullin Ikaria, 1,1 për qind e banorëve janë mbi 90 vjeç, ndërsa në pjesën tjetër të Evropës vetëm 0,1 për qind e njerëzve e arrijnë këtë moshë.

Rezultatet kanë treguar se personat që kishin jetuar më gjatë, kishin konsumuar ushqim shumë më të shëndetshëm, siç janë frutat, perimet, peshku dhe vaji i ullirit.

Krahas kësaj, tek ata kishte mbetur edhe shprehia e vjetër e pushimit të pasdites. Te këta njerëz, rreziku nga presioni i lartë e gjakut, diabeti dhe përqendrimi i lartë i kolesterolit, paraqitej në moshë shumë më të vonshme sesa te njerëzit në vendbanimet tjera në Greqi.

Shkencëtarët e shpjegojnë këtë fakt edhe me ndikimin e faktorëve gjenetikë

B;gj.shqipe
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top