Psikoterapia { E pandergjeshmia percakton sjelljen }

Ridexxx

Antarë i Respektuar
1601323409970.png

Ne SHBA ne fillim te shekullit XX, bihejviorizmi po behej qasja kryesore ne psikologji, nderkohe Evropa po merrte nje tjeter drejtim. Kjo po ndodhte me se shumti prej veprave te Zigmund Frojdit, teorite e te cilit perqendroheshim me shume te psikopatologjia dhe te trajtimi., se sa te studimi i sjelljes dhe i proceseve mendore. Ndryshe nga bihejviorizmi, idete e ti bazoheshin me teper te vezhgimi dhe te historiku i rastit, sesa te provat eksperimentale. Frojdi kishte punuar me neurologun francez, Zhan Marten Sharko, dhe te ai ndikoi shume perdorimi i hipnozes per kurimin e histerise. Kur punonte me Sharkone, Frojdi kuptoi rendesine e se pandergjeshmes, nje zone mendimesh te pavetedijshme, qe sipas tij, ishin thelbi i sjelljes sone. Frojdi mendonte se te hyje tek e pandergjegjshmja, duke folur me pacientet, do te thoshte te sillje kujtime te dhimbshme te fshehura ne vetedijen e ndergjeshme, ku pacienti do te mund t'i kuptonte dhe keshtu te clirohej nga simptomat qe i shkaktonin.


Psikoterapi te reja

Idete e Frojdit u perhapen ne mbare Evropen dhe ne SHBA. Ai terhoqi nje rreth njerezish ne Shoqaten Psikanalitike te Vjenes, ku benin pjese edhe Alfred Adleri e Karl Jungu. Por ne fund, te dy keta nuk u pajtuan me disa elemente te teorise se Frojdit dhe krijuar qasjen e tyre te vecante psikodinamike, bazuar ne themelet qe kish hedhur ai. Edhe terapistet e mirenjohura, Melani Klajn dhe Karen Hornej, madje edhe e bija , Ana, u larguan prej tij, Por pavaresisht nga mendimet e ndryshme. edhe pse brezi i ardhshem i psikanalisteve i ndryshoi, nuk i kundershtoi idete themelore te Frojdit dhe teorite e mevonshme u perqendruan ne fusha te ndryshme. Keshtu, Erik Eriksoni perqafoi nje qasje qe e vinte theksin te shoqeria e zhvillimi, ndersa Jung formuloi idene e se pandergjeshmes kolektive. Gjate gjysmes se pare te shekullit XX, psikanaliza me gjithe format e saj te ndryshme, u be alternativa kryesore e bihejviorizmit dhe vazhdoi si e tille deri pas luftes se II boterore. Ne vitet 1950, psikoterapia frojdiane praktikohej ende nga terapistet, vecanerisht ne France nga Zhak Lakani dhe ndjekesit e tij, por ,nderkohe ishin shfaqur edhe terapi te reja, qe perpiqeshin te ndryshonin vertet jeten e pacienteve, Terapia disi eklektike e geshtaltizmit u krijua nga Fric e Laura Perlsi dhe Pol Gudmani, ndersa filozofia ekzistenciale frymezoi psikologe, si Viktor Frankli dhe Erih Fromi, qe sollen nje program me te zhvilluar Socio-politik per terapine. Po me e rendesishmja ishte qe nje grup psikologesh, te etur per te hulumtuar me tej teorine me person te qenderzuar, ne fund te viteve 1950, bene nje sere takimesh ne SHBA, per te krijuar strukturen e nje shoqate qe njihej si " forca e trete" qe merrej me tema te tilla, si vetaktualizimi, krijueshmeria dhe liria vetjake. Themeluesit e saj, nder te cilet edhe Abraham Maslou, Karl Roxhersi e Rollo Mei, u perqendruan te rendesia e shendetit mendor, po aq sa edhe te kurimi i crregullimeve mendore. Ndoshta kercenimi me i madh i psikanalizes ne kete kohe ishte psikologjia e njohjes, qe kritikonte psikanalizen per mungese provash objektive, por edhe per teorite apo efikasitetin ne kurim. Ndryshe nga ajo, psikologjia e njohjes parashtronte teori te provuara shkencerisht dhe me pas, edhe praktika terapish klinike efektive.
 
Last edited by a moderator:
Psikoterapia e njohjes

Psikologet e njohjes e hidhnin poshte psikanalizen si nje teori joshkencore dhe te paprovueshme. Nje prej koncepteve thelbesore te analizes frojdiane (kujtesa e ndrydhur ) u vu ne dyshim nga Pol Vaclaviku, dhe Elizabete Loftusi tregoi se te gjitha llojet e kujteses ishin te paqendrueshme. Nderkaq, psikologjia e njohjes ofronte psikoterapi te bazuara ne prova, si terapia bihejvioriste racional-emocionale ( TBRE) e Albert Ellisit dhe terapia e njohjes e Eron Bekut. Duke e vene theksin te zhvillimi i femijerise dhe historia vetjake, Frojdi frymezoi psikologjine e zhvillimit dhe psikologjine sociale. Keshtu, ne fund te shekullit XX, psikoterapistet, si Gi Korno, Virxhinia Satir dhe Donald Uinikot, u perqendruan te mjedisi familjar, ndersa te tjere, si Timoti Liri dhe Doroti Rou, u perqendruan te trysnia shoqerore. Edhe pse idete origjinale te Frojdit jane diskutuar shpesh nder vite, zhvillimet dhe psikanaliza frojdiane te terapia e njohjes dhe ajo me persona te qenderzuar, kane permirsuar me shume sukses kurimin e shendetit mendor duke krijuar keshtu nje model per te pandergjegjshmen, shtysat dhe sjelljen tone te frikshme ose te pakapshme, sa mendja jone e vetedijshme nuk arrinte ta bente pjese te saj. Kesaj teme i parapriu puna e Frojdit. ai pershkroi strukturen e mendjes, qe formohej nga e ndergjegjshmja, e pandergjegjshmja dhe e parandergjegjshmja. Po ashtu, e perhapi idene e se pandergjegjshmes, duke parashtruar konceptin se ajo eshte pjese e mendjes, qe percakton dhe shpjegon mekanizmin se si mendojme dhe perjetojme.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top