Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Snow Hristina

Anëtar i Nderuar
Një legjendë kineze ka arritur të shpjegojë në një mënyrë shumë bindëse:Gishti i madh përfaqëson prindërit. Gishti tregues përfaqëson vëllezërit, motrat dhe miqtë. Gishti i mesëm përfaqëson veten tuaj. Gishti unazë (gishti i katërt) përfaqëson bashkëshortin/en tuaj. Gishti i vogël përfaqëson fëmijët tuaj.
Tani bashkoni duart pëllëmbë me pëllëmbë , bashko gishtat e mesit në mënyrë të tillë që të jenë të drejtuar ndaj vetes suaj, siç tregohet dhe në foto dhe bashkoni normalisht dhe gishtat e tjerë.
Tani përpiquni që gishtat e mëdhenj (prindërit) ti largoni nga njëri-tjetri në mënyrë paralele, do të vini re se këta gishta ndahen ,sepse prindërit tuaj nuk janë të destinuar të rrojnë me ju deri në vdekjen tuaj, bashkoni sërish gishtat.
E njëjta mënyrë dhe me gishtat tregues ( vëllezërit, motrat dhe miqtë) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse secili nga ata shkojnë në kërkim të fatit të tyre, bashkoni sërish gishtat.
Tani përpiquni që të ndani gishtat e vegjël (fëmijët) dhe do të vini re që dhe këta do të ndahen, sepse fëmijët rriten dhe kur janë në gjendje tia dalin të vetëm atëhere dhe ata largohen, bashkoni sërish gishtat.
Se fundmi prova për të ndarë gishtat e unazës (gishti i katërt) do të përpiqëni për ti ndarë por do të habiteni kur të vini re se nuk jeni dot në gjendje për ti ndarë. Kjo është për shkak të fatit që një çift është i destinuar që të jenë së bashku deri në ditën e fundit të jetës së tyre, dhe kjo është arsyeja pse unaza mbahet në gishtin e katërt.
26.jpg

/l/fundit/
 
Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Tani shumica unazen, madje edhe fejesen e martesen, po e mbajne ne gishtin e mesem :hello::lol: e qe besa po e mbajne gishtin jo rralle larte :syze::p sa per deshmi LOL
 
Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Teme e bukur, me kujtohet qe LoSsT (ne mos gabofsha) e ka bere kete pyetje diku ne nje teme tjeter dhe i eshte dhene kjo pergjigje. Ndoshta eshte nje ide qe temat te bashkohen.
 
Pe: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Me te vertete bindes si arsyetim :)
Ndersa une mendoja qe ke te drejte te mbash tre dashnore e pas tyre gruaja eshte e katerta ne rradhe :p
 
Titulli: Pe: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Me te vertete bindes si arsyetim :)
Ndersa une mendoja qe ke te drejte te mbash tre dashnore e pas tyre gruaja eshte e katerta ne rradhe :p

S'eshte bindes hic, te ishte, do te jetonim ne harmoni me gruan/"dashnoren" (kjo fjale duhet te hiqet nga fjalori shqiptar)e pare. :p
 
Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

po ngjan me bukur ;p
 
Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Dmth prejardhja e mbajtes se unazes 'qenka filluare nga kina ! Se kam pas iden fare nga e ka prejardhjen kjo tradite rrethe unazave te marteses . Por nuk me pelqen hiq te mbaje unaze ne gishte ! Me shume i shkon natyres se femrave te mbajne stoli te kesaj natyre.
 
Re: Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Nje dite ne oren e latinishtes kur po studjonim qyteterimin romak, po flisnim per martesen
edhe profesoresha na tha se unaza vendosej ne gishtin e katert sepse ky gisht
kishte nje damar qe lidhej direkt me zemren .
Kete gje e kishte zbuluar nder njerzit e pare qe kishte studjuar anatomin e trupit,
emri i atij qe e kishte zbuluar sme kujtohet per momentin.
 
Pe: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

loje fjalesh mduken kto gjera:D si puna nje shpehje qe qarkullonte me pare, friend, boyfriend, etj, mbarojne me End ndersa Family mbaro me ILY(i love u, me demek)...
 
Titulli: Pse unaza mbahet në gishtin e katërt...

Ateher kur ta bejn me gisht te mesit :p po te thojn ji vetvetja ahahahhaha
 
Pse unaza e martesës bartet në gishtin e katërt?

thumbnail.php


Legjenda kineze shpjegon këtë zakon të pranuar në mënyrë interesante dhe po ashtu edhe bindëse. Sipas kësaj legjende kineze, çdo gisht i dorës ka kuptimin e vet dhe paraqet edhe familjen tuaj. Pra, gishti i madh i paraqet prindërit, gishti tregues vëllezërit dhe motrat, ndërsa gishti i mesëm paraqet veten tuaj. Gishti afër të voglit, përkatësisht gishti i katërt i dorës simbolizon partnerin, ndërsa gishti i vogël i simbolizon fëmijët.

Ekziston edhe një shpjegim simbolik, të cilin edhe ju vetë mund ta verifikoni. Pra, bashkoni majat e gishtave të të dyja duarve dhe lakoni vetëm gishtat e mesëm. Provoni t’i ndani gishtat e mëdhenj (prindërit). Do t’i ndani, sepse nga ata do të duhej të ndaheshit në një moment të jetës. Nuk do të jetoni përgjithmonë bashkë. Pastaj, sërish bashkoni. Po ashtu provoni me gishtat tregues dhe me gishtat e vegjël. Do të mund t’i ndani.

Gishti tregues paraqet vëllezërit dhe motrat, ndërkaq ndarja tregon edhe atë që një ditë secili do të ketë rrugën e vet. E njëjta gjë është edhe me fëmijët – kur të rriten secili do të shkojë rrugës së vet. Bashkoni gishtat dhe provoni t’i ndani gishtat afër gishtave të vegjël. Nuk do të mund t’i ndani, e pra kjo tregon për lidhjen e pandashme midis jush dhe partnerit tuaj bashkëshortor.
 
Titulli: Pse unaza e martesës bartet në gishtin e katërt?

Tani do i pergjigjemi pytjes qe kish bere Losti muaj me para :p
Urra :p
 
Po neve qe nuk e mbajme, si i behet? Do na leshoje zemra, apo??
😂😂😂😂😂 As une nuk mbaj..kam vetem 1 me kristal blu..dhe me pelqen..
Mirë është ta mbash një unazë..sepse elementi arit bene nje energjia e meridianëve qe kalon neper gishta te depertoj në zemer..e hap zemer si lulja e lotusit 😍
 
😂😂😂😂😂 As une nuk mbaj..kam vetem 1 me kristal blu..dhe me pelqen..
Mirë është ta mbash një unazë..sepse elementi arit bene nje energjia e meridianëve qe kalon neper gishta te depertoj në zemer..e hap zemer si lulja e lotusit 😍
Vajza nga Mali, mos me thuaj qe beson dhe ti ate versionin "21gram" se po me habit...
 
Vajza nga Mali, mos me thuaj qe beaoj dhe ti ate versionin "21gram" se po me habit...
Cfarë është ky 21 grami?
Ne trupin tone jane 5 elemente...
Dhe nder keto eshte edhe elementi arit..metalit..ect..
Ari ka nje perkufizim te bukur..
Kristalet gjithashtu
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top