Pse po lëkundet i gjithë rajoni: Eksperti italian tregon çfarë po ndodh poshtë këmbëve tona

Kresha

A pretty face can never trick me
Çfarë po ndodh në nivelin sizmotektonik në zonën e Ballkanit?

Sipas profesorit të gjeologjisë në Universitetin L’Aquila, Antonio Moretti i cili është nisur drejt Shqipërisë për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit e gjitha e ka një shpjegim.


auto_termet-41575899824.jpg



“Jemi mbi një vijë, midis Afrikës dhe Europës, që po afrohen. Kalabria është e mbështetur në detin e lashtë të quajtur Thetis, që po fundoset duke lëshuar energjinë e tij. Deti Jon, Kalabria por dhe Apeninet italiane po afrohen drejt Adriatikut për shkak të shtyrjes nga Afrika. Është e njëjta gjë që i ndodh Lindjes, kështu që deti ulet në mënyrë të theksuar, lëshon energji në mantel duke ngrohur shkëmbinjtë që ngrihen në formën e magmës. Kjo është një zonë që merr presione nga shumë anë, jo vetëm nga Deti i Zi”, shpjegon profesori italian.


Por Antonio Moretti thotë se Italia dhe Shqipëria, megjithëse zona sizmike tepër aktive, nuk janë më të rrezikuarat.

auto_4421750_orig1575899820.jpg

“Nga ky këndvështrim, Turqia, harku helen dhe zona që kufizon Detin e Vdekur janë më kritiket, sepse ato janë në vijën e pllakave që ndan dy kontinentet, përkatësisht bllokun aziatiko-evropian nga njëra anë dhe gadishullin Arabik së bashku me Afrikën në anën tjetër”, shpjegon Moreti.

Eksperti italian thotë se kjo është çarja e dytë në botë pas asaj të San Andreas në Kaliforni, që ka shkaktuar tërmete me përmasa gjigante.

“Duhet të mësohemi të jetojmë me tërmetet, duke u siguruar që të mos na i rrëzojnë më shtëpitë”, përfundon Moretti./abcnews.al/
 

Attachments

  • auto_termet-41575899824.jpg
    auto_termet-41575899824.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
  • auto_4421750_orig1575899820.jpg
    auto_4421750_orig1575899820.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
  • auto_termet-41575899824.jpg
    auto_termet-41575899824.jpg
    63.9 KB · Shikime: 0
  • auto_4421750_orig1575899820.jpg
    auto_4421750_orig1575899820.jpg
    52.3 KB · Shikime: 0
Last edited by a moderator:
Tani e tutje vetem ndertime te sigurta ...

sa jan harxhuar kot ....
 
Dikush nga stafi ta editoj pjesen ku qenka bere copy gabimisht edhe linku i nje lajmi tjeter, ju lutem !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top