Pse na bien floket?!

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Floket! Eh sa problem...
Floket_Eh_sa_problem.jpg
A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?Flokët kanë një rëndësi shumë të madhe për estetikën e njeriut. Rënia e tyre është e dukshme tek femrat dhe tek meshkujt, por më e theksuar është tek meshkujt. Por përse bien flokët? A është i mundur parandalimi i këtij fenomeni? Si mund të trajtohet rënia e tyre?

Rënia e flokëve ashtu si ngjyra e syve, është një tipar i trashëgueshëm. Me kalimin e kohës, floku bëhet i hollë dhe bie kur folikulat vdesin. Gjenet që provokojnë rënien e flokut janë të transmetueshme nga të dy prindërit. ثshtë i kotë riti që ndiqet shpesh nga prindërit për të qethur fëmijët e vegjël, në mënyrë që të rritet dhe shtohet floku. Nëse njeri nga prindërit vuan rënien e flokut, ajo do transmetohet tek fëmija nëse ai ka marrë gjenet e tij.

Por nga ana tjetër nuk është e thënë që prindi vuan rënien e flokut dhe patjetër duhet ta ketë dhe fëmija. Kjo është në varësi se nga cili prind i janë transmetuar gjenet fëmijës. Pikërisht me këtë fakt shpjegohen dhe rastet e shumta që ndodhin brenda një familjeje, ku njëri vëlla është tullac, ndërsa tjetri ka një dendësi të madhe të flokëve. Rënia e flokëve fillon që 20 vjeç, por ajo vihet re vetëm kur personi arrin në të 30-t. Rënia e flokëve nga trashëgimia është tipike në pjesën ballore dhe anash ballit.

Stresi

Stresi është një faktor shumë rëndues në rënien e flokut. Në ndryshim me faktorin gjenetik, rënia e flokëve, për arsye stresi, është e shpërndarë në të gjithë zonën ku ka flokë ose e lokalizuar në formë rrethore. Sipas specialistëve, dietat e keqbalancuara sjellin si rezultat një keqekuilibrim të ushqimeve të nevojshme për organizmin. Mungesa e proteinave mund të ndryshojë prodhimin normal të flokëve dhe të bëjnë që flokët të hyjnë në një fazë pushimi dhe për dy apo tre muaj do të shfaqet humbja e flokëve në masë.

Stresi.jpg
Stresi


Sëmundjet

Ndodh shpesh që shfaqet dukuria e humbjes së flokëve pas kalimit të ndonjë infeksioni, si ethe të forta, operacione, etj. Gjithashtu, dhe pas çrregullimeve të funksionimit të gjëndrave tiroide ndodh rënia e flokëve. Në këto raste është e nevojshme t’i jepet fund me trajtim për t’i normalizuar. Gjithashtu, shfaqet ky fenomen kur ka mosfunksionim të hormoneve mashkullore të njohura si androgjene, ose femërore të njohura si estrogjene. Në këto raste, korrigjimi i disekuilibrit eviton rënien e flokut. Gjithashtu, disa sëmundje shoqërohen nga rënia e flokëve, siç është rasti i diabetit dhe e kundërta. Rënia e flokëve është një paralajmërim se ndonjë sëmundje serioze po fillon të shfaqet. Medikamentet që përdorim për shërimin e sëmundjeve ndikojnë në rënien e flokut. Në këto raste lind si domosdoshmëri shtyrja e kurës së sëmundjes ose duhen marrë parasysh më parë pasojat e marrjes së këtyre medikamenteve. Rënia e flokëve nga marrja e medikamenteve zakonisht është e kthyeshme dhe përgjithësisht pa probleme.

Semundjet.jpg
 
Pakujdesia

Veset e këqija dhe pakujdesia. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe, agresive dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre thyejnë kapilarët e flokut duke bërë të mundur rënien e tyre. Një armik i flokut është edhe larja e tyre shumë e shpeshtë dhe krehja me avuj të nxehtë që bëjnë të mundur këputjen e tyre dhe provokojnë disekuilibër në shtresën e yndyrshme të lëkurës.

Pakujdesia.jpg
Pakujdesia


Kujdes!

1-Kontrolloni stresin
2-Mbani një dietë të përshtatshme
3-Pini të paktën dy kg ujë në ditë
4-Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me ane të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore në rikonstruktimin kapilar.
5-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.
6-Evitoni ushqimet e skuqura.
7-Përdorni sallata të ndryshme.
8-Dielli i pishinës dhe i detit është i dëmshëm për flokët.
9-Mos e ndërroni shpesh shampon.

Kujdes.jpg
Kujdes


Si të kujdesemi për flokët

Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. ثshtë thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. 70% e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni testosterone, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.

Kujdesi_i_flokeve.jpg
Kujdesi i flokeve
 
jane shum arsye pse bien floket. 1 - nderrimi i gjakut
2 - stresi, qe deri sa te mbaroj fakultetin do ngelem qeroske me duekt
3 - puna, ka stresin e vet gjithsesi
4 - po e kape me llastik e kepute komplet flokun
5 - para ciklit dihet qe jo vetem floku, por dhe ne bim pertok se nuk jemi ne gjendje qe tu japim xhevap te tjereve.
gjithsesi sweetzzi dhe keto keshillat qe ke vene, ia vlejne ti dijme dhe te ruajme ndopak veten tone.
 
Renia e flokeve eshte gjithashtu e lidhur me mospastertine e kokes: pershembull shume persona me folikul te piste, kane tendencen te kene floke te holle qeka veshtiresi ne rritje dhe ciel jete shume te shkurter.
Koka fillon e djersitet shume per shkak te nervozizmit ose stresit dhe kjo sjell ne hapjen e folikulave qe duhet te qendrojne te mbyllura.
Floku ne kete rast, jo vetem qe bie, po edhe dobesohet dalngadale duke u bere gjithnje e me shume i holle dhe i rralle.
Nga ana estetike, rregullimi i ketij problemi mund te tejkalohet me shampo te duhura, vajra esencjale te ndryshem, dhe qumesht higjene te dhene nga kriptologia.
Pervec ktyre, pacienti me probleme te tilla, duhet ti shtrohet nje seance te gjate masazhesh, derisa sa koka t fitoje imunitetin e pastertise dhe te rregullohet vete:)
 
Po ashtu do shtoja tek postimi tend Briciolina qe dhe ushimi ndikon tek floku, sa ha me mire aq me i shendecem eshte floku:)
 
Po ashtu do shtoja tek postimi tend Briciolina qe dhe ushimi ndikon tek floku, sa ha me mire aq me i shendecem eshte floku:)

Sigurisht, ushqimi ndihmon shume ne rritjen e shendoshe te flokeve.

Zakonisht pesonat qe vuajne nga anemia, kane tendencen te humbin floke me shume se te tjeret, pasi trupi nuk ka fuqi te nxjerre jasht bulbes floket, per shkak te mugeses se hekurit.

NE mengjes rekomandohet gjithmone nje gote qumesht i ftohte per shpelarjen e stomakut, ne dreke Makarona/Oriz (fibra) ose Mish/peshk me sallate.

E mira eshte te mos perzjesh kurre mishin me makaronat pasi japin energji teper qe nuk duhet dhe fillojne e krijohen shtresa dhjami:)

Edhe pse shpesh njerezit mudohen ta anashkalojne, mengjesi eshte baze per organizmin e njerezve:)

HANI SA ME SHENDETSHEM:)
 
PO ashtu dhe shume produkte kozmetike per flokun e ngarkojne, e bejne me te indyrshem.....
 
Rënia e flokëve në këtë stinë

Rënia e flokëve në këtë stinë

Këto muaj, si pasojë e ndryshimit të stinës dhe ndryshimit të gjakut, kemi edhe ndryshim në rënien e flokëve. Në këtë fazë rënia e flokëve është më madhe edhe te meshkujt edhe te femrat.

Prandaj rekomandohet që në këtë periudhë të përdoret shampo kundër rënies së flokëve, i shoqëruar me ampula kundër rënies, dhe njëherit duhet që të bëhet masazh i mirë i lëkurës së kokës së paku njëherë në ditë dhe mundësisht të evitohen preparatet për rregullimin e flokëve, siç është geli, shkuma, llaku etj.

Krahas rënies së flokëve në këtë periudhë kohore shtohet edhe yndyra dhe zbokthi i flokëve, për këtë arsye duhet të përdoren edhe shampo të cilat e i largojnë këto dy probleme.

Personat (meshkujt dhe femrat) të cilët kanë flokë të gjata, zakonisht mendojnë se flokët bien për shkak të gjatësisë së tyre dhe bëjnë një hap të gabueshëm duke i shkurtuar ato.

Jo, në fakt te këto raste, përveç larjes me shampo kundër rënies së flokëve, kundër zbokthit dhe yndyrës, preferohet që një apo dy herë në ditë flokët të krihen me krehër me dhëmbë të rrallë, me qëllim që të largohen flokët e rënë.

Telegrafi
 
ehhhh si keshille eshte shum e mire, por puna qendron qe ne shqiperi nje shampo me te vertet te pater (origjinale) nuk e gjen. me shum ka kimikate sesa ato qe mendojm ne sa ka nje shampo. personalisht per tipin e flokut qe kam , kam gjet karar me shampon dimension portokalli. me duket i mire.
 
Rënia e flokëve (alopesia)

اdo fije floku ka të ashtuquajturën jetëgjatësinë e tij. Këtu përfshihet një periudhë rreth 3 vjeçare (apo më shumë) aktive, pastaj një periudhë tranzicioni prej disa ditësh dhe së fundi një periudhë e tretë pushimi prej rreth 3 muajsh. Flokët rriten me 1/3 mm në ditë. Rreth 100 fije floku bien në ditë në mënyrë fiziologjike (normale). Rënia e flokut në mjekësi quhet alopesi. Megjithëse flokët tek njeriu nuk kanë ndonjë rol jetësor ata kanë një rol të rëndësishëm tek psikologjia e tij e sidomos tek femrat.

Cilat janë shkaqet e rënies së flokut?

Rënia e flokut ndahet në dy lloje, me skar dhe pa skar.

Shkaqet e rënies pa skar të flokut janë:

1) Alopesia androgjenike (shkaku më i shpeshtë i rënies së flokut.) Ky problem është më i theksuar tek meshkujt. Mendohet se një faktor siç është trashëgimia luan rol në këtë proçes. Në kurim përdoren disa ilaçe me hormone brenda.

2) Alopesia areata e karakterizuar me rënie flokësh vende vende. Mendohet se shkaktohet prej një burim infeksioni tek ata persona që u ka rënë rezistenca imunitare e trupit.Mund të shërohet vet ose duke përdorur ilaçe me kortizon apo me kurë drite (PUVA).

3) Telogen effuvium: Një tabllo ku flokët kalojnë prej një kohe të shkurtër nga periudha aktive në atë të shplodhjes. Këtu ka një rënie masive të flokëve. Për rreth 3-4 muaj flokët hollohen dhe rrallohen. Kjo gjendje pas lindjes dhe tek të sapolindurit mund të shfaqet edhe në mënyrë fiziologjike (normale).

4) Sëmundjet e rënda infektive
5) Disa ilaçe që përdoren për sëmundjen e epilepsisë
6) Ndërhyrjet e rënda kirurgjikale
7) Ilaçet e kemoterapisë (kancerit)
8) Hipotiroidi
9) Disa hormone dhe metale të rënda

Në kurimin e rasteve të mëposhme baza e kurës është largimi i shkakut. P.sh nëse është ilaç ndërprerja e tij (me kusht që ndërprerja e tij të mos shkaktoj më shumë dëm në trup sesa rënia e flokëve). Nëse është infeksion luftimi me të. Pas infeksionit flokët dalin përsëri.

10) Sëmundjet fungale (mikozat)
11) Sfilizi
12) Rrezet (radiacioni)
13) Mungesa e proteinave, hekurit, zinkut etj.
14) Gjithashtu edhe lidhja e flokëve fort bisht mund të shaktojë rënie të flokëve sidomos tek gratë.

Rënia me skar e flokëve:

Në këto raste gaqë dëmtimi i flokut është mjaft i rëndë edhe mundësia për të dalë përsëri nuk ekziston. Kanceri i lëkurës, kura me rreze, djegjet e rënda me lëndë kimike apo termale, disa infeksione të rënda fungale apo tek disa sëmundje të rënda dermatologjike janë disa nga shkaktarët .

Si përfundim

Cilido që të jetë shkaktari nëse dikush vuan nga ky problem mjafton që të kontaktoj me një mjek dermatolog. Ndoshta problemi i tij mund të jetë mjaft i thjeshtë për tu kuruar.
 
Titulli: Rënia e flokëve (alopesia)

un po vuaj nga renja e flokeve
por me kan then qe meshkujt nga mosha
30 deri 35 vjeq nuk kan asnji lloj sherimit
madje po e kalove ket mosh pa te ren floket
nuk do i humbesh kurr me flokun tend
kjop vlen per gjinin
mashkullore
 
Titulli: Rënia e flokëve (alopesia)

Rënia e flokëve tek femrat

Ky artikull është në të vërtetë përgjigja që i kemi dhënë një vizitoreje të faqes sonë por duke menduar që mund të jetë i dobishëm edhe për gratë apo vajzat e tjera po e vendosim këtu.Këtu janë përmendur shkaqe për të gjithë grupmoshat në mënyrë të përgjithshme,

Së pari ju uroj të shkuara. Personalisht megjithëse besoj se do të keni vajtur do tju kisha këshilluar të shkonit tek një mjek specialist dermatolog kjo për tre arsye. E para se duhet parë dhe vizituar nga afër pacienti (zonën ku flokët kanë rënë mënyrën e rënies), e dyta se duhen bërë disa lloj analizash si ajo e shikimit të flokëve në mikroskop apo disa teste (si matja e flokut, shikimi me dritë të polarizuar, testi i tëheqjes, fototrikograma etj.) dhe e treta që mjeku të marri një anamnezë sa më të imët (historia e fillimit dhe e ecurisë së rënies së flokëve). Aq më tepër kur bëhet fjalë për rënien e flokëve tek gjinia femër problemi bëhet pak më i komplikuar. Këshilla ime është të mos përdorni asnjë gjë pa u konsultuar me dermatologun. Megjithatë mund të themi se disa nga shkaktarët janë p.sh hormonal pra rritja e hormoneve androgjene ( testesteron dhe si pasojë edhe dihidrotestesteron) por këto ndryshime sidomos tek vajzat e reja apo gratë para menopauzës shoqërohen edhe me probleme të tjera siç janë ato të menstruacioneve, puçrave në fytyrë apo në pjesë të tjera të trupit (shihni artikullin me të njëjtin titull në faqen tonë), me shtimin e qimeve atje ku normalisht tek femrat nuk shfaqen shumë apo me trashjen e zërit etj.(pra veçori mashkullore). Edhe pse ky problem shihet shpesh tek gratë pas menopauzës përsëri edhe tek vajzat e reja duhet menduar. Nëse keni prej këtyre shqetësimeve kontaktoni me një gjinekolog. Një tjetër shkak mund të jetë ajo që quhet rënie e flokëve telogjen efluvium pra kur aktiviteti i rritje së flokëve kalon nga faza aktive në atë të pushimit për një kohë shumë të shkurtër. Zakonisht flokët bien kur lahen apo kur krihen. Zakonisht rikthehen vetvetiu megjithëse mund të zgjasi pak gjatë. Një tjetër faktor është përdorimi i ndonjë ilaçi. Nuk e di nëse keni përdorur apo jo? Një tjetër faktor është mënyra e ushqimit (sidomos dietat me kalori të ulët) apo mungesa e vitaminave B dhe A dhe mungesa e proteinave apo zinkut. Një tjetër faktor është anemia (ulja e hemoglobinës në gjak) si pasojë e mungesës së hekurit, problemet me tiroidet për të cilat ju këshilloj të bëni një analizë gjaku dhe matjen e hormoneve të tiroideve T4 dhe TSH. Faktor të tjerë janë infeksionet nga më të ndryshmet (fungal=myk, viral apo bakterial) por që me një vizitë tek mjeku mund të përjashtohen (pa ju parë është e vështirë).Pastaj vijnë faktorët si stresi. Gjithashtu ka dhe një rënie që quhet alopesia areata=rënie lokale e flokëve ku një prej disa faktorëve është edhe alergjia apo sëmundjet endokrinologjike etj. Pra si fillim mirë është që të gjendet shkaku dhe nëse ai është i kurueshëm të kurohen por edhe nëse jo me ilaçe tani ka mjaft metoda të reja efikase si mbjellja e flokëve apo ndërhyrje kirurgjikale etj. Pra mos u shqetësoni patjetër do të ketë një zgjidhje që do tju përshtatet.
 
Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Cilat jane ato Kremra apo Gel-a te cilet jane me pak te demshem per floket???
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Per meshkujt do te thoja me shume : Xheli dhe kapelja te cilen ata i perdorin shume dhe ndikojne ne renien e flokeve .
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

eh ju a them une hallet streset jane shkaku kryesor pastaj eshte shampo dhe pastaj vjen xheli ose ose mund te jete dhe nga ndonje semundje
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

per gjelin e dija por per KAPELEN se kisha degjuar...interesante.
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

e mos perdorni gel-a shum se sben un per vete i kam flokte e mira shum se sperdori asnje krem apo gel.....
Renja e flokeve shkaktohet pra nga kremet e teperta.....dhe kjo ndodh te meshkujt me shum sepse ato perdorin me se shumti.....kujdes djema :D
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

per gjelin e dija por per KAPELEN se kisha degjuar...interesante.

Sigurisht qe kapelja ndikon sepse une kam pare shume djem qe embajne dhe nje nga keta eshte dhe djali i dajes time , dhe nga perdorimi i tepert kapelja ndikon tek renia e flokeve sepse koka nuk merr ajer , floku nuk ajeroset dhe me keq eshte kur vene xhel dhe kapele bashke aty e bllokon me keq rrenjet e flokut dhe ajrimin e tyre .
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

jo vetem xheli ben problem...por tere kimikalet ....
sa me natyral aq me mire:)
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

stres dhe gjenetika padyshim !!!!
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

jo vetem xheli ben problem...por tere kimikalet ....
sa me natyral aq me mire:)

Sidomos bojrat per femrat jane te demshme per flokun :) e kam nga eksperienca sepse i kam bere dy tre here me boje dhe kam vene re renie floku qe kur perdora bojen :(
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

varet nga fisi po te jesh fis qirosash qiros do behesh dhe ti
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

tek meshkujt kryesisht bien prej gelit,te tepert,kurse tek femrat nga bojrat qe ne moshe te re...
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

Shkaku kryesor eshte stresi............hani karota dhe gjize cdo dite dhe s'kane per tu rene me floket...madje do ju behen me voluminoz.
 
Titulli: Si mendoni,cilat jane shkaqet e renies se flokeve?

per mendimin time eshte stresi qe ndikon shume ne renien e flokeve
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top